Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mary Camaj promovon identitetin e saj kombëtar përmes xhubletës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Mary Camaj promovon identitetin e saj kombëtar përmes xhubletës
KurioziteteLajmi i fundit

Mary Camaj promovon identitetin e saj kombëtar përmes xhubletës

Published: August 14, 2024
Shpërndaje

Në manifestimin kulturor “Logu i Bjeshkëve”, mbajtur në skajin më verior të Shqipërisë, në Kelmend, mes dhjetëra vajzave të veshura me xhubletën tradicionale të Malësisë ishte edhe vajza shqiptaro-amerikane Mary Camaj. E lindur në New York nga prindër emigrantë nga Hoti dhe Kastrati i Malësisë së Madhe, Mary kërkon të njohë dhe ruaj rrënjët e saj shqiptare, nga Malësia e Madhe, një zonë kjo me tradita të shumta kulturore dhe atdhetare. Mes shumë vlerësimeve, në “Logun e Bjeshkëve” ajo u nderua me çmimin “Miss Xhubleta”, çmim të cilin ajo thotë se ja kushton të gjitha vajzave dhe grave, të cilat, duke ruajtur identitetin e tyre kombëtar, e veshën xhubletën gjatë rrugëtimeve të tyre nëpër botë.

“Kudo që jam në Botë, Malësinë e kam në zemër. Xhubleta është thesari jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë shqiptarisë. Kështu që, jam shumë krenare që erdha këtu sot. Te gjitha femrat, kudo në botë, të cilat kanë veshur xhubletën, sot unë jam duke e veshur xhubletën për ata”.

Pjesëmarrëse e disa grupeve kulturore të shqiptarëve në Amerikë, Mary u bë e njohur edhe në Shqipëri për paraqitjen e saj me xhubletë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Kolombias, për të cilën ajo thotë se mori shumë mbështetje përmes rrjeteve sociale nga bashkëkombasit e saj, gjë që e ka bërë krenare për rrënjët e saj shqiptare.

- Publicitet -

“E bëra për të plotësuar një ëndërr që e kam pasur. Që në momentin që u pranova në universitet e dija që, kurdo që të diplomohem, do të veshi xhubletën e vajzërisë që e kam në shtëpi. Por, kur erdha këtu në Shqipëri, edhe përmes rrjeteve sociale, kam marrë vlerësim. Unë e them gjithmonë se nuk ka vlerësim më të madh se një vlerësim prej një shqiptari tjetër. Kështu që, të tanë jemi bashkë, të tanë jemi një. Jam shumë mirënjohëse dhe krenare dhe shpresoj që çfarëdo që të bëj unë në jetë të sjell krenari këtu, në tokën amë”.

E vetëdijshme për identitetin e saj kulturor, Camaj vlerëson, përmes manifestimit “Logu i Bjeshkëve”, trashëgiminë e pasur kulturore të Kelmendit dhe Malësisë së Madhe dhe fton bashkëmoshatarët e saj në diasporë që të vijnë dhe të marrin pjesë.

“Nuk ka gjë më të bukur sesa “Logu i Bjeshkëve” për Malësinë dhe, shpresoj që për çdo vit të bëhet edhe më mire. Dhe shpresoj që, sa më shumë vajza, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe diaspora, të vijnë dhe të marrin pjesë”.

E ndaluar gjatë periudhës së regjimit komunist, veshja më e hershme e shqiptarëve, xhubleta, është rishfaqur vitet e fundit duke tërhequr admirimin dhe vëmendjen e studiuesve dhe publikut për madhështinë, larminë e motiveve dhe mjeshtërinë punimit, duke u përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  • “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
  • VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  • Ahmetaj publikon emrin dhe pjesë nga një audiopërgjim i rëndë: Koncepti KAYO, skema e tjetërsimit masiv të pasurisë publike
  • Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?