Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më ndau nga gruaja”, detaje nga krimi makabër në Pejë: Djali i preu kokën nënës, dyshohet se i piu dhe gjakun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Më ndau nga gruaja”, detaje nga krimi makabër në Pejë: Djali i preu kokën nënës, dyshohet se i piu dhe gjakun
AktualitetKosovë

“Më ndau nga gruaja”, detaje nga krimi makabër në Pejë: Djali i preu kokën nënës, dyshohet se i piu dhe gjakun

Published: April 15, 2023
Shpërndaje

Një grua rreth 60 vjeçe, e identifikuar si Hyrije Hyseni është vrarë në banesën e saj në Kapeshnicë të Pejës pasditen e së premtes rreth orës 16:00, në rrugën “Mbreti Zog”.

Sipas Policisë së Kosovës, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është djali i viktimës, Urim Hyseni, i cili është arrestuar menjëherë pas krimit.

Pas arrestimit të tij, ai ka dëshmuar se krimin makabër e kishte kryer nën dyshimin se e ëma e ndau nga gruaja e dytë.

- Publicitet -

Megjithatë prokurorja e rastit tragjik në Pejë Sahide Gashi, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e nënës së tij nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë zyrtare, duke sqaruar se ai do të merret në pyetje të shtunën, për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje të flasë dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”.- tha prokurorja Sahide Gashi.

Prokurorja e çështjes në një komunikim për mediat e Kosovës deklaroi se pas sigurimit të dëshmitarëve okularë, do të kërkojë dhe ekzaminimin e të dyshuarit në Institutin e Psikiatrisë, për vetë faktin e natyrës makabre të këtij krimi të kobshëm, pasi nga detajet paraprake mësohet se koka e viktimës u gjet larg trupit, ndërsa burime për mediat atje thonë se djali pas vrasjes i ka pirë gjakun nënës së tij.

I dyshuari i krimit tronditës ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë gjë e fajësonte edhe nënën e tij.

I dyshuari për ngjarjen e rëndë Urim Hyseni ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë, ku pas disa ditësh pritej të kthehej serish në Gjermani.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?