Prokurori ka urdhëruar lirimin nga burgu 302 në Tiranë të mjekut psikiatër Behar Kamberi, për përndjekje ndaj moderatores sportive Albana Bejko.
Mësohet se moderatorja ka bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku mjeku 42 vjeçar është ftuar të paraqitej. Në momentin që ai ka mbërritur në vendin e caktuar, oficerët e Komisariatit Nr. 2 kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tij.
Por disa mesazhe, pjesë e materialit hetimor, tregojnë se mes të dyve ka patur njohje të mëparshme.
Prapaskena mëson se doktori i dalldisur dhe moderatorja bukuroshe janë shfaqur bashkë edhe në stadiume, duke ndjekur ndeshje futbolli, një nga pasionet e deklaruara të moderatores. Kjo foto konfirmon miqësinë mes tyre.

Mbetet ende mister se në ç’rrethana janë njohur Kamberi dhe zonjushë Bejko, por duket se në terrenin e miqësisë doktor Kamberit i ka lindur një ndjenjë e zjarrtë dashurie, flakët e të cilës e kanë çuar deri në qeli.
Sipas burimeve, mjeku psikiatër jo vetëm kishte miqësi me moderatoren, por dinte edhe banesën e saj në Kompleksin Delijorgji. Behar Kamberi është nisur nga Kosova dhe është shfaqur para shtëpisë së moderatores, për t’i bërë një surprizë; Një parfum të shtrenjtë!
Edhe Albana Bejko kishte menduar një surpizë për Behar Kamberin. Për të evituar një përballje poshtë shtëpisë, moderatorja sportive i ka lënë takim doktorit në qendër të Tiranës. Duke pritur me parfum në dorë, në vend të moderatores janë shfaqur oficerët e komisariatit nr 2, të cilët kanë prangosur mjekun psikiatër me akuzën e përndjekjes ndaj moderatores.
Prapaskena shkruan se doktor Kamberi është një personazh i skeduar dhe me histori problematike në raport me vajzat. Doktori është denoncuar të paktën dy herë për përndjekje në Kosovë, për shfaqje të njënanshme dhe këmbëngulëse të dashurisë deri në shqetësim për subjektin.
Gjithashtu, në rrethin e mjekëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, doktor Kamberi njihet për dalldisjet e këtij lloji. Edhe pse nuk ka prova dhe dëshmi për sulm seksual, gratë dhe vajzat qëndrojnë me kujdes të shtuar dhe vigjilente kudo ku shfaqet doktor Kamberi.

Rrofte BE sepse ne 2030 kur te behemi, nqs, doktorite do ti hiqet licenca menjehere. Dakort ai doktore per te cmendure eshte por me keto veprime edhe ai duhet te mbyllet atje. Apo prisni sa te beje nje krime qe ju te mbushni portalet dhe TV per nate? Jemi I vetmi vende ne bote qe kemi kaqe shume televizione ku per nje pordhe behen ore te tera emisione me te njejten teme dhe me te njejtet analiliste ne orare te ndryshme.