Nga Koço Broka, ekonomist
Botuar në DITA
Nëndeklarimi e mosdeklarimi i pagave të të punësuarve, janë plagë që ndikojnë drejtpërdrejt jo vetëm në të ardhurat e buxhetit të shtetit, por sidodomos atij të buxhetit të sigurimeve shoqërore me ndikim të drejpërdrejtë në nivelin e pensioneve.
Në këto kushte qëndrimi i Kryeministrit z. Edi Rama:-“ Por që sot mund të them qartë dhe troç një gjë: rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistet në vitet në vijim, nuk mund të jetë domethënëse, nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, si qeveri, si shoqëri, e posaçërisht si sipërmarrje, një goditje domethënëse fenomenit të neveritshëm të fshehjes së pagave reale, të cilat për pasojë godasin në mënyrë të drejtpërdrejtë të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin çka u takon pensionistëve.
E thënë me fjalë të tjera, kjo do të thotë që ne do të bëjmë me kuotat e sigurimeve shoqërore, atë që bëmë me faturat e energjisë elektrike. Dhe ata që nuk iu paguajnë punonjësve, sigurimet shoqërore sipas pagës së tyre reale, do i trajtojmë njësoj si hajdutët e energjisë elektrike.”, nuk mund të mos ngjallte interes.
Kjo për disa arsye.
Si asnjëherë tjetër, këtë vit është rishikuar në rritje buxheti i shtetit. Në se buxheti fillestar i 2024 ishte 32.7 miliard lekë mëshumë se sa fakti i vitit 2023, me dy rishikimet e tij ai u shtua nërritje për rreth 38 miliard lek të tjera. Megjithë këtë shtesë tëndjeshme, shpenzimet për sigurimet shoqërore, për rritjen e nivelit të pensioneve nuk pësuan asnjë ndryshim, me të dy aktet normativë nëpërmjet të cilave u mundësuan në rritje të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Natyrisht këtu ka efektin e vet edhe qëndrimi politik i mbajtur për rritjen e shpenzimeve për sigurimet shoqërore, pensionet në vitin 2023, duke mos u bërë as indeksimi përkatës i pensioneve me nivelin mesatar vjetor të inflacionit për atë vit. Për rrjedhojë teprica e Rezultati financiar i ISSH për vitin 2023 u vu në dispozion të buxhetit të shtetit të vitit 2024, duke u adresuar për aspekte të tjera të shpenzimeve të tij.
Në kushtet kur rritja e pensioneve ndryshe nga bonusi, ka karakter akumulues në vitet në vijim, rritja e të ardhurave tësigurimeve shoqërore si rrjedhojë e atakimimit të nëndeklarimit apo mosdeklarimit të pagave, ka një ndikim të drejtpërdrejtë nëpërmirësimin e koeficentit të varësisë kontribues/pensionistë dhe si i tillë ndikon nga njëra anë, si në mundësimin e ruajtjes ose mbajtjes të kontrolluar të deficitit të sigurimeve shoqërore, por nga ana tjetër dhe rritjes së pensionit. Për rrjedhojë kjo është një rrugë që përshëndetet si nga pensionistët por edhe nga ekonomistët.
Megjithatë qëndrimi i kryeministrit, ngjalli sa interesim aq dhe debate, për një arsye tjetër.
A është e saktë se nëndeklarimi i pagave të trajtohet njësoj si hajdutët e energjisë elektrike?!
Shumë punëdhënës, të vegjël nuk mungojnë të thonë. Jemi të ndërgjegjshëm për efektet negative që ka praktika e nëndeklarimit të pagës ose më saktë të pagesës jo të plotë të sigurimeve shoqërore, por ndërkohë pyesim, a meritojmë vërtet burg, kur gjithësesi mundësojmë si punësimin e jo pak punonjësve duke u realizuar dhe pagimin e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale e cila është rritur shumëkëto vitet e fundit nga 26 mijë lek vetëm disa vite më parë në 40 mijë lek që nga Prilli i vitit të kaluar?!
Është tjetër situatë me firmat që kanë marrëdhënie kontraktuale me shtetin dhe tenderin e kanë fitur me një nivel të pagimit të kontributit të sigurimeve shoqërore. sa paga reale e mishëruar në projekt, ose në se nga paga e derdhur në bankë u kërkojmë të na kthejnë një pjesë të pagesës së kaluar në dobi të llogarisë të punonjsve.
Aktualisht punonjësit e rinj kur kërkojnë të punësohen, gjithnjë e më tepër pyesin si është pagesa me lek në dorë apo me bankë?! Në se nuk është me bankë mjaft prej tyre, nuk vazhdojnë më, me kërkesën e tyre për punësim. Shumë syresh janë familjarizuar me e-Albania, ku ata shohin drejtpërdrejt se sa iu janë hedhur de fakto pagesat sigurimet shoqërore, sipas dakortësisë të arritur ndonse këtë e bëjnë jo të gjithë. Ndërkohë mjaft të tjerë deri tek gazetarë nuk e bëjnë këtë. Gjithnjë e më tepër po ndodh ujdia, duke parë interesat e ndërsjellta midis punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Ndërsa kryeministri Edi Rama foli ndërkohë për projektim i ri Shqipëria transparente, asgjë konkrete nuk është thënë e nuk është bërë deri më sot. Ish punonjës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të dalë në pension, kanë trajtuar prej vitesh Si mund të llogarisni pensionin e pleqërisë?…Madje që në vitin 1994, është publikuar udhëzimi me shëmbuj konkret se si mund të bëhet kjo llogarritje, nga vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore, por ai nuk bëhet dhe nuk publikohet sot?! Nuk thotë njeri që të kërcënohen me burg, personat përkatës në këtë institucion që nuk hartojnë dhe nuk publikojnë udhëzimin me shembuj konkret më tipikë se si mund të llogaritet pensioni i pleqërisë, p.sh. si mund të jenë rastet kur ke paguar kontribute të sigurimeve shoqërore me pagën minimale, mesatare, e maksimale, me vitet e plota të kërkuara sivjet për të marrë pension të plotë, apo kur ke nivelin mimimal të viteve kontributive prej 15 vjet, apo sa kanë mesatarisht pensionistët e rinj prej 27 vjet.
Çfarë i kushton kjo Qeverisë që para se të kërcënojë me burg punëdhënësit të urdhërojë dhe i kërkojë ISSH, hartimin dhe publikimin e udhërëfyesve të tillë?
Vetëm një fjalë tjetër e Kryeministrit do të mjaftonte, jo për ti trajtuar njësoj si hajdutët e energjisë elektrike, por me një urdhër të tij me shkrim drejtuar ISSH për ta realizuar brenda një afati të caktuar qoftë një mujor, publikimin e udhëzimit me shëmbuj konkret të kuptueshëm ngaçdo punonjës i sotëm pensionist i nesërm.
Si mund të llogarisni pensionin e pleqërisë?
Kjo për rastet e pensionit të skemës së detyrueshme të pensioneve në zonën urbane por dhe atë rurale, por dhe pensionet suplementare të grupeve të ndryshme përfshi atë të administratës së lartë shtetërore apo deputetëve, ministrave.
Një element i tillë i projektit Shqipëria transparente, do e vinte në një nivel tjetër ujdinë, kontratën individuale apo kolektive të të punësuarve me punëdhënësit por dhe shmangien e nëndeklarimit të pagës reale duke bërë njëdeklarim të sigurimeve shoqërore sa është paga reale.
Ndërkohë është pa kuptim për shumë kënd që në kushtet kur popullsia e vendit tonë është rrudhur nga një Census në tjetrin, me përjashtim të kryeqytetit, punësimi në sektorin publik të shtohet si në grafikun Nr 1
Ndërkohë është pa kuptim për shumë kënd që në kushtet kur popullsia e vendit tonë është rrudhur nga një Census në tjetrin, me përjashtim të kryeqytetit, punësimi në sektorin publik tështohet si në grafikun Nr 1
Grafiku Nr 1
Burimi INSTAT
Shumë kush pyet:- Çfarë ka ndodhur që punësimi në sektorin shtetëror, pas rënies të natyrshme të tij , nga 191166 të punësuar në vitin 2000, në 164339 në vitin 2017 të rritet 184114 të punësuar në vitin 2022?! A mos shpjegohet kjo me interesa tëngushta elektorale të pushtetarëve të caktuar të mazhorancës aktuale?!
Natyrisht Kryeministri e ka shpjegimin e vet, që do ishte i mirëpritur të njihej nga pensionistët por qytetarë të tjerë që janë të interesuar për një përdorim sa më produktiv të forcave të punës që nga ana e vet mundëson dhe ndikon drejtpërdrejt dhe në rritjen reale të pensioneve, që do tëthotë se me dixhitalizmin dhe përdorimin e AI, numuri I punonjse në administratë duhet të vijë duke u ulur.
Ndërkohë nuk është vështirë të konstatohen mospërputhjet dhe diferencat midis ISSH dhe INSTAT lidhur me kontribuesit e sigurimeve shoqërore.
Tabela Nr 1
|
Të punësuar kontribues në sigurimet shoqërore ne sektorin shteteror |
||||
|
|
Emertimi |
2021 |
2022 |
2023 |
|
I |
Të punësuar kontribues në sektorin shtetëror sipas INSTAT |
183255 |
184114 |
181645 |
|
II=IV+V |
Kontribues sipas ISSH+KLSH |
163,867 |
166,130 |
? |
|
III |
Diferenca I-II |
19388 |
17984 |
|
|
IV |
Ndërmarrje buxhetore |
143,195 |
143,254 |
? |
|
V |
Institucione jo buxhetore |
20,672 |
22,876 |
? |
Burimi: ISSH dhe RAPORT AUDITIMI MBI “AUDITIMIN FINANCIAR DHE PËRPUTHSHMËRISË” I KLSH 2023 “
Sipas INSTAT numuri i të punësuar kontribues në sigurimet shoqërore në sektorin shtetëror, është si paraqitet në rreshtin nr I të Tabelës Nr 1 gjatë viteve 2021, 2022, por dhe 2023, respektivisht 183255, 184114 dhe 181645, kontribues.
Por këta tregues kanë një ndryshim jo të vogël, në se u referohesh të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të prezantuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ,në RAPORT AUDITIMI MBI “AUDITIMIN FINANCIAR DHE PËRPUTHSHMËRISË” I KLSH 2023. Sipas tyre numuri i kontribuesve të sigurimeve shoqërore , në ndërmarrjet buxhetore dhe institucionet jo buxhetore, pra në në sektorin publik- shtetëror, paraqitet sipas të dhënave të rreshtit IV, V dhe II, ose respektivisht 163,867 kontribues për vitin 2021, dhe 166,130 për vitin 2022, me një diferencë jo të vogël të paraqitur në rreshtin Nr III, respektivisht 19388 dhe 17984 vetë.
Po të kemi parasysh se pas këtyre shifrave janë njerës konkretë që nesër do tu njihen apo jo kontributet e sigurimeve shoqërore për efekt pensioni, sqarimi i diferencës midis tyre, se të dhënat e cilit institucion janë të sakta, ka një rëndësi tepër të madhe. Është e pranueshme që personat përgjegjës që kanëshkaktuar pasaktësinë e të dhënave, të dëgjojnë mirë se me dëmin që mund tu shkaktojnë atyre që kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore, ja vlen të mbajnë parasysh mirë deklarimin se mund të trajtohen njësoj si hajdutët e energjisë elektrike.
Ndërkohë diferencat e mospërputhjet midis INSTAT dhe ISSH janë më të dukshme në mjaft raste të tjera. Në se i referohesh publikimit të INSTAT, TREGU I PUNËS 2023, mund të mësosh se numuri i të punësuarve në bujqësi ishte 428 292 vetë, ndërsa sipas ISSH numuri i kontribuesve ruralë ishte 75,451 persona, ose 17.6 % e të punësuarve. Natyrshëm lind pyetja:
A mund të zgjidhet mospagimi i kontributit të sigurimeve shoqërore nga fermerët, ndonse paguajnë rreth 1/3 e kontributit të tëvetpunësuarve në zonën urbane dhe marrin të njëjtin pension, duke i trajtuar njësoj si hajdutët e energjisë elektrike?! Natyrisht që Jo.
Algoritmi shmangjes së nëndeklarimit të pagave dhe tëardhurave reale dhe mospagimi i kontributit të sigurimeve shoqërore është i qartë:
Transparencë (Shqipëria Transparente) –Vetëdijësim i tëpunësuarve dhe punëdhënësve –masa administrave- penalitete-dënim -deri tek masat penale që parashikon ligji për rastet flagrante të evazionit fiskal në dëm të pensionistëvë të sotëm dhe të ardhshëm.
Zëvëndësimi i këtij algoritmi me atë përparësinë pse jo burg? njësoj si hajdutët e energjisë elektrike, është një alibi për mosndryshimin e statukuosë aktuale dhe pamundësinë e rritjes tëpensioneve, duke mbetur vetëm në indeksimin e tyre si ka ndodhur 10 vitet e fundit. Ndërkohë kjo alternativa e fundit është shprehje e autoritarizmit apo stoicizmit të Kryeministrit z Edi Rama i cili deklaroi jo pa mburrje në Bled të Sllovenisë ku Ai ishte i ftuar në panelin e liderëve “Një botë e realiteteve paralele” :-“ …të gjitha vendimet më të mira në jetë i kam marrë kur nuk kam ndjekur këshillat e atyre që ishin më të moshuar se unë. Pra nuk do të isha këtu, meqë ra fjala po të kisha dëgjuar mesazhet e atyre më të mëdhenj se unë.”
Më të moshuar mendojnë se e rëndësishme është të mësosh nga çdo qëndrim e mendim i mënçur. Shumë kush, kujton ndodhinëe atij shkencësari e plaku të mënçur, që kur i duhej të ndiste cigaren i thotë të nipit që ishte një djalë i vogël, shko e më sill një thëngjill nga prushi, për të ndezur cigaren. Dhe ndërsa djali i vogël u largua, filloi të mendojë se çfare gabim kishte bërë, se djali duke e marrë thëngjillin me dorë, mund të diqte atë. Në fakt djali i vogël hodhi një shtresë jo të pakët hiri në pëllëmbën e vet dhe mbi të kishte vënë thëngjillin e ndezur dhe ja ofroi shkencëtarit për të ndezur cingaren. Mund të jesh edhe shkencëtar tha plaku i mençur dhe mund të mësosh edhe nga një fëmijë duke u çliruar nga ankthi e meraku që e kish kapur. Koha kërkon administrim, përmirësim të tij, më parë dhe më mirë administrim se sa burg.
