Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lukashenko takohet me Putin: Do të fitojmë, nuk kemi zgjedhje tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lukashenko takohet me Putin: Do të fitojmë, nuk kemi zgjedhje tjetër
AktualitetBote

Lukashenko takohet me Putin: Do të fitojmë, nuk kemi zgjedhje tjetër

Published: September 27, 2022
Shpërndaje

Gjërat për Vladimir Putin po marrin tatëpjetën. Humori i tij është i zi dhe as aleati i përhershëm, bjellorusi Lukashenko, nuk mund ta ndryshojë këtë gjendje.

Jo vetëm përballja në terren i ka kushtuar Kremlinit një pjesë të mirë të ushtrisë, por edhe territoret e fituara me mund në lindjen e Ukrainës po tkurren dita-ditës nga kundërpërgjigjja e Kievit, e forcuar nga armatimet perëndimore.

Sikur kjo të mos mjaftonte, protestat e brendshme për vendimin e mobilizimit të pjesshëm po shtohen në mënyrë shqetësuese, kudo nga kufijtë me BE-në e deri në brigjet siberiane, përballë Japonisë.

- Publicitet -

Së bashku me protestat, shtohen meshkujt që mund të thirren ose janë thirrur në front që po braktisin vendin ku të mundën, nga kufiri i preferuar i Finlandës deri te ato me Gjeorgjinë, ndërkohë që fluturimet drejt Turqisë dhe pak vendeve mike janë të prenotuara prej kohesh.

Sot Putin dhe Lukashenko u takuan në qytetin e Soçit, qyteti që mirëpriti në 2014 Lojërat Dimërore, dhe Rusia shihej pothuajse si një model efiçence.
Gjithçka duket ndryshe tani, dhe fjalët optimiste të presidentit bjellorus duket sikur stonojnë.

“Ne do të fitojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi sllavë, nuk do të tolerojmë poshtërimin”, deklaroi Lukashenko, që foli pothuajse gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Putin thjesht përgjigjej shkurtimisht, ose me tundje koke.

Lukashenko shkoi në detaj edhe të ikjeve masive të ditëve të fundit, duke e shndërruar paradoksalisht sinjalin shqetësues në një lajm të mirë. “Ja le të themi se po ikin 30 mijë, 50 mijë veta.

“Po të ishin këtu, do të ishin nga ana jonë?”, deklaroi bjellorusi teksa qëndronte kokë më kokë me Putin, duke shtuar se “t’i lëmë të ikin, nuk ka problem, unë nuk isha i shqetësuar kur disa ikën nga Bjellorusia në 2020”, duke iu referuar zgjedhjeve farsë ku rifitoi mandatin presidencial.

Putin u përgjigj me një buzëqeshje të lehtë, sepse të dhënat tregojnë një realitet ndryshe. Vetëm dje, 10 mijë persona kanë kaluar kufirin me Gjeorgjinë.

Dagestani është rikthyer në një zonë tensioni pas shumë vitesh, ndërkohë që vendimi i ardhshëm, ai i pranimit të verdiktit për bashkim territori të referendumeve në Donbas, do të jetë një tjetër provë për liderin e Kremlinit, në pozicionin më të vështirë nga janari i vitit 2000, kur mori pushtetin.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi
  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?