Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lirohet pas një dekade burg biznesmeni i dënuar për skandalin CEZ-DIA, gazetari rrëfen historinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lirohet pas një dekade burg biznesmeni i dënuar për skandalin CEZ-DIA, gazetari rrëfen historinë
KronikeKryesore

Lirohet pas një dekade burg biznesmeni i dënuar për skandalin CEZ-DIA, gazetari rrëfen historinë

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Është liruar pas vuajtjes së dënimit me 9 vite burg, biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronar i kompanisë së mbledhjes së borxheve CEZ-DIA, e përfshirë në skandalin energjetik me borxhet e faturave elektrike të shqiptarëve.

Lajmin e bën me dije gazetari Artan Hoxha, i cili shkruan se autoritetet e burgut te Fierit, pasi plotësuan të gjithë dokumentacionin dhe verifikuan afatet e dënimit, vendosën të lirojnë nga burgu biznesmenin e përfshire në skandalin CEZ-DIA, që trazoi politikën shqiptare për vite me radhë.

Postimi i Artan Hoxhës:

- Publicitet -

“Sot në mesditë është liruar pas 9 vitesh burg, Kastriot Ismailaj, pronari i kompanisë DIA. Autoritetet e Burgut të Fierit, pasi plotësuan të gjithë dokumentacionin dhe verifikuan afatet e dënimit, vendosën të lirojnë nga burgu biznesmenin e përfshirë në skandalin CEZ-DIA, që trazoi politikën shqiptare për vite me radhë.

Kastriot Ismailaj, biznesmeni i përfshirë në skandalin CEZ-DIA, u dënua me 11 vjet burgim në tetor të vitit 2017 nga Gjykata e Tiranës. Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vjet e 6 muaj, që ju llogariten në 3 vjet e 9 muaj. Nga tetori i 2017 deri në mesditën e sotme, 7 shtator 2023, ai ka vuajtur pjesën tjetër te dënimit.

Kastriot Ismailaj u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar. Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas akuzës, Ismailaj duke falsifikuar dokumentet arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer.

Çështja u rikthye në dyert e SPAK pas një kërkesë që deputeti Taulant Balla bëri për rigjykimin e dosjes në vitin 2020, në ngarkim të disa personave, ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Biznesmeni ishte pronari i kompanisë “DIA”, e cila lidhi marrëveshje me “CEZ-Albania”, me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri.

Por kjo marrëveshje ishte një dështim total dhe mashtrim me vlerë dëmi 5 milionë euro. Për shkak të humbjeve të mëdha, që pësoi kompania me qendër në Pragë dhe mos mbledhja e borxheve, shteti Shqiptar vendosi të largojë firmën energjetike çeke,“CEZ-Albania”. Për rrjedhojë CEZ, nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet dhe Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.

Ndërsa në Shqipëri, prokuroria nisi paralelisht një proces penal, duke arrestuar e dënuar me 11 vite burgim Kastriot Ismailaj. Njëherësh këtij të fundit ju konfiskuan 5 milion euro në llogaritë e tij bankare, duke ja kaluar buxhetit të shtetit. Marrëveshja “CEZ Albania” dhe “DIA”, vijon të hetohet nga SPAK dhe shfaqë shqetësim për funksionare dhe ish-funksionare të lartë të shtetit”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
  • Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  • 14 korrik 2026
  • Nga Knesseti në Kashar
  • Kush e ka të drejtën në epokën dixhitale? Shteti apo ndërgjegjja e qytetarëve të vjedhur?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  2. Pol on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. chp on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  4. demo on Jemi në të njëjtën linjë me BE-në, por… Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  5. ETNIK on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?