Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore iraniane: Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore iraniane: Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë
BoteLajmi i fundit

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore iraniane: Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

Published: June 17, 2025
Shpërndaje

Një uzinë për pasurimin e uraniumit, e ndërtuar nën tokë, e aftë t’iu rezistojë sulmeve me raketa pa pësuar shumë dëme: vetëm amerikanët kanë bombat e duhura për ta dëmtuar atë.

Çelësi është i mbrojtur nga “mali i shenjtë”, objekti bërthamor i Fordow-it. Është brenda këtij bunkeri gjigand që Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për pasurimin e uraniumit. Një objektiv i vështirë edhe për aviacionin izraelit, që deri tani ka qenë në gjendje vetëm të “gërvishtë” pjesën e jashtme të këtij impianti jetik.

Republika Islamike, që në ditët e para të ekzistencës së saj, ka ndjekur me kujdes gjithçka ndodhte në Lindjen e Mesme. Duke mbajtur parasysh përvojat e veta, gjithmonë të vështira, dhe ato të fqinjëve. Për tetë vjet ka luftuar me Irakun, duke përdorur edhe raketat tokë-tokë, një mjet lufte që sot është i pazëvendësueshëm. Gjatë asaj periudhe, Irani ishte dëshmitar i sulmit izraelit ndaj reaktorit bërthamor irakian të Osirakut, akti i parë i kundër-proliferimit i ndërmarrë nga Tel Avivi. Dhe e kuptoi se, nëse dëshironte të zhvillonte sektorin atomik, duhej të mendonte edhe si ta mbronte atë.

- Publicitet -

Kështu lindi plani për ndërtimin e strukturave nëntokësore, të afta për të përballuar goditje, siç është Fordow dhe, më së fundmi, Kolan Gaz, në jug të Natanzit.

Ndërtimi i “laboratorit” nisi gjatë viteve 2006-2007, ndërsa regjimi e pranoi ekzistencën e tij vetëm në vitin 2009. Zgjedhja e vendndodhjes u përcaktua nga karakteristikat e zonës malore, e përkryer për t’u përdorur si “strehë”. Sipas disa interpretimeve, ekziston edhe një aspekt simbolik: rajoni i Fordow-it ka pasur një përqindje të lartë “dëshmorësh” gjatë konfliktit me trupat e Sadam Huseinit dhe ndodhet jo shumë larg qytetit të shenjtë të Qomit, një pikë referimi për fenë shiite.

Natyrisht, ky aspekt i dytë është i parëndësishëm në krahasim me kërkesat për siguri dhe vlerën e kërkimit shkencor në një fushë strategjike. Impianti do të përbëhet nga një sërë hapësirash të mëdha, ku janë vendosur pajisjet.

Një raport i institutit britanik RUSI vlerëson se këto hapësira ndodhen në një thellësi prej 90-100 metrash – mjaftueshëm për të përballuar një sulm ajror izraelit.

Aviacioni disponon armë anti-bunker dhe ka përdorur shumë të tilla për të eliminuar drejtuesit e Hezbollah-ut që strehoheshin në galeri të ndërtuara nën ndërtesa, por nuk ka në arsenalin e tij bombat GBU-57A të zhvilluara nga Pentagoni, që mund të lëshohen vetëm nga bombarduesit B-2.

Pikërisht për këtë arsye, këto ditë vëzhgues dhe diplomatë kanë përsëritur në media: vetëm me një ndërhyrje amerikane është e mundur të dëmtohet Fordow, dhe as kjo nuk është e sigurt.

Janë formuluar disa hipoteza, duke marrë parasysh shtresat e betonit, dheut dhe materialeve të tjera të përdorura nga punëtorët për ta kthyer “qendrën” në një fortesë. Por gjithmonë me një dozë dyshimi për shkak të mungesës së të dhënave të sakta. Mbrojtja e brendshme shoqërohet nga kundërmasa përreth perimetrit, për të parandaluar sulme nga komando të huaja.

Disa muaj më parë, një rikonstruksion i publikuar në New York Times për planet e IDF-së nuk përjashtonte një ndërhyrje të forcave speciale pas një sulmi ajror, një alternativë për të kompensuar mungesën e bombave mjaftueshëm të fuqishme. Dhe një aksion i trupave elitare izraelite në Siri, në mars, me inkursionin në fabrikën e fshehtë të raketave nëntokësore në Maysaf, u interpretua nga disa si një provë gjenerale në funksion të një operacioni të mundshëm në Iran.

Është e pritshme që pasdaranët të kenë shtuar numrin e trupave për ta bërë tepër të rrezikshme çdo ndërhyrje të armikut, apo edhe një sabotim të thjeshtë, një tjetër metodë e përdorur nga Mossad për të dëmtuar Natanzin.

Por ka disa letra që mund t’i luash vetëm një here, kundërshtari mëson mësimin, edhe pse pikërisht episodet e fundit tregojnë se në Teheran dikush nuk e ka bërë deri në fund detyrën, mes gabimeve dhe nënvlerësimeve. Në rrethana si këto, informacionet mund të shërbejnë si mjegullnajë, aq më tepër në një krizë të pafundme, me skenarë të përsëritur dhe një kuadër gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Corriere della Sera

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. tio on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. Redaksia on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. Pensionisti i Porcelanit on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Info plus on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?