Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lista serbe zbarkon në Uashington, takim me Escobar për situatën në Veri dhe zgjidhjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lista serbe zbarkon në Uashington, takim me Escobar për situatën në Veri dhe zgjidhjet
AktualitetBoteKosovëRajoni

Lista serbe zbarkon në Uashington, takim me Escobar për situatën në Veri dhe zgjidhjet

Published: July 27, 2023
Shpërndaje

Përfaqësuesit e Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – përkatësisht nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiç dhe anëtari i kryesisë, Slavko Simiç, gjatë vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të enjte janë takuar me të Emisarin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në këtë takim është diskutuar qëndrimi i komunitetit serb për situatën e sigurisë dhe atë politike në Kosovë, publikoi “KosovoOnline”.

Po ashtu, përfaqësuesit e Listës Serbe me Escobar-in kanë biseduar edhe për nevojën e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe udhërrëfyesi për de-eskalimin e situatës në Veri të Kosovës.

- Publicitet -

Ndryshe, kjo vizitë e përfaqësuesve të Listës Serbe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen pas tensioneve që janë krijuar në Veri të Kosovës, që nga 26 maji. Tensionet ishin krijuar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për t’i instaluar në zyrat e tyre kryetarët e komunave Veriore – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – në zyrat e tyre, çka kishte shkaktuar reagim të ashpër të serbëve lokalë të cilët janë shumicë në atë pjesë.

Situatë më e tensionuar ishte të hënën e 29 majit kur protestuesit e dhunshëm serbë sulmuan ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ku mbetën të lënduar dhjetëra prej tyre, kryesisht italianë dhe hungarezë.

Situata agravoi edhe më tej kur me 14 qershor xhandarmëria serbe kidnapoi 3 policë të Kosovës në pikën kufitare, të cilët u liruan vetëm pas presionit të madh të bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërkombëtarët ishin mjaft të ashpër ndaj Kosovës, pasi që bënë përgjegjës atë për situatën e krijuar.

Si pasojë ata vendosen edhe masa ndëshkuese ndaj Prishtinës për të cilat kanë thënë se do të hiqen vetëm pasi që Kosova ta pranojë planin për de-eskalimin e situatës – i prezantuar tash e një kohë nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga SHBA-të.

Pas këtyre masave ndëshkuese Kosova pranoi një pjesë të planit të de-eskalimit, ndër të cilat tërheqja për 25 për qind e njësive policore nga objektet komunale të komunave në Veri, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja atje.

Mirëpo, përkundër këtyre hapave për de-eskalim të ndërmarrë nga Kosova, masat ndëshkuese ende nuk janë larguar, pasi që po kërkohen veprime shtesë nga Prishtina.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?