Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LOJA E VUÇIÇIT… Putin beson se kjo lojë nuk ka humbje, por vetëm fitore të madhe ose të vogël
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > LOJA E VUÇIÇIT… Putin beson se kjo lojë nuk ka humbje, por vetëm fitore të madhe ose të vogël
KosovëKryesore

LOJA E VUÇIÇIT… Putin beson se kjo lojë nuk ka humbje, por vetëm fitore të madhe ose të vogël

Published: September 25, 2023
Shpërndaje

Nga Ruben Avxhiu

Gazetar, SHBA

Një nga hipotezat e përsëritura shpesh është se grupi terrorist serb po përgatiste një sulm kundër pelegrinëve që po vizitonin manastirin ortodoks.
Nëse është e vërtetë, atëhere Policia e Kosovës ua dogji planin e tani po vijnë vërdallë për të gjetur se si duhet vepruar.

- Publicitet -

Deklarata e Presidentit Vuçiq dje në darkë ishte një bashkim copash nga fjalimi që mbase kishte përgatitur nëse sulmi terrorist do të kishte pasur sukses.
Sigurisht mund të ketë pasur edhe skenare të tjera veprimi.

Ajo që ka më shumë rëndësi është që Vuçiqi të mos lejohet të krijojë distancë nga terroristët. E gjithë loja e tij diplomatike me ndërkombëtarët është që ta paraqesë veten si një njeri të balancuar e të arsyeshëm në një det nacionalistësh e ekstremistësh, të cilët ky mezi po i mban të lidhur.

Loja e vjetër e Millosheviqit që e paraqiste Sheshejlin si një tigër gati për të dalë nga kafazi, kur në fakt ishte një klloun që kërcente kur dhe sa donte diktatori.

Loja e Vuçiqit në Kosovë, ashtu si ajo e Putinit në Ukrainë kanë të njëjtën plan pune. Është një riinskenim me dramën e Kosovës të viteve 1990. E treguar thjesht, një popullsi e pafajshme shtypet kaq egërsisht sa që detyrohet për të marrë armët që të mbrojë veten. Pas kësaj fillon shfarosja e tyre, duke bërë që bota të ndërhyjë.

Putini gjithmonë ka besuar se kjo lojë nuk ka humbje. Ka vetëm fitore të madhe ose fitore të vogël.

Fitorja e madhe do të ishte që bota e mbështet ndërkohë që ky hyn në Ukrainë për të shpëtuar rusët lokalë ashtu si NATO hyri në Kosovë në 1999. Fitorja e vogël është që nëse Rusia gabon që po hyn, po ashtu ka gabuar edhe NATO në 1999. Dmth as Perëndimi nuk ka moral, kështu që le të fitojë e drejta e më të fortit.

Vuçiqi ka nevojë për serbë të vrarë në Kosovë, ka nevojë për shtypje të pakicës serbe, ka nevojë për të krijuar një narrativë sadopak të ngjashme me Kosovën e viteve 1990.

Problemi është se serbët në Kosovë janë nga pakicat më të privilegjuara në botë. Me të drejtën për të vënë veto mbi ligje të rëndësishme të Kosovës. Me nivel të lartë vetqeverisjeje lokale. Nuk ka dashuri mes shqiptarëve dhe serbëve, por serbët po të duan mund të shkojnë te mjeku serb, te mësuesi serb, te prifti serb, te tregëtari serb.

Ideale do të ishte njerëzit në Kosovë të ndaheshin në ata që kanë bërë krime dhe ata që nuk kanë bërë, por nuk jetojmë në botë ideale ndaj Kosova ka pranuar të respektojë ndjeshmëritë dhe paranojat e pakicës serbe.

Por kjo situatë nuk i shkon për shtat Vuçiqit, i cili ashtu si Millosheviqi në fund të viteve 1990 u ka ardhur serbëve në majë të hundës. Ata duan ndryshim në pushtet dhe Vuçiqi ashtu si ish-shefi i tij ka nevojë për një luftë që të largojë vëmendjen nga korrupsioni dhe padrejtësitë në Beograd.

Ashtu si Putini me rusët etnikë edhe ai ka gjetur serbët e Kosovës që t’i përdorë si mish për top.

Për këto e shumë të tjera ai nuk duhet të lejohet që ta paraqesë veprimin terrorist të djeshëm si një prodhim i serbëve të Kosovës. Ata ishin njerëzit e tij, të drejtuar nga aparati i tij shtetëror, në një vend të cilin e sundon me dorë të hekurt e ku asgjë nuk bëhet më pa aprovimin e tij.

Mbeturinat e kolonëve serbë në Kosovë nuk krahasohen dot me Kosovën e viteve 1990. Kosova ishte një ish-njësi federative me histori dhe kufij të përcaktuar mirë, me një vullnet popullor të lirë e të qartë. Ishte i vetmi vend në Europë ku nuk kishte mbërritur demokracia, e ku shumica jetonte e segreguar nën një regjim të militarizuar.

Ajo kohë nuk do të kthehet më dhe sa më shpejt që ndërkombëtarët do ta pranojnë të vërtetën për Vuçiqin, aq më shpejt Beogradi e serbët në Kosovë do të binden se ka vetëm një rrugë drejt paqes dhe sigurisë në Ballkan: njohja e pavarësisë së Kosovës.

—–

Në fotografinë kryesore: Vuçiq, takimin e parë këtë të hënë, pas ngjarjes së rëndë dje në Kosovë, e ka pasur me Ambasadorin e Rusisë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • reti11 says:
    September 25, 2023 at 1:55 pm

    Sakt!

    Reply
  • Jugu says:
    September 25, 2023 at 2:27 pm

    PER KETE NUK ESHTE DAKORD RAMA
    KOSOVA DUHET NDARE
    TREPCA TI JEPET SORRES
    VENDOS EDVINI I PARE

    Reply
  • mali says:
    September 25, 2023 at 3:03 pm

    Ky sulm I armatosur eshte ne vazhden e testimeve qe serbi I ben Kosoves dhe KFOR-it dhe qendrimt te aleateve te Kosoves.. Shikoni ecurine e testimeve.1.rrembehen 3 police kosovare.2 sulmohen ushtaret e KFOR-it. 3 .rritet numri I sulmuesve ne 30.Ne te gjitha rastet Kurti ka vepruar me mencuri.Ka angazhuar vetem forcat policore pa rene ne kurthin e Vucic qe shpresonte qe duke rritur numrin e agresoreve Kurti do te vinte ne alarm forcat e ushterise gje qe do t’i jepte dore te lire serbit te sillte ushterine ne kufi me Kosoven.Keshtu qe Vucic-it dhe Putin iu mbeti dopjo gjashta ne dore.

    Reply
  • mali says:
    September 25, 2023 at 3:28 pm

    Harova edhe dicka tjeter ,nje perputhje interesante qe deshtimin e quan fitore.Vucic dhe Berisha ndajne te njejten ide te humbjes.Eshte rastesi apo jane leksione qe kane mare nga e njejte shkolle.Jane te semure psiqike qe nuk pranojne humbjen. Strategy normale pranon deshtimin dhe nxjerr mesime.Por ka dicka qe kur humbjet jane rradhazi keshillohet te ndrohet udheheqesi qe ka cuar kete lufte ne humbje te njepasnjeshme .

    Reply
  • intelektuali says:
    September 25, 2023 at 4:41 pm

    Une per vete ndaj nje mendim ndryshe nga gazetari amerikano-shqyptar. Kete guxim ma jep ndofta njohja nga afer e situates ne Ukraine dhe Rusi kur i bridhja me kameren time keto hapesira te pafundme qe nga Odesa ne Detin e Zi, e deri ne qytetet e largeta ruse Tomsk, Novosibirsk dhe Krasnojarsk ne zemer te Sibereise per te xhiruar filmin dokumentar “Ishulli i kanibaleve” lidhur me regjimin komunist te Stalinit gjate industrializmit te sforcuar te BRSS qe la pas mbi 33 milione viktima, te ekzekutuar apo te vdekur nga uria si kulake dhe ne kete kendveshtrim dua te them se Ukraina historikisht nuk e ka dashur Rusine, megjithese ne Kiev eshte krijuar kombi rus (ne gjuhen sllave rus=bjond) nga emigrimi i fiseve vikinge ne kete krahine te begate. Arsyet e mllefit ukrainas ndaj adasheve te tyre ruse jane te shumta dhe historianet i spjegojne me argumenta te shumta, qe me bindese eshte se Rusia pasi forcohet shume si Perandori filloi te nenshtronte te gjitha fiset e tjera perreth me ligje bujk-rroberie antinjerezore si gjate sundimit te Pjetrit te Pare, por me shume gjate Ekaterines se Madhe kur u quajt si “Perandoria e Rusise, Ukraines, Polonise dhe Finlandes” pa permendur fare rajonet kazake, armene apo azere ne jug deri ne kufi me Turqine. Kjo ndjenje e mohuar kombetare nder vite u shtua me ardhjen ne pushtet te regjimit bolshevik, pasi komunistet i kishin vene detyre vetes qe te industrializonin vendin me plane 5 vjecare te ekonomise se centralizuar per te arritur SHBA dhe per te arritur kete detyre te veshtire konfiskuan grurin e fashatareve duke i quajtur kulake, ne fillim i lane vetem 50 % te prodhimit te grurit, por pas vdekjes se Leninit xhelatet e Stalinit grabiten pothuaj gjithe prodhimin e grurit ne Ukraine duke lene te vdesin nga uria miliona ukrainas, por edhe ruse dhe kjo masaker nuk mund te harrohej dhe kur Hitleri hyri ne Ukraine, populli e priti me lule ne dore dhe prandaj Putini sot i quan ukrainasit si fashiste, megjithese Hitleri i vrau ata qe e priten me lule dhe i internoi ne kampet e tij te shfarosjes ne mase, sepse e shikonte racen sllave si inferiore. Kjo eshte historia dhe Putini e njeh mire si shef i KGB dhe asnjehere nuk ka shpresuar per fitorje te vogla ne Ukraine dhe perballjet me ushtrine ukrainase para Luftes ne Donbas qe perbehet nga dy krahina Doneck dhe Lugansk treguan se ky popull me prejardhje vikinge ishte kocke e forte per Ushtrine e Kuqe qe kishte infiltruar ne keto zona kufitare “zajedincat” e tij komuniste per “ta pushtuar kalane nga brenda”, prandaj edhe e verteta eshte se kur “zajednicat” ruse te Putinit nuk funksionuan ashtu sic duhej dhe konflikti i stisur etnik zgjati shume, ai mendoi se kishte ardhur koha per nje aksion luftarak me te gjere, i inkurajuar shume nga politika e mefshet e BE dhe e Merkelit kur kushtoi Krimene ne vitin 2014. Nga ana tjeter ndertimi i tubacioneve te gazit North Stream 1 dhe North Stream 2 permes Detit te Veriut per ne Gjermani me financimin nga BE ne kontrata shume te favorshme per Rusine, kjo e pasuroi shume Putinin dhe e beri miliardierin me te pasur ne Bote dhe Putini hodhi ne zbatim planin e tij satanik per te sulmuar Ukrainen pa arme berrthamore e detyruar nga BE dhe SHBA dhe me pas te vazhdonte me Evropen njesoj si Stalini ne 1941 kur kishte ndertuar strategjine me “Brezin gjigand te sulmit” kur Hitleri te ishte dobesuar nga lufta ne Evrope me Imperializmin dhe Kapitalizmin dhe Putini e dinte nga KGB se rruges deri ne kryeqytetet evropiane kishte shume bedele per realizimin e planit te tij satanik.

    NJESOJ SI HITLERI ME PLANIN BARBAROSSA PUTINI MENDOI SE ME NJE SULM BLITZKRIEG DO TA NENSHTRONTE UKRAINEN PER NJE JAVE.

    Prandaj grumbulloi nje ushtri 2 qindmijeshe me tanke dhe aeropllane dhe askush nga BE ja kishte futur me gjume dhe nuk u shqetesua per kete grumbullim te papare forcash ne kufi duke i besuar Putinit se eshte vetem nje stervitje ushtarake dhe vetem CIA dha alarmin por nga inteligjencat evropiane i thane: “Ju te CIA rini te qete se jemi ne ketu me afer se ju” dhe kur Putini hyri ne gjithe fuqine e Ushtrise se Kuqe ne Ukraine. njesoj si Hitleri ne vere te 1941, inteligjencat evropiane filluan te zgurdullojne syte dhe te bejne shurren ne breke si Stalini do kohe me pare aq te corroditur sa filluan t’i thone Zelenskit te hedhe armet dhe te dorezohet qe te mos zemerojne “Ariun rus” Kjo eshte e verteta e hidhur qe vertetoi tezen e hershme te intelektualit se:

    FASHIZMI DHE KOMUNIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE

    Reply
  • demo says:
    September 25, 2023 at 4:44 pm

    Kosoves nuk i duhet fare Njohja e Beogradit.
    Sikur nje serb i vetem te mbetet ne Beograd,Serbia nuk e njeh kurre Kosoven.
    Serbi di te marre,jo te jape.
    Po kujt i duhet Njohja Kosoves?
    Njohja e Kosoves i duhet Nderkombetareve si nje Kunderpeshe te kushteve te Renda qe ii kane vene Kososves.kOSOVA TE KRIJOJE ZAJEDNICAT,TI JAPE SERBISE TERRITORET ME BANORE SERBE,,KURSE SERBIA TE NJOHE KOSOVEN E GJYMTUAR.
    Edhe me kto kushte veteshkatrruese per Kosoven Serbia nuk pranon ta njohe Kosoven.
    Atehere Nderkombetaret ja hoqen fare kushtin e Njohjes Serbise.
    Kushti vetem mbetet Kosova te formoje Zajednicat.Serbia mos sulmoje ushtarakisht Kosoven..
    Aaaaman se nuk i shohim dot ata tanket ne Kufi!
    Po Edvini Rama?Edvini Rama eshte konja heroike qe i kelthet Rusise:-C`duan tanket ruse ne Janjeve?
    Shporru!Mos te ti shoh me ATO tanke aty.Naaa.rusi.7 ne qase.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!

Komentet e Fundit

  1. Partizani on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Kiri on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Dajti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?