Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbrojtje bërthamore nga Parisi, Macron ftesë aleatëve të BE: Rusia kërcënim për Francën dhe Evropën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mbrojtje bërthamore nga Parisi, Macron ftesë aleatëve të BE: Rusia kërcënim për Francën dhe Evropën
BoteLajmi i fundit

Mbrojtje bërthamore nga Parisi, Macron ftesë aleatëve të BE: Rusia kërcënim për Francën dhe Evropën

Published: March 6, 2025
Shpërndaje

Për Emmanuel Macron, do të ishte çmenduri të shpërfillej kërcënimi që përbën sot Rusia për Evropën.

Duke i bërë jehonë komenteve të njeriut që pretendon  të marrë postin e kryeministrit në Gjermani, Friedrich Merz, presidenti francez theksoi se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate në kontinent.

“Ombrella jonë bërthamore na mbron ne: është e plotë, sovrane dhe plotësisht franceze. Megjithatë, duke iu përgjigjur thirrjes historike të kancelarit të ardhshëm gjerman, Merz, kam vendosur ta hap debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin europian përmes ombrellës sonë atomike”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

- Publicitet -

Macroni tha gjithashtu se Franca do të duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen dhe u zotua se Parisi do të vazhdojë ta mbështesë Kievin në luftën e tij kundër pushtimit nga Rusia, që ka hyrë në vitin e katërt.

“Rusia është kthyer në një kërcënim për Francën dhe mbarë Europën. Të rrish e të vështrosh pa bërë asgjë, do të ishte marrëzi. E ardhmja e Evropës nuk ka përse vendoset në Uashington apo në Moskë. Pafajësia e 30 viteve të fundit ka marrë fund. Kush mund të besojë se Rusia e sotme do të ndalet në Ukrainë?!”, shtoi Macron.

Ombrella bërthamore e Francës, e zhvilluar nga ish presidenti Charles de Gaulle, në fillim të viteve ‘60, u krijua që vendi të ishte plotësisht i pavarur nga Shtetet e Bashkuara, të cilat në atë kohë ishin në garë për armë bërthamore me Bashkimin Sovjetik. Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Shtetet e Bashkuara (5.044 koka bërthamore) dhe Rusia (5.580) zotërojnë rreth 88 për qind të inventarit të përgjithshëm të armëve bërthamore në botë, ndërsa Franca ka 290 koka bërthamore dhe Britania rreth 225.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    March 6, 2025 at 3:40 pm

    Zhvilloni berthamoren ne Poloni se eshte ne vijen e pare te Zjarrit.Ka 300 vjet qe bashkoheni me Rusin per te copetuar Polonine,.Ajo Poloni qe shpetoi Evropen nga Turqit,qe cliroi Vjenen dhe Budapestin,.
    Skenderbeu e kuptoi ne prag te vdekjes cfare ishte Europa.DUHET TE LUFTOJ KUNDER PAPEVE TE ROMES,JO KUNDER TURKUT.
    Ja ku perfunduan shqiptaret,nga Nishi ne Preveze,qe mbrojten Europen.

    Reply
  • pilo Lala says:
    March 6, 2025 at 3:52 pm

    Rusia nuk e ka sulmuar kurre Europen.
    Rusine e ka sulmuar dy here Franca e Napoleonit, dhe 2 here Gjermania.
    Europa e Bashkuar nuk do kete frike nga askush ne bote.
    Europa e Bashkuar do kete marrdhenje te mira me Rusine, do blej gaz e produkte nga Rusia, do jetoj ne paqe.
    Shkaku i futjes ne konflikt te Europes ne keto 80 vjet, ka qene kurdohere Amerika.
    Europa nuk ka pasur konflikte.
    Nqse Europa do shkepusi marrdhenjet ushtarake me Ameriken, do jete shume e sigurte.

    Reply
  • Bahriu says:
    March 6, 2025 at 5:40 pm

    O, sa mire e di historine o Pilua i Lales.
    Vetem tekstet e Historise se Partise ke lexuar. Po aq i duhet njeriut se aty vetem eshte e verteta.

    Reply
  • Bahriu says:
    March 6, 2025 at 5:42 pm

    O, sa mire e di historine o Pilua i Lales.
    Vetem tekstet e Historise se Partise ke lexuar. Po aq i duhet njeriut se aty vetem eshte e verteta.
    Je shembulli tipik i njeriut qe jetn ne nje Univers alternativ.

    Reply
  • Aqifi says:
    March 7, 2025 at 12:04 pm

    Pa ameriken as shurren nuk ben dot europa

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hodhën shishe uji dhe vezë drejt Ramës, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun
  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?