Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbiçmimi i lekut, Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë për momentin në kursin e këmbimit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Mbiçmimi i lekut, Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë për momentin në kursin e këmbimit!
EkonomiKryesore

Mbiçmimi i lekut, Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë për momentin në kursin e këmbimit!

Published: August 2, 2023
Shpërndaje

Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë për momentin në kursin e këmbimit valutor. Ky është vendimi që është marrë nga këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë lexuar sot (2 gusht 2023) nga Guvernatori Genti Sejko

Por në përgjigje të shoqatës së eksportuesve të cilët kërkojnë që BSH të ndërhyjë në tregun valutor, Banka e Shqipërisë thotë se po monitoron luhatjet e kursit të këmbimit gjatë muajve të fundit.

“Këshilli mbikqyrës thekson se mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kurseve të këmbimit gjatë muajve të fundit. Nëse zgjerohen më tej këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar. Nëse do të konstatohen këto premisa BSH rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor në përmbushje të mandatit të saj ligjor” deklaroi Sejko.

- Publicitet -

Banka e Shqipërisë gjithashtu gjykon se pikërisht forcimi i lekut i ka mundësuar ekonomisë shqiptare të ketë një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon.

“Këshilli gjykon se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare të ketë në një mënyrë të njëkohshme një nga nivelet më të ulëta të inflacionit, normave të interesit dhe kostot të financimit dhe një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon”

Nuk ndryshon norma bazë e interesit as e kredive

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të intersit në nivelin 3 %

Vendimmarrja e BSH

-Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në në nivelin 3 %
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin 4 %
-Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin 2 %

Skenari i BSH: Rritja ekonomike do vijojë

Sipas skenarit bazë të Bankës së Shqipërisë ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet gjatë 3 mujorëve në vazhdim edhe pse do të ketë një ngadalësim të lehtë si pasojë e ngadalësimit ekonomik në eurozonë dhe kushteve më të shtrënguara të financimit si në vend dhe në botë.

Rritja ekonomike pritet të kthehet pranë nivele të saj historike në horizontin afatmesëm.

Gjithashtu inflacioni pritet vijojë të bjerë gradualisht gjatë 3 mujorëve të ardhshëm e të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?