Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron e Sanchez kundër formulës Rama-Meloni: Modeli i Shqipërisë për emigrantët krijon probleme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Macron e Sanchez kundër formulës Rama-Meloni: Modeli i Shqipërisë për emigrantët krijon probleme
Lajmi i funditPolitike

Macron e Sanchez kundër formulës Rama-Meloni: Modeli i Shqipërisë për emigrantët krijon probleme

Published: October 18, 2024
Shpërndaje

Marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni për emigrantët ka sjellë reagime të shumta nga europianët. Edhe pse fillimisht u pa si një model që mund të adaptohej nga vende të tjera Bashkimit Europian, për Francën dhe Spanjën modeli i Shqipërisë nuk i zgjidh problemet me emigrantët por i krijon ato.

Në një konferencë për shtyp fund të samitit të këshillit të BE-së, Macron tha se i vetmi model që funksionon për emigrantët është ai evropian. Sipas tij vendet e BE nuk mund të veprojnë në mënyrë të izoluar.

“Dëgjoj shumë komente për këtë apo atë model për emigrantët. I vetmi model që funksionon përballë emigracionit të parregullt dhe të gjitha lëvizjeve klandestine është një model evropian që është pragmatik, por që respekton vlerat tona”.

- Publicitet -

Sipas tij nëse veprohet në mënyrë të izoluar shkatërrohen interesat europiane.

“Nëse veprojmë në mënyrë të izoluar, shkatërrojmë kolektivisht interesat evropiane. Në të kaluarën modelet e tjera nuk e kanë demonstruar efektivitetin e tyre dhe ajo që ka bllokuar Evropën ishte kur vendet donin të vepronin të vetëm dhe nuk donin “solidaritet”, theksoi Macron.

Edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, u tregua i prerë në qëndrimin e tij mbi këtë çështje. Ai tha se ishte kundër modelit të Shqipërisë për emigrantët, por për bahskëpunim me vendet e origjinës.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Ne nuk jemi pro këtyre formulave si ajo e modelit të Shqipërisë që nuk adresojnë problemet dhe krijojnë të tjera. Ne jemi për një vizion më të gjerë, në favor të bashkëpunimit me vendet e origjinës, në favor të emigracionit të rregullt”.

Në fund të Këshillit të BE-së, Sanzhez kritikoi Hungarinë për politikat e saj të emigracionit dhe theksoi se nuk mirëqenia e Evropës varet nga politikat e migracionit.

“Hungaria ka marrë politikat evropiane për një kohë të gjatë, ajo nuk po u përgjigjet nevojave të momentit në Ukrainë. Për migrantët ne kemi një qëndrim të bazuar në humanizëm. Një migrim i rregullt dhe i përgjegjshëm është përgjigja ndaj problemit demokratik që prek Spanjën dhe Evropën. Mirëqenia jonë varet nga politika e migracionit. Qeveria spanjolle ka një ide shumë të qartë: mbrojtjen e koherencës dhe ligjit ndërkombëtar, në Ukrainë, si në Lindjen e Mesme. Ashtu si në migrim, nëse nuk jemi konsistent me parimet tona, do ta humbnim luftën morale dhe të gjithë si evropianë do të humbnim”, nënvizoi ai. / A2

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    October 18, 2024 at 12:39 pm

    Zj.dita.
    Punetoreve dhe ushtarakeve ne Gjader e Shengjin si italiane qe jane kane kerkesat e tyre per jetese njelloj si ne Itali.
    Ata duan bordello .
    Perse te tremb kjo fjale?
    Duhet te kishit mare parasysh edhe kete kerkese fiziollogjike, sexi.
    Ne rast te kundert Preka do ti kete mysafire ne shtepite e fshatit.

    Reply
  • Arben says:
    October 18, 2024 at 3:26 pm

    Për ne shqipëtarët jo, kështu që shkoni q……huni

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  • Veliaj kundërshton Reformën Territoriale, letër Kuvendit: Konsultohuni me qytetarët
  • Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

Komentet e Fundit

  1. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  2. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  3. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  5. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?