Lulzim Basha është, pa dyshim, krijesa e ngritur nga vetë drejtuesi i Foltores, Berisha. Asnjë tjetër, si ai, nuk është gjetur, nuk është marrë për dore, nuk është vendosur në postet më të larta të shtetit dhe bërë drejtues i opozitës, si është bërë Basha.
Me të, në vite të ndryshme, Berisha ka lidhur epoka të ndryshme dhe histori suksesi apo dështimi. Ai ishte alter egoja e tij, mburrja, si është tani mallkimi, zemërimi dhe linçimi.
Për askënd tjetër, në vite të ndryshme, që kanë qenë pranë dhe pastaj janë nëmur, nuk ka pasur kaq shumë vrer, ndalim të përjetshëm për të qenë përsëri pjesë e opozitës dhe përjashtim të përjetshëm.
Dy burra, që në dukje i lidhi një njeri i vetëm, bija kryeministrore, tani e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor, dukeshin dhe ishin familja politike e lidhur aq ngushtë sa edhe familja biologjike. Tani janë përballë njëri tjetrit, dhe, që të dy, përmes një farse zgjedhore, drejtojnë dy pjesë të njëjtit trung politik, që ishte dikur Partia Demokratike.
Në rrugëtimin e tyre të përbashkët, 8 vite në pushtet dhe po aq vite në opozitë, ata mbeten dyshja që linçoi këdo, deri edhe pasues besnikë si ishte Sokol Olldashi, larguan themelues dhe figura të njohura, deri sa krijuan një detashment të ri politik, që menduan se ishte besnikë ndaj tyre, të bindur, kokë ulur, pa ide dhe me ambicie të mëdha për të qenë pjesë e pushtetit.
Gjysma e atyre që u ngritën kanë mbetur në Foltore, një pjesë kaluan në rezervat e paditura se ku do të shkojnë, pjesa e mbetur ishin në farsën e radhës të zgjedhjeve të fundit, ku Basha, u rikthye, kur të gjithë e mendonin të harruar, si drejtues i PD-së së vulës, zyrave të braktisura dhe të fshehtave që ka nga bashkëqeverisja dhe bashkë drejtimi i opozitës.
Ata kanë të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Aq sa duken të largët, aq janë të njëjtë; aq sa mendohet se prej tyre, veç e veç apo së bashku, mund të vijnë në pushtet, po aq i largët është pushteti. Të dy të trembur, por shakatarë me të ardhmen e opozitës. Dëshmi se si një opozitë fillon luftën brenda vetes, shumë më ashpër sa ndaj pushtetit; krijesa që nga nxitimi lindin ide të verbër dhe humbin rrugën nga synimi i pushtetit.
Me Bashën si lider, (në fakt ai nuk u bë kurrë i tillë dhe nuk ka as shtatin, as vizionin dhe as karakterin për të qenë i tillë) opozita e di se pushteti është i largët, tejet i largët dhe i pamundur. Në opozitë Basha mund të pasurohet më tej, por nuk mund të jetë lideri i ideve të reja, i masivizimit apo i ndërtimit të një strategjie ndryshe.
Koha kur ai mund të bëhej i tillë ka shkuar, i rritur nën pushtetin dhe hijen e njeriut dominues , që e bëri drejtues, por jo lider, ai ndjehet si njeriu i rrahur në politikë, që nuk mund të bëhet kurrë i pavarur.
Basha e do pushtetin për të qenë njeriu i llastuar i politikës, i pasur dhe si mburojë për zullumet që lidhen me emrin e tij. Ai ka drojën se mos një ditë mund të hapen dosjet e kohës kur ka drejtuar ministri të ndryshme, ku aktet e korrupsionit janë të mëdha, të mbyllura në kohën e regjimit të Berishës, nga vetë shefi i tij.
Po aq, ka shpresën se përmes një aleance të re, si ajo e vitit 2017, të jetë pjesë e një qeverie të gjerë. Joshja me pushtetin është dobësia e tij dhe ai e merr si të vërtetë.
Basha është i rrezikshëm për Shqipërinë se, mbi të gjitha nuk e do atë, dhe është i gatshëm të bëjë gjithfarë marrëzish politike për të qenë pjesëtar në përfitimin e begative të saj. I pabesueshëm brenda, i besuar jashtë, balanca e tij është gjithnjë drejt krijimit të një poli të tretë, rol që e kishte dikur Ilir Meta, të bëhet i domosdoshmi i pushtetit, pa pasur asnjë vizion të së djathtës.
Me Berishën si drejtues i opozitës pushteti mund të duket i kapshëm, por është po aq i largët. Nëse ai ka besimin e brendshëm të shumicës së opozitës, nuk është i besuar i faktorit të jashtëm, që, prej më shumë se dy viteve e kanë lënë në bojkot.
Nëse deri tani ai ka pasur përballë vetes shumicën qeverisëse të së majtës, e lidhur edhe ajo pas një emri, Edi Ramës, një qeveri të lodhur nga gërryerja brenda vetes dhe autokracia e pushtetit, e kthyer në absolutizëm, tani ai ka edhe struktura vendosëse në politikën ndërkombëtare, si Departamenti Amerikan i Shtetit.
Berisha më shumë se për vete, e do pushtetin për familjen e tij. Jo më familjen e tij politike, por atë biologjike, e gjitha e sanksionuar si e pa dëshiruar, e cilësuar si thellësisht e korruptuar, me shumë ngjarje dhe bëma pas vetes, ku, vetëm njëra prej tyre, ajo e Gërdecit mund të dërgojnë pas hekurave gjysmën e familjes dhe të varfërojë pjesën e mbetur.
Berisha e nisi Rithemelimin e tij duke ushqyer idenë e njeriut që kërkon transformim, jo pushtet; si lideri që do të vërë dorë në ringritjen e partisë, por jo si drejtues ekzekutiv i shtetit, për të shkuar drejt këtij synimit, çka është në të vërtetë akti i sinqertë i bindjes së tij: pushteti të zhduk mëkatet dhe të amniston nga krimi.
As njëri e as tjetri nuk të frymëzon. Nuk të frymëzon si dikur as Berisha, dhe nuk të frymëzon, si ka ndodhur përherë, as Basha. Berisha ka luftën e tij – pushtetin e sotëm. Për të qenë një ditë pushteti i nesërm. Është alibia e fundit e jetës së tij politike, por edhe biologjike. Nuk ka kohë për alibi të tjera.
Për njerëzit e tij ai është i vetmi që i qëndron lukunisë pushtetore të shumicës së tanishme; në fakt opozita është e gjitha në emrin tij.
Nëse Berisha e sheh gjithçka si luftë, Basha e sheh gjithçka si mundësi. I pari nuk i jep vetes asnjë rrugë tjetër, i dyti mendon më lehtësisht për pushtetin. Për të parin jeta jashtë pushtetit është kohë e humbur, për të dytin pushteti sjell pasuri që mund të fshihen, ashtu si i ka fshehur deri tani.
Të dëgjosh Bashën kur bën thirrje për vetingun e politikanëve është të vësh kujën; ai ka fshehur çdo pasuri të tij, nuk ka dëshmuar as më minimalen, ku banon, në vilën e kujt, që tha dikur se i mori me qira, por nuk dihet qiradhënësi, kur zotëron kate të tëra të një pallati nga më të shtrenjtët, dhe askush nuk e di burimin.
As për kohën kur ai punoi me ndërkombëtarët në Kosovë, nuk ka një llogari të qartë, çka ka bërë të lind dyshimi i arsyeshëm se pasuria e tij u bë pas lidhjes me Fazlliqin, nipin e Stanishiqit, shefit të shërbimit sekret serb gjatë luftës në Kosovë, një kriminel lufte.
Berisha ka dy rrugë para vetes: ose të fitojë, ose të humbë. Edi Rama është armiku i tij i betuar, pikërisht sepse nuk e ka mundur asnjëherë. Ka fituar duke manipuluar, por nuk e ka mundur. Atë që nuk e mund, ai e urren.
Miqësia e tij fillestare me Fatos Nanon lindi pikërisht atëherë kur e mundi atë në vitin 2005, ndryshe do të ishin edhe sot e kësaj dite armiq të betuar. Pra, Berisha i do të gjitha. Kur Lulzim Basha vendosi të tërhiqet nga parlamenti dhe zgjedhjet vendore të katër viteve më parë, Berisha pati shpresën se mund të bëhej rrokada e pushtetit, dhe, kur kjo nuk ndodhi dhe në duart e Ramës ranë, si nga qielli, të gjitha pushtetet ekzekutive dhe ligjbërëse, ai pa zhdukjen e ëndrrës së tij: të gjitha pushtetet në një dorë, çka kishte pasur në vitin 1992.
Mendimi i shumë kujt është se ndarja mes dy figurave të opozitës ka ardhur thjeshtë nga etja për pushtet, të fshehur pas sloganeve për ndryshim, hapje të partisë, elementë të ri, intelektualë të bërë pjesë e strukturave drejtuese, mbështetje të në djathtën evropiane, ish të përndjekur politikë, etj.
Janë pjesë të së vërtetës, por jo e vërteta. Ajo që i ndan tani është pikërisht ajo që i bashkonte në të djeshmen. Enigma e fillesës së tyre në jetën politike pluraliste dhe 21 janari.
Të gjitha të tjerat ata i kalojnë lehtësisht: rrugën e Kombit, vjedhjet masive, korrupsionin madhor, shitjen e detit, aferat e ndryshme, Këto nuk i kalojnë dot. Në secilën aferë është edhe dora e njërit apo e tjetrit, qoftë drejtë për drejtë, qoftë përmes familjes.
Ndërsa në dy bëmat e mëdha janë ata vetë, me të fshehtat që i dinë vetëm ata, dhe me të cilat, herë pas here, në momentet e ngritjes së tensionit, ia ka kanë përmendur njëri tjetrit, si fillesë e një lufte të hapur, që asnjëri prej tyre, megjithëse e ciku, nuk kishte guximin ta çonte më tej.
Ajo nuk ishte lufta, ishte paraloja e saj. Ishte vetëm fillesa e asaj që ka ndodhur, e cila shërben si shantazh politik i jetësor, por nuk është vetë shantazhi.
Basha ia përmendi disa nga ajo që kishte ndodhur në kupolën e godinës kryeministrore në 21 janar, sa për të gërvishtur plagën dhe për të thënë se unë di shumë më tepër se kaq. Berisha hodhi në betejë njerëzit e tij, të cilët nuk kishin qenë brenda godinës, por u urdhëruan të futeshin në lojë, për t’i kujtuar ish ministrit të brendshëm se, hapja e lojës rrezikonte edhe atë vetë.
Nuk janë idetë e kundërta që i ndajnë. Janë enigmat e ngjarjeve madhore, të cilat, kanë pasur fuqinë të ndryshojnë pjesë të historisë së vendit.
Si do të kishte qenë Shqipëria pa Sali Berishën? Do të kishte ndodhur gjëma e vitit 1997? Po ndarja fatkobe mes mendimit të ndryshëm politik? Si do të kishte qenë opozita pa Lulzim Bashën? Ku e gjeti Berisha njeriun e punëve të errëta në zyrat e strukturave ndërkombëtare që hetonin krimet që kishin ndodhur në luftën e Kosovës? Kush ia dha emrin e tij? Vërtet e bija, Argita, apo ishte dikush tjetër pas saj?
Vazhdon nesër..…
Bedri Islami

Z. Bedri,
Mos harxho hume kohe me zagare, zuzar, dhe tinzar qr nuk meritojne asnje seconde kohe.
GJEMEN BEN PYLLIT SOPATA
KUR BISHTIN ASAJ I DHURON
LISIN VETEM PYKA E VET
NE NJEMIJE COPA E THERRMON
Bedri po bej nje koment te shkurtèr :
Saliu si adhurues I Enverit e mori..ose ja pruri vajza..apo ja dhanè…pikèrisht se eshte nipi I Enverit….
Lulezimi eshte nje individ pa asnje vlere…me te duhet te merret SPAK-u …22 dhjetorin e te tjera me Lulèzimin si opozite zyrtare PS dhe kreu I saj me soj e sorollop do zhyten me tej nè hajni…se korrupsionin e bejne oligarket me qeveritaret ..ndersa ketu qeveritaret vjedhin duke perdorur oligarket..
Bedri ..mos u merr vetem me ta merru dhe me te tutè qe kane 10 vjet qe qeverisin, me te njejtin njeri I dyti pas poliagjentit
kur ka budallenj akoma/tradhetia do mbreteroje/esatet kurre nuk do flene/ngjersa kete vend ta shkaterojne…
Zëvendësimi i një teroristi dhe bosi i klaneve të drogës me një kriminel dhe person i skandaleve me përmasa ndërkombëtare kjo ndodhë vetëm te shqiptarët që nuk duan drejtësi rend ligj rregull normalitet…
Eshte mentalitet Mesjetar! Saliu dhe pjella e tij i takojne nje periudhe tjeter! Por nje gje eshte e vertete -vetem Basha ka guximin dhe informacionin kunder Saliut! Te tjeret jane milingona! Pse Jorida apo Bardhi nuk tentuan te benin zgjedhjet per kryetar apo per riformimin e PD pa Saliun! Te gjithe e kane frike Saliun per shume e shume arsye! Egersia malesori primitiv e Saliut i kalon te gjitha arsyet njerezore!Kush qendron sot pas Bashes?!
OK,B.Islami:
1.Ju dhe gjithë kalemxhijt e DITËS ua keni bërë ” ANATOMINË” 2B etj,në 33 vite.
3.Porsonazhet në fjalë i kan bërë shumë dëme vëndit,më shumë se Turku në 500 vite dhe Italo-Gjermani në L2B dhe,nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë.Dhe arsyeja dihet tashmë:
4.Në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk ka akoma DREJTËSI të paanshme,Ndonse që nga 2016 monitorohet nga SHB.Ndaj Sb deklaron..”Jam Sb unë or burdollej..”
5.Luli(7×7=42) është karabush( Qëpë pa kokërr) nga mëndja.
-Luli në 10 vite Kryetar i PD bëri vetëm 1 të mirë:Përjashtoi nga grupi deputetve S.Berishën..dhe kjo me porosi Amerikane.Besoi se Lb futet përsëri në LOJË për të eliminuar nga skena politike Sb+Im,përderisa SPAK është në KOMA.
6.Në Këto kushte,Edi Rama do të marri mandatin e 4 në 2025,duke futur në Qeverisje SKALIONIN E 2-të,duke zëvendësuar të korruptuarit në 10 vite qeverisje,Pasi pandehur se DETI U BË KOS dhe nuk do kishte ndëshkim si paraardhësit e Berishizmit,Bashizmit,Metizmit..e KO..!!
-FLM BI,DITA.
Eeee si psoi kasollja jone! Njerezit me te ligj ne drejtimin e shtetit.
Te tre antishqiptare. Si te shpetojme nga rrethimi i tyre?
Or po,se c`eshte nje Arlind Qorri,qe mori 5% te votave ne Tirane,,Vetem fare!
Ky nuk ka qene as mr Bullatovicin,as me Fasllicin,as me Vucicin,as me familjen Micotaqis.
Luli, Saliu, Ariu, Miu, Liu, Thiu, dhe Qiu.
Luli, Saliu, Fahriu, Ariu, Miu, Liu, Thiu, dhe Qiu.
Luli sikur ishte Minister i Brendshem atehere kur u vrane kater ne 21 janar, dhe u akuzua per ato vrasje. Apo te shkuara te harruara! Cudia me e madhe tri dite zgjat. Ata te shkretet le te kalben ne dhe, Lulin ta kemi ne maje te kapices, se eshte si i bukur, si i lemuar, floken i ka te zes ende nuk ka ndonje thinje, mjekren e ka me nje te care ne mes qe ia shton bukurine, di anglisht e italisht, ka para menjane, dhe i nderron mbathjet dy here ne dite dhe i pret thonjte e kembeve dhe te duave rregullisht.
O shoku Bedri, na hiq nje merak mbarekombetar or ti ngaqe je ca afer me keta te pushtetit Rama-
Di te na thuash ne c’grope WC-je po e kryen stazhin e ilegalitetit ai fort i suksesshmi Veziri i Larte Ahmetaj qe aq shume u pat lavderuar nga Sulltan Rama i Pare?
Jane babe e bire .Gjyshi eshte me shqeresyar per veprimet e shoferit te Lindita kecapit,se sa per zgjedhjet e te birit te adoptuar Lulbrav,me kryekomisonjer Memija,qe po ja tjetersojne zemren e tij Parti!?Nuk po bzajne as Poloka,e as Ndoka,qe e mesuan Memijen ,per te fituar me 99.999 per qind luldjalka i aeroplanit te gjyshit!?
Luli ,trashegimtari i Pd,dihej qe do ishte vazhdimesoja e Plakut satrap Sali.Keq te mos na vije por kjo eshte formula qe mban dy polet e kombit shqiptar.Uniteti Veri-Jug ka qene e do te jete percaktues ne jeten dhe historine e dhumshme te shqiptarve.Pra ta gezojme Lulin e mos na pafshin syte ato qe kemi pare deri me sot nga kjo parti.Luli eshte me paqsor.Nuk ka natyre vrasese e shkateruese si Plaku.Νuk shkelqen por me mire nje paqsor si Rama qe e gjejne gjuhen pozit-opozit.Sa per skandalet nuk kemi si ti shmangim.Vesi i hajdutit eshte trashegimeni kombetare , qe na pelqen te gjithve.Boshatisja nga brezi i ri eshte aspirat qe ata te mos jetojne si prinderit e tyre.
Pyetja nr 1
A do ndodhte shkaterrimi i Shqiperise ne vitin 1997 po te mos ekzistonte kurre politikisht berisha ????
– Absolutisht Jo !!!!
Kjo eshte ceshtja kryesore dhe urgjente qe duhet te merret Spak. Ky komunist duhet te pergjigjet deri ne nje per kete gje
2. Rruga e kombit per te cilen basha akuzohet se pervetesoi 230 milione $ apo € (ku pjesen e luanit e ka marre ultrakomunisti berishe) dhe puli e kaloi me raporte false !!!!
Cfare pret Spak ????
Per kete heshtje kriminale ndaj ketyre dy ceshtjeve madhore vete Spak duhet te hetohet nga Spak !!!!
Z.Bedri! Ju e quani z.Lulzim Basha ,njeriu I puneve te erreta dhe ben pyetje se kush fshihet prapa tij. Luli eshte I perzgjedhuri I amerikaneve.Kjo eshte deklaruar hapur.Ti je nje I semure mendor komunist qe ke frike te thuash kush fshihet prapa luftes tende antiamerikane?Dyshja Rama-Berisha jane antiamerikane dhe ata te paguajne ty per t’u zgjatur jeten ne pushtet.
Luli eshte po aq vrases sa edhe salihu me 21 janar 2011!
Per pushtet, sala dhe luli te vret!
Kjo eshte demokraci vertet’!
Tani luli kryetar i pede-së dhe salua kryetar i pede-së.
Sa pede kemi ne?! Lume si ne e mjere ne!
Une mendoj se sali vuku me lul hoxhen jane ndare me letra dhe jo shpirterisht,ata (realisht sala)kane llogaritur qe te pakenaqurit me sali vukun te shkojne te 7×7=42 dhe pjesa tjeter te qendrojne me kopilin serb ne menyre qe mos te kene rrjedhje votash e bashke me like mona floririn ta mundin ps ose t’ju hane mune.Megjithse majtas e “djathtas^ nje mut jane!
QI o breshke QI se te ben fresk Islamiku Bedri…
Qe te rrime shtrember
e flasim drejt si QIRI
e keqja e madhe sot
eshte Nudisti BOJAXHI!
Qevte rrime shtrembur
E Lul byth qirit-HAKUN
Basha nuk kish lindur
Kur digjnin Sala me EDvin-ALABAKUN!
Basha ish nje spermatoxoid
ne koqet e Fazlliqb SERBISE
Kur EDvini dhe SS-Serbi Sali
zjarrin ish SHQIPERISE!
Kurban Basha,i bashkise
kur dashin kurban duke e PRERE
EDvini kish vjedhur me Like floririn
Miliardat ‘per prishje’ si ‘Thonj pa PRERE’!
Lul b.qiri vertet ish minister ne 21-Janar
kur vriteshin me duar ne xhepa SHQIPTARE
Po olldashet keshilltaret e Bashes
EDvini i beri heronj,ngrit ne ALTAR
Kur Lul byth-qirit ju hapen syte
dhe u zgjua nga Arxhida si GJUMASH
SS-Serbi Sali,bashke me EDvin Mutin
ish Shqiperine e kishin bere MISH-MASH!
E QI ti veme koke muhabetit
Pas 33 vitesh pa shtet-SHQIPERI
te flasesh per bythe qirin Luli
ti ngresh permendore se gjalli-Neronit SALI!