Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MAS nxjerr udhëzimin për Vjeshtën, ja datat kur do të zhvillohen provimet e Lirimit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > MAS nxjerr udhëzimin për Vjeshtën, ja datat kur do të zhvillohen provimet e Lirimit!
KryesoreShoqëri

MAS nxjerr udhëzimin për Vjeshtën, ja datat kur do të zhvillohen provimet e Lirimit!

Published: August 4, 2023
Shpërndaje

 

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcaktuar tashmë  datat në të cilat do të zhvillohen provimet e vjeshtës për klasat e 9-ta.

- Publicitet -

Në udhëzimin e miratuar një ditë më parë, MAS bën me dije se për sezonin e vjeshtës provimet e lirimit do të zhvillohen ndërmjet datave 22 dhe 31 gusht.

Konkretisht provimi i gjuhës shqipe do të zhvillohet në datën 22 gusht.

Gjashtë ditë më pas, përkatësisht në datën 28 gusht do të zhvillohet provimi i matematikës, ndërsa testi i fundit do të jetë ai i gjuhës së huaj që do të zhvillohet në datën 31 gusht.

Sa i takon testit të gjuhës së huaj, lëndët që do të jepen si provim i detyruar edhe në sezonin e vjeshtës janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2. Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në po në nivelin gjuhësor A2.

Krahas tre provimeve të përmendura më lart, nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare. Ky provim për nxënësit e pakicave kombëtare është planifikuar të zhvillohet në datën 4 shtator. Me përfundimin e provimeve dhe marrjen e rezultateve kaluese nxënësit do të mund të vijojnë më tej me regjistrimin për ndjekjen e studimeve të shkollës së mesme.

Procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë do të jenë të njëjta si ato të aplikuara në sezonin e qershorit. Çdo provim kombëtar i arsimit bazë fillon në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.

Nxënësit me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat e zakonshme, do t’i zhvillojnë provimet kombëtare, bazuar në planin edukativ individual me të cilin punojnë në përshtatje me veçoritë e tyre. Drejtoria e institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, e tërheq testin në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit Brail.

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Komentet e Fundit

  1. Roza on Një prej tyre…
  2. Vlora 97 on Një prej tyre…
  3. Shurrel thonjpapreri on Një prej tyre…
  4. Vali on Një prej tyre…
  5. Gani USA on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?