Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe synimet amerikane në rajon, janë rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të dy projektligjeve që prekin drejtpërdrejt Serbinë dhe idesë së presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e një “Bordi për Paqe”.
Ndërsa dy prej këtyre çështjeve janë pjesë e një politike më të gjerë, e treta, projektligji për vlerësimin e diskriminimit në Luginën e Preshevës, është e drejtuar drejtpërdrejt ndaj Serbisë.
Në një moment kur dukej se rajoni kishte dalë nga fokusi i SHBA-së për shkak të zhvillimeve të shumta gjeopolitike globale, u bë e ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte ftuar të bëhej pjesë e Bordit të Paqes të inicuar nga Donald Trump. Ky veprim e riktheu vëmendjen amerikane te Ballkani Perëndimor, pavarësisht debatit mbi peshën reale që një strukturë e tillë mund të ketë në proceset ndërkombëtare.
Pak kohë më pas, Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një projektligj mbi diskriminimin e pretenduar të pakicës shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë. Sipas autorit, kjo është një tjetër dëshmi e ndikimit që shqiptarët, përmes diasporës së tyre të mirëorganizuar dhe lobistëve me lidhje të forta politike, kanë arritur të ushtrojnë në politikën amerikane gjatë tri dekadave të fundit.
Projektligji, i regjistruar me numrin 6411, i kërkon Sekretarit amerikan të Shtetit të përgatisë një raport gjithëpërfshirës mbi gjendjen e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Dokumenti parashikon shqyrtimin e rasteve të ashtuquajtura të “pasivizimit të adresave”, që sipas kritikëve mund të pengojnë rinovimin e dokumenteve dhe të drejtën e votës; kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike; diskriminimin në arsim, përfshirë mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në shqip; si dhe mungesën e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në administratën publike.

Projektligji është propozuar nga kongresmeni republikan nga Teksasi, Keith Self, ish-gjyqtar dhe figurë e njohur për qëndrime konservatore. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ishte takuar me Selfin në fillim të dhjetorit, ku në fokus ishin bashkëpunimi dypalësh, çështjet globale dhe Kosova. Megjithatë, vetëm pak ditë më vonë, Self deklaroi se ishte “thellësisht i shqetësuar për trajtimin e pakicave në Serbi, veçanërisht për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
Ai theksoi se SHBA-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për t’u ofruar shqiptarëve të atjeshëm të drejta dhe mundësi të ngjashme me ato që Beogradi kërkon për pakicën serbe në Kosovë, duke krijuar kështu një lloj simetrie politike mes dy çështjeve. Self i referohet edhe raportit të Komisionit Evropian për vitin 2025, ku përmenden vonesat në kornizën institucionale për mbrojtjen e pakicave në Serbi dhe ankesat e pakicës shqiptare për mënyrën e verifikimit të statusit të banimit nga policia.
Projektligji duhet ende të kalojë votimin në Senatin amerikan dhe më pas të nënshkruhet nga presidenti Donald Trump.
Interpretimet për këtë nismë janë të shumta: nga krijimi i një mjeti shtesë presioni në dialogun Beograd–Prishtinë, deri te mesazhe paralajmëruese për Serbinë që të rreshtohet më qartë me interesat amerikane, apo thjesht një shprehje e “shqetësimit për të drejtat e njeriut” të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Started my visit to #WashingtonDC by discussing various aspects of #Serbia–#UnitedStates cooperation with House Foreign Affairs Europe Subcommittee Chairman @RepKeithSelf.
The steady cadence of exchanges with members of the US #Congress remains an essential element of our… pic.twitter.com/iGxUH5UQKP
— Марко Ђурић (@markodjuric) December 2, 2025
Një moment i favorshëm politik
Politologu Ognjen Gogiç, në një prononcim për NIN, vlerëson se lobistët shqiptarë kanë ditur të shfrytëzojnë momentin politik. Ai rikujton se vitin e kaluar Kongresi amerikan miratoi Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, ku përmenden edhe Serbia, parregullsitë zgjedhore të vitit 2023, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe rreziku i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan.
Sipas Gogiçit, kjo tregon një qasje më të ashpër të administratës amerikane ndaj Serbisë, çka ka krijuar hapësirë për iniciativa të reja lobuese. Ai shton se përputhja kohore mes këtij projektligji dhe përfshirjes së Vjosa Osmanit në Komitetin për Paqe nuk është e rastësishme.

Ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare
Diplomati me karrierë Zoran Milivojeviç thekson se synimi kryesor i kësaj nisme është rikthimi i çështjes së Kosovës në agjendën amerikane dhe internacionalizimi i çështjes së pakicës shqiptare në Serbinë qendrore. Sipas tij, bëhet fjalë për një përpjekje të vjetër për të krijuar paralele mes pozitës së serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke e futur këtë temë në procesin e normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës.
Milivojeviç vlerëson se në këtë proces, rol të rëndësishëm luan diaspora shqiptare në SHBA, si dhe struktura që tradicionalisht kanë mbështetur narrativën shqiptare në administratat amerikane. Ai thekson se, ndryshe nga serbët, shqiptarët kanë vepruar të bashkuar në çështjet kombëtare, si në rajon ashtu edhe në diasporë, gjë që sipas tij shpjegon efektivitetin e tyre lobues. /Përshtatur nga nin.rs/

Te shtofte zoti hyqmin pesidenti Trump.qe mendon per Kosoven tone dhe Presheven shqiptare. Ti u befsh shenjtorja kombit moj Vjosa Osmani me permendore per se gjalli ne mes te Prishtines.
E kujt i plasi cari për koqevarët .
Ke fol qarte gjuhen e antishqiptarit e te kryeqeveritarit, o ti nazist nga ballkani qe kerkon me qene fuqi e modhe.
Mbase eshte momenti te kerkojme Asociacionin e Komunave Shqiptare ne Serbi.
Jo hyqmin o Demo, por ymrin. Hyqëm ështê pushtet, ymër êshtë frymë, jetë. O Demo orientalisti. Merre shtruar.
Kur është fjala për Kosovën , demua shndrohet në një adoleshent , ndonse i ka kaluar të 85 vjetët . Frymëzohet , ekzaltohet , shkruan marrëzira si ato më sipër, tamam një i sëmurë psikotrop. Shndrohet në një personazh qesharak e folklorik , sa , kur e lexon , nuk mund të mos buzëqeshësh me tallje e përçmim . Ky i ka ngritur kushedi sa përmendore Kurtit , Trumpit po e po ( ndonse Trumpi as që di nëse ekziston ndonjë Preshevë në këtë botë) , tani demua po i ngre “një përmendore për së gjalli” Vjosa Osmanit ; veç asaj , kërkon t’a shpallë “shenjtore” , edhe pse shenjtorët janë kristianë dhe një me mbiemrin Osmani , presidente e një shteti 100% myslyman , nuk t’a pranon askush në gjirin e shenjtorëve .
O sa fjale te bukura per Luginen e Presheves por a dini te verteten nese Serbia largohet nga Rusia dhe ja kerkon perendimit qe tja kthejn Kosoven mundet edhe kjo te ndodhi por kete nuk e mendojne Shqipetaret ,si shembull OKB nuk e njeh Kosoven se nuk e lejon Serbia pra keni kujdes se mundet te ndodhe dicka e pa pritur ,edhe Shqiperia eshte anetare e Natos por ligji i luftes me Greqine eshte ne Fuqi mos i besoni perendimit pse ata i coptuan teritoret Shqipetare dhe munden edhe tani.