Nga Adrian Thano
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin mbi zgjedhjet në Tiranë, megjithëse i vonuar, është një kthesë simbolike. Një institucion i rëndësishëm i shtetit më në fund ngre kokën dhe vendos të luajë rolin e tij.
Është një dush i ftohtë mbi arrogancën politike, një kujtesë se ndarja e pushteteve nuk është luks, por domosdoshmëri. Veçanërisht për katundin tonë, ku e kemi përjetuar edhe më parë mendësinë e nënshtrimit dhe servilizmit.
Kjo mendësi është ende sot një realitet i dhimbshëm, fshataresk në formë, që zbulon sa të vegjël bëhemi si shoqëri – jo nga mungesa e dijes apo e ligjeve, por nga mungesa e karakterit.
Përfytyro gjithë atë paradë burrash e grash me kostume të shtrenjtë e fjalor të varfër, që dalin çdo mëngjes nga shtëpitë dhe mbushin zyrat e shtetit; drejtues institucionesh, ministra, deputetë. Të kapardisur jashtë, tundës kokash të frikësuar atje brenda; nxënës të bindur që as nuk dinë çfarë përfaqësojnë.
Mjafton një ngritje vetulle nga lart, dhe gjithë kjo klasë “drejtuese” rrëshqet si mbi akull, pa mendim, pa dinjitet, pa asnjë përpjekje për të qenë realisht në lartësinë e funksionit. Pas kostumeve të prera me kujdes fshihet provincializmi i pushtetit pa meritë. Një oborr fshati me një apo dy gjela që krekosen radhazi, ndërsa të tjerët sorollaten përqark, duke pickuar nga sofra e pushtetit.
Kjo është kaq patetike dhe kaq larg një republike moderne që dikur e donte edhe ai që sot mahnit botën nga Tirana me skena pritëse plot shkëlqim. Por që këtu brenda është bërë vetë frymëzuesi i madh i kësaj kulture vocërrake duartrokitjesh.
Në këtë sjellje nuk ka as qytetari, as pjekuri, as përgjegjësi.
Çfarë të thuash kur kjo përfshin edhe kreun e shtetit? Presidenti e dekretoi datën e zgjedhjeve pa pritur as shqyrtimin e ankesës së Veliajt, ndonëse Kushtetuta është e qartë për efektet pezulluese të një ankimimi. Ishte një veprim i nxituar, për të mos thënë i turpshëm.
Ky nuk është triumf i Erion Veliajt – ai ka ende shumë rrugë përpara – por një fitore e ligjit mbi arbitraritetin. Institucionet nuk janë aty për të përmbushur dëshirat e radhës të kreut të Ekzekutivit, cilido qoftë ky sot apo nesër, por për të ruajtur rregullat e lojës, për të krijuar precedentë që i qëndrojnë kohës.
Nëse kemi më shumë vendime si ky i djeshmi i trupës Kushtetuese, ndoshta do kemi edhe më shumë besim. Dhe më pak neveri për shtetin. Neveria është pasoja më e rëndë në afatgjatë e një shteti që tall veten dhe qytetarët e vet me institucione fasadë, që mbajnë vetëm emra të mëdhenj, por jo peshën që duhet.
Shikoni valën e përkrahjes online për vrasësin e gjykatësit për të kuptuar nivelin e kësaj neverie. Ajo lind kur qytetarët nuk shohin më kuptim te rregullat dhe kur ligji zbatohet vetëm për të dobëtit.
Shteti mund të jetë serioz, dinjitoz dhe i drejtë – edhe kur ka presion, edhe kur loja është e madhe. Kjo bën diferencën, jo vetëm në ligj, por në shpresë.
Në fund demokracia që e thirrëm me afsh 30 vjet më parë, nuk mbahet në këmbë vetëm nga votat, por nga besimi. Në një vend ku ky besim është bërë i rrallë si uji në shkretëtirë, çdo akt i drejtë është një pikë që ka rëndësi.

Qofte si thua ti o Zoti Thano, po mua sepse me duket qe ky ishte karem qe e hengri peshku, dmth populli. Kur te shohim te tjera te ngjashme, dhe jo vetem nga GJK, atehere do te fillojme te shpresojme qe punet ne kete bend nuk do te zgjidhen me ate menyren e Shkambit.
Kjo koklavitje procedure evitohej nqs Veliaj bente doreheqje. Do ishte akt I qelluar per staturen qe kerkon ti percjelle publikut. Mirepo, pune e tij si è ka llogaritur te mbrohet. Dhe gjersa nuk eshte gjykuar e denuar me vendim gjykate ekziston opsioni qe te dale I pafajshem. Atehere si do shkoje kjo pune? Ose gjykata te shpejtoje procesin e ta shpalle te fajshem apo te pafajshem, ose qyteti me I madh ne Shqiperi te beje vendnumero, kur eshte e nevojshme qe njemije gjerave qe kane nevoje per vendimarrje ti jepet nje zgjidhje e parashikuar nga ligji. Por ligji ka vetem klauzolen e pafuqishme te Mos paraqitjes me pune, dhe ai ne pune s’ka si te shkoje kur mbahet brenda nen akuze. Atehere beni nje ligj te ri. Si tha Hanibali : o do gjejme nje rruge ose do hapim nje te re!
Mbeshtetje popullore per pronarin qe ka qe ne vitin 1993 me vendimin e komisjonit te kthimit te Pronave,Pra 32 vjet qe rraskapitet gjykatave.
Mbeshtetje popullore per zonjen Dunda qe ka 17 vjet qe rraskapitet gjykatave duke kerkuar DREJTESI per vrasjen e femijes se saj ne Gerdec,ndersa vrasesi kapardiset si deputet i sigurte ne cdo Legjislature.
Por kjo mbeshtetje popullore mungon per Erion Veliajn,,Mungon per Sajmir Tahirin,mungon per Arben Ahmetajn,.
keta per popullin jane ingranazhe te makinerise vjedhese Shteterore.
Gjyikata Kushtetuese qofte ne te Drejte te saj ne Mbrojtje te Kushtetutes
Dinjitet me breke neper kembe. Ne gjithe boten e qyteteruar sikur nje fjale te dale, zyrtari jep menjehere doreheqjen te cvishet nga cdo imunitet, te lejoj organet hetimore te bejne punen e tyre.
Ky me eshte bere si kolltugofaget qe pershkruante imzot Noli. Se mos vetem ky, Jane nje takem qe u futen ne politike me pandallona te shkurtera, e do dalin ne pension si deputet. Ndonje si dr. mortja do e cojne nga parlamenti direkt tek varrezat e sharres.
Nuk eshte dinjitet i Gjykates Kushtetuese dhe jo vetem! Na kane rjepur dhe vrare, na kane futur ne lufte me prinderit, vellezerit, motrat etj! Na i beri Saliu me ligjin 7501!Ata qe kane patur probleme e dine se cfare kane hequr prej ketyre shushnjave te quajtur gjyqtare e prokurore! Te kerkonin t’i paguaje pa u prekur fare, pa dhimbje pa vuajtje,hapur sikur po te kerkonin lemeshe! Deri kur? Bejeni deshmor por prisni derisa te vdese edhe Saliu dhe i varrosni bashke si heronj te demokracise, si Azemin dhe u beni bust! Per keta duhet revolucioni Frances me gijotinen! Gjykata Kushtetuese u hakmorr per ceshtjen Xhacka qe beri politike! Gruaja e Andi Bejtjes?
Dhe pas ketij te pakti dinjitet duhej te vinte doreheqja e President Dudumit qe nuk njeh Kushtetuten e jo me te jete garanti i saj. Kjo do ishte e pashmangshme ne nje vend me demokraci funksionale.
Por kjo nuk ngjet ne nje vend anormal ku urdherat per kreun e Shtetit ne presidence (de jure) nisen nga kreu i gjithe pushteteve ne Surrel (de facto)
Per Dekretin Presidencial per Zgjedhjet e pjesshme Vendore edhe ne Tirane, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar zyrtarisht: 1.- Në mbledhjen me socialistët e mbajtur pasditen e të premtes (3 tetor 2025) për zgjedhjet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama mësohet t’u jetë drejtuar të vetëve duke thënë se “Presidenti e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin”. —– 2.- “Tirana nuk mund të presë. Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit …”, tha Rama (5 tetor 2025). —– Ndersa Presidenti Bajram Begaj zyrtarisht deklaroi: “… Patjetër që kjo dileme është konsultuar me ekipin tim dhe janë marrë në analizë çdo pretendim në media apo i palëve të caktuara, i cili pas një diskutimi tepër aktiv më siguruan që duke respektuar parimet kushtetuese, presidenti duhet të ushtrojë kompetencën kushtetuese për nxjerrjen e dekretit për zgjedhje të parakohshme. …” (2 tetor 2025).
OK,A.Thano:
-Është e dyta herë që GJK ngrihet në piedestal,pas GJK- 2009 që rrëzoi Doktorr Mortjen për shitjen e 354 KM DET-Greqisë beleriste.Kështu,dy diktatorëve në Demokraci në 35 vite-SALEH & EDUSH (Pasi Bajrami zbatoi urdhrat si ushtar i tij),ju thyen hundët=1 me 1.!
-KM E.Rama bëri 4 gabime fatale:1-Detyroi Këshillin Bashkiak duke e thirrur në selinë e PS.2.Nxori VKM 15 ditë para afatit.3.Erioni nuk u dëgjua as në Këshillë e as në Qeveri.4.Detyroi Presidentin të nxjer një dekret skandaloz,duke e kthyer Erionin mish për qënt e rrugës,sikur S.Tahirin pse shëmbi drogën e Lazaratit të ligjëruar nga i korruptuari planetar,tashmë pa nam e nishan.! Dhe për të dy ASETET E PS KA PËRGJEGJSI EDI RAMA.!
-Tashmë NON GRATËS i lind e drejta të ULURIJË në çdo cep të GLOBIT për drejtësi,duke mbuluar 101 krimet e tij,prej drejtësisë të SKOPITUR PREJ TIJ 1992.!
-Me këtë rast GJK mbuloi një pjesë të MARRZIVE të bëra nga drejtësia plepiste e Saliut në 35 vite FATKEQSI KOMBËTARE Nr.2,PASI FATKEQSIA Nr.1 ËSHTË PASARDHËSI RAMIZ ALISË-Sb(ku prej tyre vetëm me LIGJIN 7501 u shkaktuan mbi 3.500 të vrarë),i cili i la TESTAMENT KATOVICËN QË SHQIPËRIA DO E VUAJ BREZ PAS BREZI,I PA KORIGJUESHËM,PASI DO DERDHEJ GJAK MË SHUMË.!
( E.L,newsalbania.al )
Titulli i shkrimit ( Me ne fund, pak dinjitet) me ngjan me ofshamen migjeniane, “Pakëz dritë, pakëz drite…”
Zoti Thano, besimi ka humbur aq shumë saqë, edhe kur dëgjojmë për ndonjë vendim të drejtë, paragjykojmë se pas qëndron ndonjë konjukture e jo si ndonjë vendim i marrë mbi principe drejtësie e ndershmërie. Kete realitet nuk e ndryshojnë dot një, dy apo tre raste. Është e pa mundur. Sa mund të ndryshonte vetingu këtë realitet? Aq sa mund të ndryshonte një pemë gjembaçe nga krasitja. Përkundrazi rehabilitohet e fuqizohet më shumë. Kjo gjembaçe e mbjellur që në vitet ’90, do shartuar që në rrënjë, bashke me bahçevanin që e mbolli dhe bahçevanet e sotëm.
Me ne fund pak dinjitet kerkon edhe Kapterr traLalaj qe po i thote Rames – diktator EDUSH
Me mire vone se kurre o Kapterro, por kur te vijne mendte nuk ti hane as qente e Corrushit tend e te atij Poliagjentit.
Dikush atje lart do ketë tërhequr ngonjë fije, pa Gj.K. “u burrërua” dhe e pezulloi tak-fak dekretin. Nuk shoh kushedi se çfarë “ngritje koke” për sa i përket vendimmarrjes. Ishte thjesht zbatim urdhri, në heshtje e me tundje koke lart e poshtë si shenjë pohimi. Se në ç’nivel skandaloz ka rënë besimi ke organet e drejtësisë, këtë e vërtetoi më shumë se çdo gjë tjetër atentati brenda sallës ku po zhvillohej gjyqi, por edhe deklaratat publike të bëra nga disa personalitete të drejtësisë.
“Ky nuk është triumf i Erion Veliajt – ai ka ende shumë rrugë përpara” – shkruan z. Thano. Në një kohë kur lali fiku ndodhet de jura “në paraburgim”, de facto …, kjo shprehje lë një shije diçka të hidhur.
Vetem mos na e shit Veliajn si hero se edhe ai pjese e servileve te pushtetit si presidenti ka qenë. Harrove si vete vuloste votonte në bashki e nuk pyeste as per këshill bashkiak e as për qytetarët! Veliaj bëri fundin e gjithë atyre që i shërbyen Kriekaqolit e kur deshën të bënin në kokën të tyre, të përfitonin e ta sfidonin i çoi në esfel. Dikush me dinjitet e me integritet nuk zhgërryhet në atë llumë. Tani Lali Lekut i ka ardhur momenti të lajë mëkatet. Nuk besoj të jetë aq burrë sa të denoncojë pisllëqet sepse është brenda edhe ai kokë e këmbë por do të luaje ca cicmic. Si e shoh unë tashmë Kriekaqoli e ka vënë në shënjestër e nuk ka shpëtim.
PARODI
APOLOGJIA E LALI ERIT PËR RAMËN.
NËSE JE MËRZITUR SHUMË
Në parti s’jam më, jam i larguar,
Mbyllur në burg si shokët e tjerë,
Këshilli bashkiak më ka shkarkuar,
Servila tradhëtarë dhe pa karakter.
Në rrugët ku unë mbolla pemë,
S’ka më propagandë e as punë,
VIPAT s’do dalin më aty për foto,
Siç dilnin kur kryetar isha unë.
Ti mbase je acaruar menjëherë,
Kur në gjykatë unë bëra ankesë,
I the Begajt të dekretonte zgjedhjet,
Si “noter” i firmosi, se ai nuk ndez.
Nëse me mua, je mërzitur shumë,
Në qeli pas hekurave kërkomë,
Duke shpërndarë supë, do jem unë,
Në ndonjë qeli apo ndonjë dhomë,
Mjafton që derën pak ta hapësh,
Dhe unë do vij do jem pas teje,
Mos ki merak se unë nuk flas,
Se nuk jam aktor kabareje.
Dhe une me mall, do vij pas teje, do vij….
O zoti Thano: cilet jane gjyqtaret qe perbejne gjykaten kushtetuese? Nuk e di ne kane ndryshuar, por me duket eshte e shoqja e Shkullazit qe urdherat i merr ne darke tek krevati nga Sali Berisha, dashnorja e Alibeut qe bashkejeton me te qe urdherat ne darke i merr nga ai…emeruesja e Ilir Metes……..Shkrimet tuaja e ngaterrojne me shume muhabetin se nuk mund te themi qe nje kurve sot eshte e ndershme dhe neser ajo shkon perseri tek vendi. Gjykata kushtetuese duhet te shkrihet. Prokurore e gjykates, avokate seksere , gazetare e politkane qe kane mbire duke ushqyer me leket e fukarenjeve prej 35 vjetesh, ka mundesi qe ti largoni fare nga <shqiperia? Mire qe nuk i denoni keta gjyqtare kriminele, por i beni dhe deputet si Gjin Gjonin qe i dha presidenti Ilir 1 vit leje barre e e dergoi ne Gjermani, ndersa sot, nga "zbatuesh" ligjesh e ktheu Saliu ne perpilues ligjesh !!! A ka absurd ketu? Ka marre uje tek bovi edhe gjykata kushtetuese edhe SPAK me Dumanin apo gjykata me Banin..Ku eshte dosja e 21 janarit, ku eshte dosja e Gerdecit.. ku jane krimet 35 vjeçare? Brenda ne parlamentin shqiptar te perfaqesuar nga Sali Berisha, brenda ne gazetari dhe media. Dhe thoni se gjykata kushtetuese ngriti koken vertete ndoshta, ama ka ngritur kembet me shume ! Por populli s'ka ç'ben: mos i kundershto te keqes me force…!
Po e njihni mire nga afer Edi Ramen Ju?
Zjedhjet ne Tirane do te mbahen-thone zerat e pakonfirmuar nga Shtabi Elektoral i PS.
Sot e premte 10 tetor,zonja Manastirlliu ka zhvilluar takime sy me sy me qytetaret e Tiranes.
Vertete Zgjedhjet jane pezulluar me Vendim te Gjykates Kushtetuese,pooor,pooor vetem JANE PEZULLUAR.NUK JANE SHPALLUR ANTIKUSHTETUESE. Prandaj nje SMS frymezuese ka mbrritur tek shtabet zgjedhore dhe KQZ per te vazhduar punen.Do te ndodhe Ajo qe ndodhi me dekretin e Ilir Metes per Anullimin e zgjedhjeve Lokale.
Qeverria i beri zgjedhjet,demo votoi i pari ne oren 8,Qeverria fitoi 99% te Bashkive dhe komunave,.Sali Berisha ne maje t`xhamise ,Ilir Meta ne burg.Ilir Meta ndau gruan,qe i hodhi 19 deputete ne rruge, Uroj qe Lali Eri mos te beje te njejtin veprim,se te dyve u mori koka ere.
MUNGESA E DINJITETIT DHE KAPJA E INSTITUCIONEVE.
Aktori Florian Binaj, I ftuar në një program televiziv, theksoi s nuk e shihte Portokallinë, ndihej keq kur e shihte. Ai tha se mungesa e frymës krijuese është një nga arsyet kryesore për këtë zhgënjim, se programi ka humbur atë energji dhe inovacion që e karakterizonte dikur. “Po t’u shohësh sytë aktorëve, janë të gjithë të trishtuar. Kanë ngelur po te ato personazhe, nuk kanë entuziazëm për të bërë personazhe të reja. Tani ke 5-6 vite që ke po të njëjtat personazhe,” – theksoi Flor Binaj, duke e vënë në dukje mungesën e krijimtarisë në emision.
SHËNIM: Ka të drejtë Flori. Por e gjitha është çështje sistemi dhe kapje e medias. Se themi psh, shyqyr pak dinjitet mqs Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Begajt për zgjedhjet. Por Begaj veproi ashtu se tashmë është ashiqare që Rama kapur gjithë pushtetet, dhe Begaj është president kukull, dhe nuk ka frikë nga ndëshkimi i ligjit, se e mbron pushteti të cilit i shërben. Po ta shikoni me kujdes në Portokalli kanë bërë skeçe për Lefter Kokën, Dakon, I.Metën, I.Beqajn, kur ishin në burg. Por asnjëhetë për Lali Erin. Për Lalin nuk guxuan atëherë dhe nuk guxojnë as tani. Pse? Ca thonë çështje imceneratorësh, ca thonë që Lali ishte koka e propagandës, ca thonë që Lali i kishte inat ta bënin personazh humori dhe ka zëra që thonë ai ishte hakmarrës. Që të kesh krijimtari nuk mjafton vetëm të jesh i zoti, duhet të jesh i lirë. Nëse nuk je i lirë, humb edhe atë dinjitetin krijues dhe profesional, dhe kthehesh nga artist në thjesht një rrogëtar hallexhi. Prandaj dinjiteti nuk do kërkuar thjesht te gjykata që të na shpëtojë nga “lajthitjet” e qeverisë apo predidencës. Dinjiteti fillon pikësëpari nga vetja. Përndryshe mungesa e dinjitetit lejon sistemin, pushtetin, të të kapë e të përdorë për interesa të veta. Rezultati? Pushtetit do i dukesh si një manekin duartrokitës dhe sehirxhi nevojtar i pashpresë, dhe në rastin e parë që s’do i duhesh më do të të flakë si leckë pa vlerë.
PARODI
APOLOGJIA E RAMËS PËR ERION VELIAJN – JAM MËRZITUR SHUMË
Në zyrë s’je më, të kanë harruar,
U hoqe pa zë, të lanë mënjanë,
E mbushe kupën, e kishe tepruar,
Me ankesën që bëre veç le nam.
Në rrugët ku ti mbolle pemë,
Çdo fjalë e bukur u kthye në kat,
Çdo pemë që mbolle, doli betoni,
Veç propagandë, u kape mat.
Unë të ngrita, se më shërbeje,
Por ti kurrë s’u kënaqe me aq,
S’të ndërpreva, dhe ti vazhdove,
E llumi në bashki, kaloi çdo cak.
Nëse je mërzitur, është normale,
Zakon i vjetër, i rrugës që ngjit,
Kur s’ka më lart, ka vetëm rënie,
Në burg s’të vij, mua mos më prit.
Mjafton që tani, të rrish në heshtje,
Të hash supën me pak turp e kripë,
Mos u qaj kot, me mua s’bën dot ndeshje,
Në burg për foto, s’të vjen asnjë Vip.
Mos harro supën, hidhi pak kripë, hidhi pak kripë….