Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufthansa pezullon fluturimet në Iran mes krizës në Lindjen e Mesme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufthansa pezullon fluturimet në Iran mes krizës në Lindjen e Mesme
AktualitetBote

Lufthansa pezullon fluturimet në Iran mes krizës në Lindjen e Mesme

Published: April 11, 2024
Shpërndaje

Kompania ajrore Lufthansa tha të mërkurën se ka pezulluar që nga 6 prilli të gjitha fluturimet vajtje-ardhje me Iranin. Kompania gjermane tha se pezullimi do të vazhdojë me gjasa deri më datën 11 prill për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Vendet në rajon si dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gatishmëri të lartë duke u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Irani në përgjigje të një sulmi të dyshuar ajror izraelit ndaj konsullatës iraniane në Siri më 1 prill.

“Po ndjekim nga afër situatën në Lindjen e Mesme dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet. Siguria e udhëtarëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit është përparësia kryesore e Lufthansa-s”, tha një zëdhënës i kompanisë për agjencinë e lajmeve Reuters. Zëdhënësi tha se kompania nuk njoftoi menjëherë pezullimin e fluturimeve ditën që hyri në fuqi.

- Publicitet -

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të mërkurën se Izraeli “duhet të dënohet dhe do të ndëshkohet” për sulmin ndaj kompleksit të ambasadës iraniane në Damask.

Në një përgjigje të dukshme ndaj zotit Khamenei, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha të mërkurën se Izraeli do të përgjigjet nëse Irani e sulmon Izraelin nga territori e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët besojnë se Irani ose përfaqësuesit e tij do të ndërmarrin sulme të fuqishme me raketa ose dron kundër objektivave ushtarake dhe qeveritare në Izrael, njoftoi rrjeti Bloomberg të mërkurën në mbrëmje, duke cituar burime sigurie amerikane dhe izraelite.

Më 8 janar të vitit 2020, Garda Revolucionare e Iranit rrëzoi një aeroplan pasagjerësh të një kompanie ukrainase pak pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit. Sulmi erdhi mes tensioneve të larta midis Teheranit dhe Uashingtonit pas vrasjes së një komandanti të lartë të gardës iraniane nga një sulm amerikan me dron në aeroportin e Bagdadit.

Teherani tha më vonë se rrëzimi i avionit ukrainas ishte një “gabim katastrofik” nga forcat që ishin në gatishmëri të lartë.

Si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, udhëheqës i forcave elite Quds, forcat iraniane qëlluan me raketa bazat ushtarake në Irak që strehonin trupat amerikane. Irani është mbështetës i grupeve që janë përfshirë në luftime në të gjithë rajonin pas ndërhyrjes së Izraelit në Gazë të shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor në Izrael.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump humbet betejën gjyqësore për letrën e Epstein
  • Pitagora i Samosit bashkoi 2500 vjet më parë muzikën dhe matematikën
  • Një javë pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi
  • VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  • Katër nxënës shqiptarë ndalohen në Mal të Zi pasi bënë simbolin e shqiponjës me duar

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Hanalisti on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  2. Vlora 97 on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  3. Edi on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. E verteta on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. Besim on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?