Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MATURA 2023: Publikohen rezultatet e Gjuhë-Letërsisë, 440 mbetës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > MATURA 2023: Publikohen rezultatet e Gjuhë-Letërsisë, 440 mbetës
KryesoreShoqëri

MATURA 2023: Publikohen rezultatet e Gjuhë-Letërsisë, 440 mbetës

Published: June 18, 2023
Shpërndaje

Ministria e Arsimit ka publikuar notat për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën 2023. Këtë vit, 440 nxënës kanë rezultuar mbetës ndërsa vetëm 15 kanë mundur të marrin notën 10.

30 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, ndërsa ditën e  nesërme më 19 qershor, maturantët do të kryejnë provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje.Nota mesatare e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është 7.34. Në fakt, ky bilanc rezulton në rritje krahasuar me vitin e mëparshme. Vitin e kaluar, vetëm 2 maturantë mundën të merrnin notën 10 ndërsa ishin 1911 mbetës.  Këtë vit janë testuar në të gjithë Shqipërinë 30 mijë maturantë ndërsa vitin e kaluar 33 mijë nxënës.

As këtë vit nuk mungoi hedhja e tezës online, jo vetëm në provimin e Gjuhës Shqipe por në të gjitha provimet. Megjithatë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se kjo gjë nuk e cenon procesin. Ajo shtoi se është e njëjta dorë që i publikon tezat dhe po punohet për gjetjen e tij/tyre.

Pak ditë më parë janë publikuar edhe rezultatet e anglishtes, që mesa duket është pika e fortë për maturantët. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00,  ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.

Në vijim, maturantët priten që të njihen me notat e provimit të matematikës dhe të lëndës me zgjedhje, të cilin do e kryejnë ditën e nesërme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Videoja intime në rrjet, reagon zv. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës
  • Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  • E rëndë në Kosovë, 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë
  • Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës
  • “Votoni për Bibin si kryeministër”, Trump mbështet Netanyahun para zgjedhjeve të 27 tetorit

Komentet e Fundit

  1. Enveri nga Ferri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Simon Dervishi on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Gjergj on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  4. Përmetari on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?