Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron: Perëndimi s’mund ta lërë Rusinë të fitojë në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Macron: Perëndimi s’mund ta lërë Rusinë të fitojë në Ukrainë
AktualitetBote

Macron: Perëndimi s’mund ta lërë Rusinë të fitojë në Ukrainë

Published: January 17, 2024
Shpërndaje

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar dërgesat e reja të raketave dhe bombave me rreze të gjatë veprimi në Kiev, ndërsa këmbëngul se Perëndimi “nuk mund ta lërë Rusinë të fitojë” luftën me Ukrainën. Ai shtoi se do e vizitojë vendin muajin e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi në Pallatin Elysee në Paris, udhëheqësi francez përsëriti se vendi i tij do vijojë të ndihmojë Ukrainën. Mes kritikave se Franca nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar Kievin, Macron tha se Parisi do dërgonte 40 raketa që lëshohen nga ajri SCALP, të cilat kanë një rreze prej më shumë se 250 km, si dhe “qindra bomba”.

Mediat lokale, duke cituar zyrtarë francezë, raportuan se presidenti po i referohej municioneve të pajisura me modulin AASM, ose HAMMER, i cili i shndërron bombat e zakonshme në armë të drejtuara me saktësi me një rreze veprimi deri në 70 km.

- Publicitet -

Macron shtoi se ai do vizitojë Ukrainën në shkurt për të përmbyllur një marrëveshje dypalëshe sigurie me Kievin, të ngjashme me atë që vendi nënshkroi kohët e fundit me Britaninë.

Marrëveshja dhjetëvjeçare midis të dyve, e cila u njoftua javën e kaluar, garanton “ndihmën e shpejtë dhe të qëndrueshme të sigurisë” të Britanisë për Ukrainën në rast të një sulmi të ardhshëm rus, ndërsa përshkruan shumë masa të tjera mbështetëse.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit, transportohet e gjakosur drejt Spitalit të Traumës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Kultura politike, kultura qytetare dhe kuptimi demokratik i dorëheqjes

Komentet e Fundit

  1. Mirësia on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  2. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  3. . on Rama flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  4. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?