Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Flamuri i jashtëzakonshëm i Arbnorës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Flamuri i jashtëzakonshëm i Arbnorës
AktualitetLifestyle

FOTO: Flamuri i jashtëzakonshëm i Arbnorës

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Flamuri shqiptar i krijuar me origami pritet të konfirmohet nga Guinness si më i madhi në botë i krijuar ndonjëherë.

Arbnora Fejza-Idrizi nga Kosova i ka bërë Shqipërisë një dhuratë në Ditën e Pavarësisë. Ajo ka krijuar Flamurin e Shqipërisë 1300 metra katrorë, me 120 mijë pjesë letre, 1 milion e 200 mijë palosje letrash, ku secila letër ka 10 palosje më vete.

- Publicitet -

Flamurin prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale, Arbnore Fejza-Idrizi thotë për Anadolu Agency se e bëri me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa pjesën tjetër ajo e bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.

“Ka qenë një punë shumë e vështirë, meqenëse kësaj radhe kam zgjedhur një metodë më të vështirë të punës. Pjesa e letrës ka qenë piramidale, ku për secilën letër nevojiteshin dhjetë palosje”, thekson Fejza-Idrizi, e cila thotë se për gjithë punimin u desh 1 muaj për të filluar me përgatitjet me palosjen e letrës dhe është një nga projektet më të vështira që ka realizuar dhe projekti që i ka marrë më shumë kohë ku për përfundimin e projektit u deshën gjithsej katër ditë punë.

“Puna ka zgjatur prej orës 10 deri në orën 6 të mbrëmjes, ku e kemi bërë edhe shtrirjen komplet të mozaikut. Ky mozaik është më i madh se mozaiku i kaluar”, thekson ajo.

Vështirësia më e madhe ka qenë kur kanë bërë matjet e para për të bërë shqiponjën dhe për të kombinuar masat por përveç këtyre, puna ka shkuar siç është planifikuar.

“Punimin e shqiponjës e kam bërë vetë me 2-3 persona sepse kam pasur frikë tua besoj punën të tjerëve duke qenë se donte shumë kujdes. Ndërsa natën finale me të gjithë stafin kemi bërë përmbylljen e gjithë punës”, thotë Fejza-Idrizi.

Flamuri do të qëndrojë deri më 29 nëntor në një sallë sporti në Skënderaj, ku Fejza-Idrizi thotë se emocionet më të mëdha i ka ndjerë kur ka përfunduar punën dhe është ngjitur mbi palestër e “kam parë se çdo gjë është perfekt ashtu siç duhet të jetë. Prej vitesh kam dashur të bëj diçka për Shqipërinë”.

“Ky është ndoshta projekti të cilin e kam punuar më me dashuri, meqenëse me këtë flamur jemi rritur. Duke parë sakrificat e popullit tonë ndër vite, ndër shekuj dhe ndër dekada që për këtë flamur kanë dhënë shumë, jam shumë krenare që kam arritur të bëj diçka për vendin tim që ta prezantoj përtej kufijve dhe njëkohësisht të certifikohet si rekord botëror. Edhe gjatë procesit të punës kam qenë me emocione dhe shumë e lumtur”, theksoi ajo.

Ajo thotë se tani po pret nga zyrtarët e Guinness që të konfirmojnë rekordin, ku javën tjetër mund të marrë lajmin e mirë se dhe një herë tjetër, ajo është pjesë e rekordeve Guinness.

Me artin e letrës origami, Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash. Për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metrash dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kurse për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë në 2021 me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej 1 mijë e 216 metrash katrorë.

Arti origami ka lindur në Japoni, ndërsa nga ana kuptimore, “ori” do të thotë palosje dhe “gami” letër. Qëllimi i këtij arti është që të transformohet një fletë e sheshtë katrore prej letre në një skulpturë të përfunduar nëpërmjet teknikave të palosjes së saj. Praktikuesit modernë të origamit evitojnë përgjithësisht përdorimin e prerjeve, ngjitësve ose shënimeve mbi letër.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Mollosi says:
    November 28, 2023 at 7:30 pm

    Sikur mos ta kishe ate shami…sepse nuk eshte ne perputhje me flamurin e Skenderbeut.

    Reply
  • Mondi Vlore says:
    November 29, 2023 at 1:18 am

    Po ta kishte ndertuar ndonje murgeshe, o mollos do ishte ne “perputhje” ne flamurin e Skenderbeut? Po te mbulonte bythen e saj lakuriq Rita ora do ishte ne perputhje? Lerini njerezit te vishen dhe te jetijnw si te duan , boll ju dhate mend!

    Reply
  • !!! says:
    November 29, 2023 at 9:58 am

    More, po Vlora paska nxjere edhe sot njerez te mençur si ky Mondi; buron Vlora mendje dhe purthe ne çdo kohe e kuptohet. Nuk durova e thashe se barku mban nje these me mut, por nje fjale nuk e mban dot si Mondi Vlore ! Hajt mor krimb haleje qe do japesh mend ti! Ajo shami i perket atyre atje posht e shqiptareve te bukura.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?