Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Makinat elektrike, studimi i ERE: Kosto 9-11 herë më e ulët se ato me djegie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Makinat elektrike, studimi i ERE: Kosto 9-11 herë më e ulët se ato me djegie
AktualitetEkonomi

Makinat elektrike, studimi i ERE: Kosto 9-11 herë më e ulët se ato me djegie

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

Theksi i shtuar për uljen e ndotjes në ambient, alternativave më të qëndrueshme në afatgjatë dhe rritja e çmimeve të karburanteve i ka dhënë një tjetër vëmendje përdorimit të makinave elektrike.

Në Shqipëri numri i mjeteve të tilla mbetet ende i kufizuar dhe stimuli që është dhënë është ai i heqjes së disa tarifave nga ane e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që shkon në një vlerë 7500 lekë si dhe ulja e TVSH-së nga 20 në 6 për qind por këto masa kanë një efekt të pamatur.

Pavarësisht kësaj panorama një studim i Entit Rregullator të Energjisë ka dalë në përfundimin se leverdishmëria e makinave elektrike mbetet e lartë në raport me ato me djegie. Enti ka analizuar në një tabelë tre modele mjetesh një elektrike, një me naftë dhe një me benzinë ku për një kilometër kostoja e asaj elektrike është 1.82 lekë, e asaj me benzinë 21.6lekë dhe asaj me naftë 16.45 lekë.

- Publicitet -

“Është përllogaritur kosto për kilometër mbi vlerat e përafërta të konsumit për 100 km distancë dhe çmimit për njësi karburanti. Janë zgjedhur 3 modele të ndryshme të Volkswagen me performancë të ngjashme. Duke ju referuar tabelës, konstatojmë se një makinë elektrike shpenzon afro 11-herë më pak Lekë për kilometër distancë krahasuar me një makine me motor benzine dhe afro 9 herë më pak me se një makinë me motor nafte” nënvizon Enti.

Në studimin “Vlerësim mbi kuadrin rregullator dhe ligjor me qëllim përdorimin e teknologjive të reja për stacionet e ngarkimit të automjeteve elektrike, përfshirë rregullimin e tarifimit të këtij shërbimi” Enti është ndalur edhe tek kostot fillestare të blerjes së një mjeti. Për ato elektrike kostot rezultojnë më të larta por që falë subvencioneve që bëhen në botë nga qeveritë dhe kostoja e ulët mujore kthimi bëhet me shpejt sesa mjetet me djegie. Enti ka llogaritur që mesatarisht në një vit një individ të qarkullojë 10 mijë kilometra me mjet dhe në këtë hark kohor të ketë shpenzuar 1378 kilovat/orë. Në Shqipëri energjie në stacionet e karikimit ofrohet për 14 lekë çka do bënte që kostoja totale për këto 10 mijë kilometra të ishte 19 292 lekë apo 1600 lekë në muaj.

“Makinat elektrike kanë një kosto blerjeje më të lartë se makinat me djegie të brendshme, por nga ana tjetër arrin një kosto totale më të ulet se ajo e makinave tradicionale. Subvencionet janë një stimul i madh në kalimin tek një makinë elektrike, sebashku me taksat e makinës që mund të jenë të papërfillshme, siguracion dhe mirëmbajtje me çmime më të ulëta krahas makinës tradicionale. Vit pas viti, këto kosto vijojnë të jenë më të ulta krahasuar me kostot e makinave tradicionale, çka do të thotë që makinat elektrike fillojnë të paguajnë veten e tyre shumë përpara se te arrijnë fundin e jetëgjatësisë së tyre”, thuhet në dokument.

I njëjti ka analizuar se numri i mjeteve elektrike mbetet i ulët dhe po kështu edhe i stacioneve të karikimit të cilat në gjithë vendin llogariten në 42 ku më shumë se gjysma e tyre në Tiranë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Asd says:
    October 4, 2022 at 10:56 am

    Shumica e makinave ne shqiperi blihen te perdorura, dhe ky eshte avantazhi qe hedh poshte elektrike-t.

    Reply
  • Ppsh says:
    October 4, 2022 at 11:09 am

    Enti te dorzoje celsat dhe te kullose delet e mia ndersa un vij ne vendjn e tyre dhe bej nje tjeter test
    Nqs do llogarisim duhet te fillojme qe nga
    kostoja e mjetit
    jetgjatsia
    konsumi
    dhe tretja ne fund te ciklit
    Njeher qe eshte shteruar bateria a e dini sa kushton?
    Po per ta tretur sipas standartit sa kushton?
    Ose me mire me thoni nje vend ne shqiperi qe keta 30 vjet tret sipas standartit mbetje te rrezikshme si baterite
    Pervec lanes apo perrrejve te tjere si lana
    Prandaj pak me durim ne studime

    Reply
  • Phoenix says:
    October 4, 2022 at 12:04 pm

    C’fare ata nuk duan qe ju te dini per makinat Elektrike.

    1- Makinat Elektrike perdorin Bateri Lithiumi, te cilat jane jashtezakonisht te rrezikshme ne rast aksidenti apo perplasje. Keto Bateri marrin flake si baruti dhe nuk shuhen deri sa reaksioni kimik te perfundoj. Me pak fjale, dikush do te piqet i gjalle neqoftese peson nje aksident. Po nuk e besoni,provoni te shponi me nje gjilpere nje bateri celulari qe ta shikoni. Beheni diku jashte ne ambient te hapur.

    2- Kostua e zvendesimit te Baterive eshte jashtezakonisht e larte. Per nje makine normale, qe te zvendesosh baterite e konsumuara arrin nga 4-mije deri ne 8-mije Euro. Koha e konsumit te baterive varet nga perdorimi, por eshte mesatarisht 3 vite. Eshte njelloj si nje bateri celulari e cila bie me kohen e perdorimit.

    3- Distanca e udhetimit me nje karikim te plote, eshte shume e limituar. Per makinat me te mira e me te shtrenjta shkon mesatarisht ne 160 Km. Ketu nuk llogaritet temperatura. Ne temperatura nen 5 Grade celcius, kapaciteti i baterive bie ne menyre eksponenciale duke filluar nga 35% me pak nga specifikat maksimale te kapacitetit qe matet me Ah ( Amper ora ).

    4- Koha mesatare e karikimit eshte mbi 2 ore dhe kjo jo nga priza e shtepise, por nga nje pajisje karikuese e fuqishme industriale e cila lidhet me makinen per karikim. Dmth, po te la bateria apo harrove ta karikosh, bej gati karoatrecin qe te coj te karikuesi me i afert.

    5- Karikimi i makines nuk eshte falas, por me pagese. Per te karikuar nje makine 100%, pajisja karikuese harxhon shume energji elektrike. Nje biznes qe ofron kete sherbim, do paguaj fatura energjie ne fund te muajit. Per te karikuar nje makine me fuqi rreth 45 kW ( 60 kuaj fuqi ), duhen rreth 45 KWh x 3 ore = 135 KWh.

    6- Ne rast mungese energjie, krize apo kufizimesh te tjera te energjise, makina eshte e pa dobishme. Por mund ta perdorini si kafaz komod pellumbash ose kotec pulash, neqoftese deshironi.

    Reply
  • Për makinat elektrike says:
    October 4, 2022 at 1:32 pm

    Ha, ha, shqipot u hodhën në sulm! Unë kam Prius dhe Toyota më jep 10 vjet garanci për baterinë elektrike. Pra, zëvëndësohet pa paguar. Po kështu, dy vitet e para, servisi është gratis. Tani kanë dalë hibrite me karrikim elektrik, por nuk gjënden në treg, sepse kerkesa është e madhe dhe duhet t’a porosish, duke pritur një vit e gjysëm. Mos blini makina mekanike të reja, sepse do të digjeni, duke ju mbetur në dorë deri në fund. Makinat elektrike pas 10 vjetësh do të pushtojnë tregun.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 4, 2022 at 4:21 pm

    Nje pyetje Phoenix:

    A jane makinat elektrike te demshem per shendetin? Ato kane e-smog.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 4, 2022 at 7:39 pm

    Prius nuk eshte makine 100% elektrike, por eshte makine Hibride. Dmth ka motor me djegie te brendshme, i cili karikon baterite dhe nuk ka nevoje per karikues. Mund te perdoret ose me bateri ose me motor te zakonshem. Mos ti ngaterrojme gjerat. Ata duan te ndalojne motorin e zakonshem, dhe po prodhojne vetem makina pa motor me djegie te brendshme 100% Elektrike. Toyota Prius nuk eshte makine elektrike por makine hibride.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 4, 2022 at 8:09 pm

    @ Balena, nuk jam ne djeni te atij fenomenit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?