Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maskarai mediatik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Maskarai mediatik
opinion

Maskarai mediatik

Published: October 28, 2024
Shpërndaje

Nga Viktor Malaj

Prej gati tre dhjetëvjeçarësh po bëhen përpjekje vigane, të përditshme dhe të pamoralshme për të bindur shqiptarët, si për shumëçka tjetër, se media (e shkruar dhe vizive) është pushtet i katërt, që s’varet nga pushtetet politike, nuk iu shërben atyre dhe, akoma më rrejshëm, se është shpëtimtari i popujve nga pushteti i zgjedhur prej vetë popullit. Pra, një pushtet i zgjedhur dhe ngritur nga një grusht individësh dhe për t’i shërbyer privatit qenka shpëtimtari i popullit nga pushteti i votuar prej shumicës së popullit.

Që media është e rëndësishme në aspektin kulturor, informues dhe demokratik kjo s’ka dyshim, por të përpiqesh ta paraqesësh atë si diçka jashtë shoqërisë, jashtë politikës dhe jashtë natyrës dhe interesave njerëzore kjo është sa e pavërtetë, aq edhe e padrejtë. Publicisti, qoftë botues, qoftë mendimshkrues a mendimdhënës është, para së gjithash, njeri dhe qytetar si gjithë të tjerët, si mësuesi, punëtori, bujku, polici, biznesmeni, filozofi apo shkencëtari dhe si i tillë, diku më shumë e diku më pak, është bartës dhe shfaqës i veseve dhe virtyteve njerëzore.

- Publicitet -

Në dallim nga shumica e popullsisë personi mediatik karakterizohet nga dy anë: mendimet, idetë, prirjet, interesat, veset dhe virtytet e veta i bën publike, diku hapur dhe diku të nënkuptuar dhe, ana tjetër, veprimtaria e tij publicistike ka ndikim tek shoqëria. Ky ndikim, diku më i madh e diku më i vogël, mund të jetë për mirë ose për keq.

Shkurt, publicistika dhe media janë në një masë të madhe opinionformuesit e shoqërisë dhe në jo pak raste udhërrëfyesit e saj. Personi mediatik bëhet kështu një mësues i shoqërisë dhe, në varësi të kulturës që zotëron dhe në veçanti në varësi të moralit dhe personalitetit të vet, e ndihmon ose e pengon përparimin shoqëror.

Në Shqipëri, ashtu si kudo tjetër, ka një numër jo të vogël personash mediatikë që, me aq sa dinë dhe aq sa munden, me përkushtimin e tyre kanë ndihmuar dhe ndihmojnë në ndriçimin e dukurive shoqërore, kulturore dhe politike.

Në aspektin politik, shërbimi i medias ndaj shoqërisë duhet të shprehet në zbulimin e të metave, gabimeve, fajeve dhe krimeve të klasës politike, të atyre që janë në pushtet, atyre që duan  të vinë në pushtet (opozitës), atyre që kanë qenë ose jo dikur në pushtet dhe që synojnë e luftojnë të marrin sa më parë pushtetin.

Krahas këtij grupi jo të vogël, si në fushat e tjera të veprimtarisë shoqërore edhe në media punon edhe maskarai mediatik. Në dallim nga gazetari apo opinionisti i zakonshëm i cili mund të japë dhe shprehë edhe mendime apo ide të gabuara, por me idealizëm dhe përkushtim e kritikon politikanin dhe sidomos politikanin qeverisës, maskarai mediatik ka disa veçori të tjera: ai është i kudondodhur dhe kurdondodhur; vrapon nga njëra studio televizive tek tjetra, flet me fjalë të zgjedhura për të bërë përshtypje se është i ditur, hiqet si idealist ndërsa është arrivist; flet në emër të shoqërisë megjithëse nuk përfaqëson as familjen e vet; shfaqet si luftëtar i parimeve, por është gjuetar përfitimesh; hiqet si i përmalluar për popullin dhe vajton “mjerimin” e shoqërisë, ndërsa në të vërtetë shtyhet nga interesat e veta; bën sikur e gjykon qeverisjen nga prizmi i interesave popullore, ndërkohë që hallin e ka tek plotësimi apo mosplotësimi i kërkesave të veta në raport me pushtetin e radhës; përfytyrimet dhe sajesat e veta i paraqet si realitete të qenësishme, gjithnjë në raport me kënaqësinë apo pakënaqësinë që ka ai vetë me realitetin shoqëror dhe politik; njerëzve iu duket i ditur (meqë thirret e shfaqet aty-këtu), hiqet si i paanshëm, shpif e fyen të tjerët, por nëse i kundërvihesh fillon e mbrohet me gjoja “dhunimin” që po i bëhet shtypit dhe fjalës së lirë; ia lejon vetes ato që ua ndalon të tjerëve; çdo investim qeveritar e shpall si aktin më të madh korruptiv pa dhënë argumente financiare apo prova të hulumtuara; në shoqërinë shqiptare nuk sheh asgjë të mirë përveçse krime; hiqet sikur merakoset se po ikin shqiptarët nga vendi por, në anën tjetër, me pesimizmin që mbjell dhe me përshkrimet e errëta që i bën gjendjes, e nxit përditë largimin e njerëzve nga Shqipëria; botën perëndimore e paraqet si një parajsë, pa kurrfarë të metash e padrejtësish, si vend që pret krahëhapur çdo fatlum që e mësyn; mallkon oligarkët, por ëndërron të bëhet vetë i tillë; nuk lë gjë pa thënë për drogën, por vajton humbjen e pagës që merrte nga institucioni i ngritur dhe mbajtur me paratë e drogës; kërkon ndryshimin e gjendjes dhe raporteve ekzistuese politike me çdo mjet, kur kjo gjendje nuk i shërben atij dhe për këtë është i gatshëm të mashtrojë, nxisë dhe keqpërdor popullin duke e yshtur atë në sjellje dhe veprime të paligjshme, antidemokratike etj.

Tek maskarai mediatik mos kërkoni të gjeni urtësi, drejtësi, burrëri dhe përkorë. Tek ky tipi nuk gjeni dot asnjë nga këto virtyte të përcaktuara prej shekujsh si themelore. Duke qenë i zhveshur nga virtytet maskarai mediatik nuk do t’ia dijë as për të vërtetën dhe as për faktet. Ai i anashkalon faktet ose i shtrembëron dhe i keqinterpreton ato në shërbim të qëllimit të tij.

Maskarai i sotëm mediatik është një qytetar normal që duhet respektuar kur kritikon qeverisjen dhe, madje, edhe kur kërkon zëvendësimin e qeverisjes aktuale me një tjetër më të mirë, por ai shndërrohet nga qytetar dhe publicist i dobishëm në maskara i dëmshëm dhe i rrezikshëm kur ndërrimin e qeverisjes e kërkon dhe e nxit të arrihet me mjete antidemokratike, qeverisjen ekzistuese kërkon ta zëvendësojë me një tjetër akoma më të keqe, mjafton t’i qetësohen instinktet dhe të shpresojë në realizimin e synimeve vetjake.

Qeverisja e sotme e Shqipërisë ka mjaft të meta, gabime e mosrealizime dhe përmirësimi i saj apo zëvendësimi me një tjetër më të mirë është kërkesë legjitime dhe e pakritikueshme, por kjo duhet bërë nëpërmjet bindjes së popullsisë me të vërtetën dhe jo me trullosjen që sjellin mashtrimet, sajimet dhe keqinformimet.

Maskarai mediatik nuk do t’ia dijë as për të vërtetën dhe as për parimet e funksionimit politik e demokratik të shoqërisë.

Opinionisti makara këshillon anormalitetin dhe e bën këtë në emër të “demokracisë” dhe “interesave” të popullit. Atij nuk i interesojnë as mendimet e shumicës së popullsisë, madje kërkon t’i përmbysë ato me rrugë të paligjshme dhe antidemokratike.

Në vend që t’iu ndryshojë shtetasve mendimet, gjykimet dhe vendimet nëpërmjet arsyetimit, maskarai mediatik kërkon t’iu imponohet me rrugë e mjete antiligjore dhe antidemokratike, duke u përpjekur të zhvlerësojë vullnetin e shumicës.

Për të, media nuk është mision por një lloj biznesi i ngjashëm me atë të importimit dhe shitjes së ilaçeve të skaduara apo i miellit të ndaluar nga Serbia. Koncepti i tij për shtetin dhe parimet demokratike është i ngjashëm me mentalitetin dhe moralin e kaçakëve që dikur sulmonin dhe grabisnin karvanet që shkonin në rrugën e tyre, madje edhe në katundin ku ka lindur ai.

Nëse e pyet maskarain mediatik se me cilin mendon ta zëvendësosh qeverisjen dhe qeverisësin aktual ai ose hesht ose thotë se me cilindo tjetër vetëm ky të mos jetë. Ai nuk do t’ia dijë se ata që presin, pretendojnë dhe kërkojnë të zëvendësojnë qeverisjen aktuale janë një tufë njerëzish të stërsprovuar dhe të stërdështuar e të diskredituar. Të diskredituar jo thjesht për shkak të mosarritjeve qeverisëse dhe mosmbajtjes së premtimeve, por për shkak të mungesës alarmante të vlerave të tyre morale dhe për shkak të abuzimeve dhe keqpërdorimeve të pushtetit.

Maskarain mediatik nuk e shqetëson fati i shoqërisë shqiptare, por e ardhmja e interesave vetjake, përndryshe nuk do të kërkonte rikthimin në pushtet të disa individëve politikë që në të shkuarën kanë kryer krime, madje “krime të tmerrshme” (i cilësoi një ambasador i huaj) dhe nuk janë ndëshkuar pasi i ka mbrojtur pushteti i tyre që kishte kapur për fyti sistemin e drejtësisë. Tani që ndëshkohen maskarai mediatik nuk është dakord “me procedurën”.

Maskarai mediatik, ashtu si të ngjashmit e tij, e ka të qartë se vendit nuk mund t’i vijë kurrfarë ndryshimi për mirë, nëse në krye e drejtim të tij vijnë të njëjtit njerëz, i njëjti moral e mendësi, nëse kthehet berishizmi, të cilin shqiptarët e kanë refuzuar masivisht me votë dhe me revoltë.

Pra, edhe pse e di shumë mirë se të njëjtat faje e krime do të mund të përsëriteshin, ndoshta në forma edhe më vulgare dhe të dëmshme,  kjo nuk e pengon maskarain mediatik t’i këshillojë këta pasardhës që të rikthehen në pushtet edhe me mjete të paligjshme që do të thotë në rrugë antidemokratike.

Interesi popullor s’ka fare rëndësi për të, ai shërben vetëm si shark për të fshehur mllefin prej nga i buron energjia për të qenë maskara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?
  • Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  • Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme
  • Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  2. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  3. E on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. E on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?