Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U varën në fasada…”, dëshmia e lektores shqiptare në universitetin ku ndodhi masakra e Pragës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “U varën në fasada…”, dëshmia e lektores shqiptare në universitetin ku ndodhi masakra e Pragës
BoteLajmi i fundit

“U varën në fasada…”, dëshmia e lektores shqiptare në universitetin ku ndodhi masakra e Pragës

Published: December 22, 2023
Shpërndaje

“Një horror i vërtetë që nuk mbahet mend  të ketë ndodhur kurrë në Pragë”. Kështu e përshkruan pedagogia shqiptare në universitetin “Charles”, masakrën e një dite më parë, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën 25 të tjerë.

Në një lidhje direkt me “Dita Jonë” Orkida Borshi sjell dëshminë rrëqethëse të koleges shqiptare, e cila ndodhej në fakultet në momentin e ngjarjes.

“Lektorja e gjuhës, ishte e mbyllur në një dhomë së bashku me një student, që ishte duke dhënë provim. Ajo më merr në telefon, mendova se më mori për orarin, ose mësimin dhe dëgjoj që është shumë e shqetësuar.

- Publicitet -

I thashë ‘qetësohu’ dhe pastaj dëgjoj që merrte frymë në mënyrë të tmerrshme, sikur po iu shkonte dikush mbrapa dhe më thotë që ‘këtu ka të shtëna, nuk e di çfarë po ndodh’.

Nuk arrija të kuptoja çfarë po ndodhte, kur dëgjoj në telefon që dikush po shtinte vazhdimisht. Një horror i vërtetë, nuk e imagjinoja dot që në fakultetin e universitetit ‘Charles’ në Pragë të ndodhte diçka e tillë”.

Sipas saj, studenti 24-vjeçar nuk shkoi në orën e tij të leksionit, por shkoi në godinën kryesore dhe qëllonte nga kati i katërt i universitetit, ndërsa studentët e tjerë për të shpëtuar u varën në fasadë ose hidheshin nga kati i tretë.

“Ky djalë student i historisë duhet të kishte leksion në një godinë tjetër të fakultetit, nga ora 2 pasdite dhe nuk shkoi në atë leksion, por shkoi te godina kryesore e fakultetit ku ndodhemi edhe ne.

Nuk dihet nëse e ka sjellë armën apo e ka patur aty, por ka qenë një tmerr i vërtetë. Lektorja më thoshte që dikush ecën te dritarja. Askush nuk kuptonte ç’po ndodhte ishte një kaos i vërtetë. Udhëzimet ishin që të shtriheshin në dysheme dhe të fiknin dritat”.

Pedagogia thekson se studenti 24-vjeçar e ka planifikuar ngjarjen.

“Nuk ka qenë në rregull. Ka patur një armë që këtu lejohet, është një armë e gjatë e tipit ‘winchester’. Kishte dhe stativ për armën, e kishte planifikuar”.

E vendosur prej 30 vjetësh në Pragë, pedagogia Orkida Borshi thotë se kjo ngjarje është një trishtim i madh para festave. Ndërkohë, fakulteti është mbyllur deri më 2 janar me urdhër të dekanes.

Masakra ndodhi një ditë më parë në Fakultetin e Arteve të Universitetit ‘Charles’, në zemër të pjesës historike të Pragës, në zonën hebreje, e cila është edhe shumë e frekuentuar nga turistë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik
  • Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?