Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manastirliu në Laboratorin e ri në QSUT: Standardizim i rregullave për strukturat publike dhe jopublike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Manastirliu në Laboratorin e ri në QSUT: Standardizim i rregullave për strukturat publike dhe jopublike
AktualitetShoqëri

Manastirliu në Laboratorin e ri në QSUT: Standardizim i rregullave për strukturat publike dhe jopublike

Published: July 27, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër punën në Laboratorin e ri Klinik-Biokimik dhe Mikrobiologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku foli për standardizimin e protokolleve si në strukturat shëndetësore publike ashtu edhe ato jopublike, me synim për rritjen e standardit dhe cilësisë së shërbimit për qytetarët.

“Me një grup ekspertësh, kemi ngritur një grup pune për të analizuar sistemin aktual të të gjithë rregullave, normave dhe standardeve që sot aplikohen në shërbimet publike dhe jo publike, nivelin e shërbimeve në struktura të ndryshme të shërbimit shëndetësor, duke filluar nga laboratorët, njësitë vendore të kujdesit shëndetësor nga laboratorët në instutucionet e strukturave të kërkimeve tona shkencore dhe sigurisht në të gjithë spitalet tona dhe në të gjithë rrjetin ku ofrohet shërbimi i laboratorëve dhe nga ana tjetër për të vlerësuar se si sot është niveli në aspektin e shërbimeve edhe në strukturat jopublike, në raport me standardet dhe cilësinë që ato duhet të kenë, për të garantuar të njëjtin standard shërbimi laboratorik për qytetarët”, tha Manastirliu.

Shefja e Shërbimit të Laboratorit Klinik–Biokimik në QSUT, Prof. Dr. Anyla Bulo, nënvizoi se me rregulloren e re, do të përmirësohet standardi, duke siguruar një cilësi të njëjtë, si për pacientët që diagnostikohen në Shqipëri, ashtu dhe për një pacientët që diagnostikohet në një vend të Europës.

- Publicitet -

“Sot ne kemi një standard ndërkombëtar që është IZO 15 189 dhe kjo rregullore që pritet të prodhohet nga grupi i ekspertëve, do të garantojë përmirësimin e standardit dhe të gjithë rregullave të funksionimit dhe organizimit të një laboratori dhe siguron një cilësi të njëjtë, si për një pacient që diagnostikohen në Shqipëri, ashtu dhe për një pacient që diagnostikohet diku në një vend të Europës dhe jo vetëm“, tha Prof.Dr. Anyla Bulo.

Prof. Dr. Andi Koraqi, Shef i Shërbimit të Laboratorit Mikrobiologjik në QSUT, u shpreh: “Është shumë e rëndësishme që të kemi një standard për të gjithë laboratorët, si për laboratorët publikë dhe për laboratorët jopublikë, për faktin se, për momentin, zhvillimi i mjekësisë tonë është në nivel të krahasueshëm edhe me nivelet europiane; janë thuajse njësoj, kshu që edhe rezultatet që përftohen nga këto laboratorë, duhet të jenë të besueshme dhe të jenë të krahasueshme me laboratorët në botë”, tha Prof. Koraqi.

Grupi punës me ekspertë të fushës është ngritur për të vlerësuar rregulloren aktuale të laboratorëve dhe gjithashtu për të parë zhvillimin në perspektive, me standardet që duhet të plotësojnë, me akreditimin, me personelin që duhet të punojë, çertifikimi që ata duhet të kenë, në mënyrë që qytetarët të kenë garanci, që, të gjitha analizat që ata bëjnë, në strukturat publike apo jopublike, të kryhen me standardin më të lartë të cilësisë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dimri i pakënaqësisë së Evropës
  • Kur qytetet inteligjente kthehen në kërcënim
  • Kreu i SPAK dhe dy prokurorët njoftojnë akuzat, thonë se Kuvendi dhe Gjykata e Lartë hoqën mundësinë e arrestimit të Ballukut
  • Anulohet zyrtarisht projekti i dhëndrit të Trump në Beograd, nuk do ketë arbitrazh për Serbinë
  • Rama: Nëse nuk do ishte Donald Trump, askush nuk do fliste për “Flamingot”

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  2. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  4. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr
  5. henry1996 on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?