Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën
AktualitetKronike

Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën

Published: June 30, 2026
Shpërndaje

Prej 15 qershorit, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka referuar në Prokurori 151 protestues për veprat penale të prishjes së qetësisë publike, pengim të qarkullimit dhe tubim të paligjshëm.

Prej gati një muaji, mijëra protestues mblidhen çdo mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë në kundërshtim të planeve për ndërtimin e një resorti turistik të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner – protesta që janë zgjeruar me kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kundër estabilishmentit politik.

Megjithëse numri i personave të referuar nga Policia ka ardhur në rritje, Prokuroria e Tiranës thotë se nuk ka regjistruar ende asnjë procedim penal kundër tyre.

- Publicitet -

Burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës bënë me dije për BIRN se deri pasditen e të hënës janë regjistruar 6 kallëzime penale që janë ende në fazën e verifikimeve dhe pjesa tjetër e referimeve është në proces regjistrimi.

“Deri në këto momente nuk është regjistruar ndonjë procedim penal në lidhje me këto raste,” deklaroi Prokuroria.

Dhjetëra protestues dhe aktivistë mësuan nga mediat se policia kërkonte ndjekje penale ndaj tyre, si dhe u ndalën në rrugë nga oficerë civilë, që sipas avokatëve janë kryer në shkelje të procedurave standarde. Protestues të intervistuar më parë nga BIRN, akuzuan policinë se procedimet masive janë ‘taktika intimidimi’.

Intenerari i protestave të lëvizjes së quajtur si “Revolucioni i Flamingove” që ka mbushur rrugët e kryeqytetit prej një muaji, fillon me grumbullimin e qytetarëve në sheshin Skënderbej, duke vijuar përpara Kryeministrisë, e më pas ndjek rrugë të ndryshme kryesore të qytetit.

Të gjitha protestat kanë paqësore, ku mes dhjetëra mijërave qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit dhe liderit të opozitës, gjenden edhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre, të moshuar, familjarë si dhe turistë të huaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?