Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mazhoranca ndryshoi rregulloren e Kuvendit për të ndëshkuar opozitën, Kushtetuesja shfuqizon disa nga nenet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mazhoranca ndryshoi rregulloren e Kuvendit për të ndëshkuar opozitën, Kushtetuesja shfuqizon disa nga nenet
Lajmi i funditPolitike

Mazhoranca ndryshoi rregulloren e Kuvendit për të ndëshkuar opozitën, Kushtetuesja shfuqizon disa nga nenet

Published: June 20, 2024
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka pranuar sot pjesërisht kërkesën për rregulloren e re të Kuvendit që u miratua nga mazhoranca.

Kushtetuesja mori në shqyrtim çështjen me objekt shfuqizimin e dispozitave të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, e ndryshuar me vendimin nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë.

Kështu gjykata ka rrëzuar pikën kur deputetët përjashtohen me 30 ditë kur ushtrojnë dhunë ndaj deputetëve të tjerë, dhe mbetet në fuqi me 10 ditë.

- Publicitet -

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot, më 19.06.2024, mori në shqyrtim çështjen me objekt shfuqizimin e dispozitave të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, e ndryshuar me vendimin nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjykata mori fillimisht në shqyrtim çështjen e juridiksionit të saj për shqyrtimin e dispozitave objekt kërkese. Në këtë drejtim Gjykata nuk vuri në diskutim parimin e autonomisë rregullatore të Kuvendit, duke njohur edhe të drejtën kushtetuese të këtij të fundit për të përcaktuar rregullat në kuadër të parimit të funksionalitetit të tij.

Megjithatë, duke qenë se pretendimet e parashtruara nga kërkuesi, në thelb, kanë të bëjnë jo vetëm me të drejtat e deputetit si individ, por me ushtrimin e funksionit të tij si përfaqësues i popullit, Gjykata, me nismën e saj, vlerësoi ta shohë çështjen në drejtim të respektimit të parimit të demokracisë përfaqësuese, sipas nenit 2 të Kushtetutës, që parashikon ushtrimin e sovranitetit të popullit përmes përfaqësuesve të tij, si dhe parimit të proporcionalitetit, në drejtim të përshtatshmërisë dhe ashpërsisë së masave disiplinore, dhe, për këtë shkak, arriti në përfundimin, njëzëri, se ajo ka juridiksion për shqyrtimin e çështjes konkrete në kuptim të ruajtjes së parimeve dhe vlerave kushtetuese, mbrojtja e të cilave është funksioni kryesor i kësaj Gjykate.

Në lidhje me themelin e çështjes Gjykata vlerësoi të shqyrtojë vetëm përmbajtjen e atyre dispozitave të kundërshtuara të Rregullores së Kuvendit, të cilat, për shkak të përmbajtjes së tyre, mund të cenonin parimin e demokracisë përfaqësuese dhe nuk përbënin rregullime të asaj natyre, të cilat mbeten brenda autonomisë rregullatore të Kuvendit.

Në përfundim, Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës, duke shfuqizuar dispozitat e mëposhtme të Rregullores së Kuvendit:

Njëzëri, nenin 65/1, pika 6, shkronja “a”, me përmbajtje: “kur deputeti përdor dhunë ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave, të Gardës së Republikës ose punonjësve të medieve”, për shkak të paqartësisë së kësaj norme, e cila mund të çojë në arbitraritet në zbatimin e saj, pasi për të njëjtat shkaqe (dhuna ndaj deputetëve) është parashikuar nga i njëjti nen edhe masa displinore me 10 ditë përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare.

Njëzëri, nenin 65/1, pika 7, shkronjat “b” dhe “c”.

Në lidhje me shkronjën “b” të pikës 7 të nenit 65/1, me përmbajtje: “kur deputeti kryen veprime/sjellje që dyshohet se përmbajnë elemente të veprës penale, të parashikuara në Kodin Penal”, Gjykata vlerësoi se ai mbart paqartësi në formulim në lidhje me dyshimin për elemente të veprës penale.

Në lidhje me shkronjën “c” të pikës 7 të nenit 65/1, me përmbajtje “kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6”, Gjykata vlerësoi se masa është joproporcionale në drejtim të përshtatshmërisë dhe ashpërsisë së saj.

Me shumicë votash, nenin 65/1, pika 9, me përmbajtje: “Gjatë periudhës së zbatimit të masës disiplinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryejë dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.”, pasi ai përbën një masë të re disiplinore në kontradiktë me vetë titullin e këtij neni “Masa e përjashtimit nga komisionet dhe seanca plenare”, duke parashikuar shtrirjen e masës edhe në veprimtari të tjera parlamentare, të cilat parashikohen të listuara në nenin 40 të Rregullores së Kuvendit.

Për sa u përket dispozitave të tjera të kundërshtuara nga kërkuesi, Gjykata vlerësoi se ai nuk solli argumente kushtetuese në drejtim të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese, ndaj vendosi rrëzimin e kërkesës për atë pjesë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shteti Ligjor! says:
    June 20, 2024 at 9:32 am

    Në shkrim thuhet që deputeti është “përfaqsues i popullit”, por kur ky pérfaqsues përdor dhunën në Kuvend duhet dënuar me 10 ditë dhe jo 30 ditë! Përfaqsuesi i Popullit nuk ka për detyrë që të jetë “boksier”, por me anë të argumentave të mbrojë interesat e atyre që e kanë votuar. Shteti Ligjor nuk pranon forma të shëmtuara huliganësh në Kuvend. Për këtë arsye këto masa të zbutura janë veprime politike dhe jo juridike. Kështu ndodh kur antarët e Gjykatës Kushtetuese caktohen nga Meta dhe janë të politizuar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?