Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të japim lekë ta heqim nga SPAK-u”, përgjimet e Sky ECC zbardhin bisedat për rrëmbimin e Jan Prengës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Të japim lekë ta heqim nga SPAK-u”, përgjimet e Sky ECC zbardhin bisedat për rrëmbimin e Jan Prengës
KronikeLajmi i fundit

“Të japim lekë ta heqim nga SPAK-u”, përgjimet e Sky ECC zbardhin bisedat për rrëmbimin e Jan Prengës

Published: November 27, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka sjellë prova të reja në gjyqin që për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe 6 persona të tjerë.

Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Posaçme vendosi t’i pranojë këto prova, që përfshijnë biseda nga aplikacioni Sky ECC, komunikime mes Dritan Rexhepit, Gentian Funiqit, Altin Hajrit dhe Geraldo Martinit.

SPAK deklaroi në gjyq se të pandehurit janë identifikuar përmes kodeve duke komunikuar me njëri tjetrin për ngarkesën e drogës dhe për rrëmbimin e Jan Prengës.

- Publicitet -

Sipas SPAK, të pandehurit flasin me njëri tjetrin në vitin 2020 për rrëmbimin dhe ka mesazhe që i janë dërguar vëllait të Prengës që ndodhej në burg.

Sipas organit të akuzës është folur edhe për mundësinë e rrëmbimit të babait të Ndrek Prengës, por kanë rrëmbyer Jan Prengën (vëllanë).

Gentian Funiqi ka komunikuar që çështja të hiqej nga SPAK dhe të ndiqej nga një prokurori e zakonshme. Sipas SPAK, bisedat tregojnë që jo vetëm janë të përfshirë në ngjarje, por flasin edhe për motivet, vjedhjen e sasisë së drogës.

Mbrojtja e Dritan Rexhepit kërkon komunikimet konkrete të dala nga SkyECC.

SPAK rendit bisedat mes të pandehurve dhe vitet kur janë kryer. Altin Hajri komunikon me Gentian Funiqin nga data 2-4 prill 2020 për Festim Bexhdilin. Altin Hajri: “Ishalla t’i mbushim mendjen, do përgatit pak ai”. Të pandehurit vijon SPAK, flasin edhe për ngarkesën e drogës në Ekuador.

SPAK citon komunikimin në korrik 2020: “Të japim noj lek ta heqim nga SPAKu. Mësoje Festimin të thotë kam qenë i stresuar dhe kam folur nga frika”- pra orientonin se çfarë duhet të deklaronte Festim Bexhdili.

Gentian Funiqi komunikon me Dritan Rexhepin dhe përmend Ndrek Prengën, të cilin kërkojnë ta mbajnë nën vëzhgim.

Në 30 janar 2021 Dritan Rexhepi komunikon “paskan dalë ata çunat që zunë për pengun, kanë mbajtur brenda vetëm atë që kishte fol pak”.  Komunikimet për drogën vijojnë edhe në një episod që ishte lagur me ujë deti dhe kërkohej zgjidhje.

Në seancën e radhës 11 dhjetor ora 10 mbrojtja do të bëjë analizën e provave të sjella nga SPAK. Po ashtu gjykata urdhëroi të njoftohet për procesin gjyqësor Korado Keshtenja, i cili është i arrestuar dhe ndodhet në Londër.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, kërkojnë dosjen e Artur Shehut
  • “Të japim lekë ta heqim nga SPAK-u”, përgjimet e Sky ECC zbardhin bisedat për rrëmbimin e Jan Prengës
  • Ismail Qemali, i përjetësuar në Këngën e Vallen e Vranishtit dhe Labërisë
  • 27 nëntor 2026
  • Sufllaqe me mish të kalbur në Fast Foodet e Tiranës, mishi në dysheme shtyhej me këmbë

Komentet e Fundit

  1. Mehmet Metaj on Gjuha u bë shteti, përpara se ai të vinte në 1912
  2. ali baba me 40 hajdutet on VIDEO: Përgatitje në vigjilje të protestës së 28 Nëntorit? Struktura të ngjashme me çadra kampingu, pranë Kryeministrisë
  3. Detari on Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
  4. Đerzelez Alija on “Më ndjekin dhe spiunojnë edhe në kafe”, Spiropali: Ka deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia
  5. 666 on Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?