Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron heq orën luksoze gjatë intervistës televizive, shpërthejnë kritikat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Macron heq orën luksoze gjatë intervistës televizive, shpërthejnë kritikat
AktualitetBote

Macron heq orën luksoze gjatë intervistës televizive, shpërthejnë kritikat

Published: March 25, 2023
Shpërndaje

Mes kaosit që ka përfshirë Francën për rritjen e moshës së pensioneve, Presidenti Emmanuel Macron ka shkaktuar zemërim në mediat sociale.

Gjatë një emisioni televiziv, kreu i Elizesë hoqi orën e tij “luksoze” në mes të intervistës për ndryshimet e në reformën e pensioneve. Dalja televizive erdhi pasi më shumë se 1 milion protestues mbushën rrugët e Francës për të kundërshtuar rritjen e moshës së pensionit nga qeveria e tij nga 62 në 64 vjeç.

Intervista e Presidentit u prit me akuza ku shumë në rrjete shkruanin “Macron arrogant dhe përçmues”. Zemërimi u ndez edhe më shumë pasi kur kritikët pretenduan se ai kishte hequr një orë me vlerë 80,000 Euro. Të tjerë thanë se ora, e përshkruar si “luksoze”, ishte 2,400 Euro.

- Publicitet -

Veprimi i tij për të hequr në mënyrë orën, ndërsa duart e tij ishin nën tavolinë gjatë intervistës, u pa si një provë e mëtejshme se ai nuk është në kontakt me publikun e zakonshëm francez.

Megjithatë, përfaqësuesit e Pallatit Elize u shprehën se presidenti e hoqi orën për shkak se po i krijonte bezdi dhe bënte zhurmë teksa lëvizte duart. Kundërshtarët politikë dhe kritikët e Macron e kanë akuzuar prej kohësh atë për mbështetjen e të pasurve.

Ndërkohë, trazirat e përhapura në Francë kanë bërë që vizita e parë shtetërore e Mbretit Charles të shtyhet. Një vendim i përbashkët u mor nga qeveritë britanike dhe franceze pasi sindikatat kërkuan demonstrata mbarëkombëtare gjatë vizitës së planifikuar nga Mbreti Charles III.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?