Profesori i njohur Aleko Miho me disa kolegë dhe studentë të Universitetit të Tiranës po kryejnë një studim në lagunat e Lezhës
“Me këtë rast dua të ndaj me ju, veçanërisht me palët e interesuara për zonën e Lezhës se ne mbetëm shumë të tronditur nga gjendja e mjeruar e lagunës së Merxhanit në zonën e Shëngjinit” – thotë profesor Miho.
Ai shron se ky ekosistem shfaqet tepër i dëmtuar, i ngarkuar me lëndë organike në dekompozim, ku era e rëndë sundon kudo.
Në mikroskop ai shfaqet i prekur rëndë nga ciano-bakteret, të cilat nuk janë aspak të shëndetshme për peshqit, shpendët ujorë, por dhe për vetë njeriun.
Edhe peshkatarët pohojnë se peshkimi ka rënë ndjeshëm, nga 800 kunjtal peshk në vit, në më pak se 100 kunjtal sot!
Mendoj se kjo gjendje nuk mundet të mos ndikojë edhe në cilësinë e plazhit të Shëngjinit aty pranë – shton profesori.
Në kontrollet e vitit 1993 dhe 1996, Merxhani shfaqej si ekosistem shumë i shëndetshëm i ushqyer mirë nga ujërat e deltës së Drinit.
Pa folur që deri në vitet 1960-të lagunat Lezhës kanë qënë krenaria ekologjike, por dhe e gjuetisë, në gjithë rajonin mesdhetar, ku Vaini me Merxhanin pranë dallonte ndër të tjerat me kolonitë e shumta të karabullakëve.
“Unë mendoj se kjo katastrofë ekologjike sot në Merxhan është pasojë e drejtëpërdrejtë e turizmit të zhvilluar kuturu dhe ndërtimeve pa kriter, pa ditur se ku shkojnë fekalet e tyre dhe gjithë mbeturinat e tjera që këto shërbime prodhojnë – thotë profesori i shqetësuar.
o.p. / dita

ku ka skiptar ka vetem ndotje dhe fekale kudo qe nga deti, lumi deri ne majen e malit tomorr ku theren bageti per turqit dhe zorret hidhen neper ferra.
Or ti shoq!Kjo bota ketu para ekranit qe jetoj une me edvinin me thote qe komunikimi do behet vetem me Chat GDP,me Video Line,,Ti me thua mua tani qe hotelet e malokeve te Lezhes e derdhin mender mutin neper kenete,.Po peshqit nuk hane mut? Po sikur nuk shkojne keto realitete.Pushteti Vendor ne Lezhe do zere dajakun katundarce tani.Jo ti,e zbraz mutin ne kenete,fshehur!Jooooo! Duhet me Videokonference,.Podcast,si ben kryeministri
Sa e paskan dashur Italianet kete vend?! Ndertuan nje bulevard 50 m te gjjere rrethuar me Ndertesa klasike,si qytet Mbreti,.po ta kishin bere shqiptaret,do te benin nje dhiare per gomare dhe qerre me balte dhe bajga,me mure qerpici shtremba shtremba.
Erdhi romani,konti ciano ndertoi nje vile 1 kateshe ne truall te kenetes per gjueti Elitare.Aq ishte kapaciteti i asaj kenete.
Aty shkonin edhe Memeti me Kadriun,shanin fashizmin dhe lavderonin Konakun,,Me shume shkonte ay manjaku mallakstres,zv.ministri Ficorri qe palloste rosat,patat kamariere dhe temen e Gjysepins,qe i ka ngjajtur fare se eshte shume agresive.
Sa e moren shqiptaret maloko-fshataret demokratike te cliruar nga frika organizates baze,,e mbushen keneten e Lezhes ,reren e Shengjinit me Karabina 20 kateshe si kullat e Jemenit,qe e dhjene mender edhe keneten edhe plazhin,edhe detin.
Nuk i kuptoj kta komentus qe flasin me urrejtie kunder vendit te tyre , kjo vjen nga edukata familjare e para , e dyta , kur urreni kaq shum kte vend , thyeni qafen ne greqi apo itali e mos hajdeni kurr me ne kte vend , keshtu do jeni me te lumtur , por edhe ne shqiptarve nuk na çani trapin me vrerin tuaj , ju nuk jeni shqiptar por shqipfoles qe keni lindur aksidentalisht ne kte vend , njerez qe urrejn vendin e te parve te vet , ç’esht me e forta se pretendojn ti doj Italiani dhe Greku kta njerez pa dinjitet e shtyll kurrizore .
Pershendetje te nderuar lexues! Me vjen mire qe Gazeta Dita i rimerr mendimet e mia shkruar vite me pare (2019) per gjendjen e Kune-Vainit. Mendoj qe ne gjithe keta vite gjendja nuk eshte permiresuar ne mos perkeqesuar. Por nese dikush kerkon te dije me shume, ketu eshte gjithe materiali i studimit, i hostuar ne faqen tone te FShN, UT: https://fshn.edu.al/Info/ku-va-2022
https://www.mjedisisot.info/articles.php?id=320
https://www.facebook.com/share/p/fXiPRvfPyHeDheiV/?