Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manastirliu: Po punojmë për përshtatjen e programeve universitare në funksion të zhvillimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Manastirliu: Po punojmë për përshtatjen e programeve universitare në funksion të zhvillimit
AktualitetShoqëri

Manastirliu: Po punojmë për përshtatjen e programeve universitare në funksion të zhvillimit

Published: December 18, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Ristrukturimi ekonomik për një zhvillim të qendrueshëm, ndikimi i turizmit në këtë proces”, organizuar nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Duke e konsideruar zhvillimin e turizmit në vendin tonë si një nga faktorët kryesore të ekonomisë, ministrja Manastirliu, tha se për mbarëvajtjen e këtij sektori, duhet t’i përgjigjemi me kapital njerëzor të kualifikuar.

“Fjala kyçe është kapitali njerëzor dhe kur flasim për zhvillimin e kapitalit njerëzor këtu roli i arsimit është  përcaktues. Dhe nuk flasim sot vetëm për universitetin, nëse nuk orientojmë këto mega-trende që në arsimin parashkollor, deri tek arsimi parauniversitar, e më tej tek ai profesional dhe universitar”, tha Ministrja Manastirliu.

- Publicitet -

Ministrja e Arsimit dhe Sportit nënvizoi se profilizimi dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve është domosdoshmëri për t’ju përgjigjur kërkesave të zhvillimit ekonomik.

“MAS është duke punuar ngushtësisht me universitetet për një ofertë të re akademike, për t’i profilizuar universitetet tona dhe për t’i dhënë mundësinë që programet e studimit të mundet që të përshtaten, të riorganizohen dhe të ristrukturohen, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të rajoneve. Kemi filluar një projekt me Universitetin e Korçës me zhvillim- profilizimin e tij, duke orientuar programet drejt atyre programeve që kërkon tregu i punës dhe gjithashtu të vijojmë me një strategji agresive ndërkombëtarizimi”,- tha ministrja Manastirliu.

Manastirliu e ka konsideruar me rëndësi edhe orientimin e hershëm të nxënësve drejt arsimit profesional, si rruga më e mirë për punë të sigurt dhe përgjigjes me kapital të kualifikuar njerëzor gjithë këtij zhvillimi të turizmit.

Konferenca Ndërkombëtare ‘Ritrukturimi ekonomik për një zhvillim të qendrueshëm, ndikimi i turizmit në këtë proces”  është mbajtur për 2 ditë, me pjesëmarrjen e profesorëve, doktorantëve të Fakultetit të Ekonomisë, kërkues shkencor nga universitete të tjera për të folur rreth nevojës për ristrukturim, rregullim të ekonomisë në sektorë të ndryshëm me qëllim informimin dhe orientimin për të kthyer boom-in në turizëm, në një fenomen me përfitime afatgjata.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë
  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?