Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja e grurit, Erdogan: Shmangëm urinë për miliona njerëz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Marrëveshja e grurit, Erdogan: Shmangëm urinë për miliona njerëz
AktualitetBote

Marrëveshja e grurit, Erdogan: Shmangëm urinë për miliona njerëz

Published: July 22, 2022
Shpërndaje

Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen që do të lejojë eksportin e grurit nga portet në Detin e Zi. Marrëveshja u firmos nga delegacionet e të dy vendeve në Stamboll këtë të premte, pas muajsh negociata të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas marrëveshjes, Ukraina do të rifillojë të eksportojë grurin, diçka që deri tani nuk ishte lejuar ta bënte nga ushtria ruse, që ka pushtuar vendin prej datës 24 shkurt. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 20 milionë tonë grurë kishin mbetur të bllokuara në Ukrainë, ndërkohë që sezoni i korrjeve është në pikun e tij.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se marrëveshja do të shmangë rrezikun e urisë. “Miliona njerëz do të lehtësohen nga rreziku i urisë”, tha Erdogan. “Në ditët e ardhshme, do të nisë edhe kalimi i anijeve dhe shumë shtete do të mund të marrin frymë lirisht”.

- Publicitet -

Detajet e marrëveshjes

Anijet do të mund të kalojnë përmes një korridori të sigurt, për të cilin është rënë dakord. Ato më pas do të kalojnë në Bosfor për të arritur në tregjet botërore.

Anijet do të monitorohen nga një Qendër e Përbashkët Koordinimi, e ngritur me përfaqësues të Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së.

Anijet do të inspektohen para se të mbërrijnë në Ukrainë nga zyrtarë ukrainas, rusë, turq dhe të OKB-së, për t’u siguruar që nuk kanë armë.

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mos sulmojnë anijet që identifikohen si pjesë e kësaj nisme të përbashkët.

Lundrimet do të koordinohen me përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare Detare.

Marrëveshja është e vlefshme për 120 ditë nga data e nënshkrimit dhe mund të zgjatet për po kaq ditë, nëse asnjë nga palët nuk deklaron se dëshiron ta ndërpresë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben says:
    July 22, 2022 at 9:01 pm

    Përpara Sulltan Erdoan

    Je shpresë për popullin

    Gjithë Shqipëtarët janë me ty

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria vuan në “Air Albania”, na shpëton një penallti në minutën e fundit
  • “Mos u fut në mes të turmës për të provokuar” – Përplasje mes Berishës dhe flamingove më 8 tetor?
  • Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
  • 07 tetor 2026
  • Kanë mbetur 20 minuta për Presidentin, Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet në Ligjin për Specialen

Komentet e Fundit

  1. Flamur on “Çfarë thotë njëri, nuk thotë tjetri…” Rënia e besimit te mjeku dhe Inteligjenca Artificiale
  2. E kam hequr në kurriz on “Çfarë thotë njëri, nuk thotë tjetri…” Rënia e besimit te mjeku dhe Inteligjenca Artificiale
  3. Vlora 97 on “Çfarë thotë njëri, nuk thotë tjetri…” Rënia e besimit te mjeku dhe Inteligjenca Artificiale
  4. Pensionist on “Çfarë thotë njëri, nuk thotë tjetri…” Rënia e besimit te mjeku dhe Inteligjenca Artificiale
  5. K R on “Çfarë thotë njëri, nuk thotë tjetri…” Rënia e besimit te mjeku dhe Inteligjenca Artificiale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?