Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me 84 vota pro, OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Me 84 vota pro, OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
BoteLajmi i fundit

Me 84 vota pro, OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Published: May 24, 2024
Shpërndaje

Me 84 vota për, kundër 19 dhe 68 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës. Rezoluta që u miratua mes kundërshtimit të ashpër nga serbët, dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi. Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Ambasadorja e Gjermanisë, Antje Leendertse, tha duke paraqitur rezolutën se ajo nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha ambasadorja gjermane. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se rezoluta është thellësisht politike. Ajo tha ai, nuk ofron ripajtim në Bosnjë dhe në rajon, përkundrazi do të thellojë ndarjet ne rajon. Duke bërë thirrje për kundërshtimin e rezolutës ai akuzoi fuqitë e mëdha për trysni dhe kërcënime ndaj vendeve anëtare që nuk duan të votojën në favor të rezolutës. Rezoluta tha ai, do të hap kutinë e Pandorës dhe do të propozohen dhjetëra rezoluta të tilla.

Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë. Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës në Bosnjë përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjen e ish Jugosllavisë. Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.

- Publicitet -

Milorad Dodiku, i cili është president i Republikës Serbe, paralajmëroi se miratimi i rezolutës mund të çojë në ndarjen e Bosnjës. Qeveria e tij tha të enjten se brenda 30 ditësh do të hartojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

Në tekstin përfundimtar të projekt rezolutës është shtuar një deklaratë që thekson angazhimin e palëkundur të Asamblesë së Përgjithshme për ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe unitetit të Bosnjës. Milorad Dodiku është kërcënuar shpesh në të kaluarën që territoret e kontrolluara nga serbët të shkëputen nga Bosnja dhe të bashkohen me Serbinë fqinje. Ai dhe disa zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pjesërisht për rrezikimin e një marrëveshjeje të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në Bosnje.

Në projektin përfundimtar të rezolutës është shtuar një deklaratë që thekson “angazhimin e palëkundur të Asamblesë së Përgjithshme për ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe nxitjen e unitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës”. Përcaktimi në vitin 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, se aktet e kryera në Srebrenicë paraqesin gjenocid, është pjesë e projekt-rezolutës. Ky ishte gjenocidi i parë në Evropë që nga Holokausti nazist në Luftën e Dytë Botërore, i cili vrau rreth 6 milionë hebrenj dhe pjesëtarë të pakicave tjera.

Ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse tha se ka një përkujtim zyrtar të OKB-së për gjenocidin e Ruandës të vitit 1994, që ka përcaktuar 7 prillin si ditën kur qeveria e udhëhequr nga shumica Hutu filloi vrasjen e pjesëtarëve të pakicës Tutsi dhe mbështetësve të tyre. Projekt rezoluta synon “të mbyllë hendekun” duke krijuar një ditë të veçantë të OKB-së “për të përkujtuar viktimat e Srebrenicës”, tha ajo.

Menachem Rosensaft, biri i të mbijetuarve të Holokaustit, i cili është profesor në Fakultetin Juridik Cornell, i tha agjencisë Associated Press të mërkurën se përcaktimi i 11 korrikut si ditë zyrtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë “është një kërkesë morale dhe ligjore”. Boshnjakët e vrarë meritojnë të përkujtohen vdekjet e tyre dhe mënyra e vdekjes së tyre në Srebrenicën që supozohej të ishte një zonë e sigurt, por u braktis nga paqeruajtësit holandezë të OKB-së, duke i lënë boshnjakët që kërkuan strehë atje “të vriteshin nën sytë e OKB-së”, tha profesori Rosensaft.

Rusia dhe Kina, të cilat kanë lidhje të ngushta me Serbinë, kundërshtuan rezolutën. Presidenti i Serbisë Vuçiç dhe qeveria e tij, kanë bërë fushatë si në OKB ashtu edhe në mesin e vendeve në zhvillim për të fituar mbështetjen për një votë “jo”. Miratimi kërkon shumicën e atyre që votojnë. Duke argumentuar kundër rezolutës, Vuçiç dhe Dodik kanë përmendur mundësinë që ajo të hapë derën për të paguar dëmet e luftës nëse miratohet. Analistët vendas thonë se udhëheqësit serbë, përfshirë Vuçiçin, gjithashtu kanë frikë se mund të gjykohen për pjesëmarrje aktive në gjakderdhjen e Bosnjës.

Projektrezoluta dënon “pa asnjë rezervë çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike”. Në dokument thuhet se rezoluta “dënon pa rezerva veprimet që madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës”. Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiç, u dënuan për gjenocid në Srebrenicë nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, me seli në Hagë. Në përgjithësi, gjykata dhe gjykatat në Ballkan kanë dënuar afër 50 zyrtarë serbë të Bosnjës të kohës së luftës me burgime të gjata.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • altin says:
    May 24, 2024 at 9:48 am

    Ata burra ne srebenice, u lane te vdisnin nga paqeruajtesit e OKB-se. A do te hetohet ndonjehere pse ndodhin tradheti, apo thjeshte te zhduken se musliman jane ?????

    Reply
  • Ppsh says:
    May 24, 2024 at 8:48 pm

    Dodik na paska çuar rezolute ku i kerkon bosnjes ndarje me paqe
    Tani o burraaaaaa te kercenojme kosoven qe te formoje republiken serbe te kosoves dhe te jemi ne pritje te luftes se radhes
    Medie pa atdhe qe mohoni veten duke sulmuar te vetmin qe sheh me larg se te tjeret ne te mire te kombit

    Reply
  • LEON says:
    May 24, 2024 at 10:08 pm

    Kemi ketu njerez shume te liq,qe kerkojne te vendosen Associacionet serbe ne Kosove,sipas nje plani sllavoserb te perkrahur nga Franca dhe nga Gjermania. Po pregatitet Bosnjezimi i Kosoves.Jo vetem te huajt por edhe tradhtaret shqipfoles ne Tirane i jane versulur Aalbin Kurtit,pse po reziston pa formuar Associacionet.Kreu i mercenareve antiKosove te Tiranes eshte kryeministri Edi Rama.

    Reply
  • intelektuali says:
    May 25, 2024 at 6:14 am

    KUTIA E PANDORES NE BALKAN DUHEJ TE ISHTE HAPUR NE 1945 KUR U VRANE DHE U MASAKRUAN NE NJE GJENOCID ANTISHQYPTAR TE PAPARE NE TIVAR MBI 4 MIJE DJEM KOSOVARE ME PABESI TE PAPARE NGA KASAPI KOMUNIST ALEXANDER RANKOVIQ NE BASHKEPUNIM ME LANC KRIMINAL TE ENVER HOXHES

    Ja si tituohet nga Bota ky gjenocid: “ The Bar massacre (Albanian: Masakra e Tivarit) was the killings of an unknown number of mostly ethnic Albanians from Kosovo by Yugoslav and Albanian communist partisans in late March or early April 1945 in Bar, a municipality in Montenegro, at the end of World War II.”

    dhe:

    Pyetja e duhet t’i bejne vetes shqyptaret ne Shqypni dhe Kosove sot eshte: Pse politika albaneze sot qan dhe vajton me lote krokodili per masakren e Srebrenices kunder myslimaneve ne Bosnje, kur hesht si shurdhmemec per masakren e Tivarit kunder shyptareve nga komunistet po te Beogradit ne bashkepunim me komunistet e Tiranes?

    Reply
  • Reshit Lala says:
    May 25, 2024 at 7:40 am

    Masakra e Tivarit ishte gracka,që Titoja i ngriti shqiptarëve. Masakra a Tivarit u bë, që të detyrohej Enver Hoxha të ndërhynte për ,mbrojtjen e tyre, që do të thoshte. Të pushtohej edhe Shqipëria: Masakra e dhimbëshme e Tiovarit nuk duhet të shfrytëzohet për të njollosur figurën e Enver Hoxhës, i cili e mbrojti Kosovën me të gjitha mjetet! Të mendohet edhe mbas ndërhyrjes së Natos, se Enver Hoxha mund të ndërhynte në Kosovë për çlirimin e saj me 70 000 partizanë është çmenduri.Po të ndërhynte në Kosovë mbas luftës nuk do të gjente atje 70 000 partizanë të armatosur keq, sa kishte Enver Hoxha gjiithsejt, as 100 0000, as 500 000, por mbi 1 000 000 serbë e rusë, që do të kishin ardhur në këmbë nga rusia për të mbrojtur vëllezërit e tyre serbë në Ballkan. Fakti, që Enver Hoxha i kërkoi ndihmë Stalinit, që të ndërhynin sëbashku në ishjugosllavi për çlirimin e Kosoovës dhe ai nuk pranoi- dëshmon se rusët, që e kishin marrë Kosovën në 1913 për serbinë nuk donin t’ja jepnin Shqipërisë. E fundit. Armiqësia mes shqiotarëve nuk i shërben as Shqipërisë e as Kosovës dhe, as bashkimit kombëtar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?