Rregulla më të ashpra për emigracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani. Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani,Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.
Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.
Reformë e thellë ekonomike dhe sociale
Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të recesionit, parlamenti gjerman kishte miratur më parë një paketë masash qindra milionëshe. Por tarifat e presidentit amerikan e detyrojnë koalicionin e mundshëm të ardhshëm që të marrë masa shtesë për lehtësimin e industrisë: Për shembull duke ulur taksat për sipërmarrjet, reduktimin e tatimeve mbi energjinë dhe përjashtimin nga tatimi të orëve shtesë të punës. Po ashtu, qeveria e ardhshme synon të lehtësojë të ashtuquajturin “pension aktiv”, që i lejon edhe pensionistët për të punuar pa tatime.
Një tjetër objektiv madhor është reduktimi drastik i burokracisë, me qëllim që Gjermania të bëhet më atraktive si për investitorët, ashtu edhe për profesionistët që kërkojnë një vend për të jetuar. Për këtë arsye, koalicioni synon të krijojë një Ministri të Digjitalizimit, e cila do të përqendrohet pikërisht në këtë çështje.
“Pajisjet e vjetra, si faksi, duhet të dalin jashtë përdorimit,” tha në mënyrë simbolike bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, dhe shtoi: “Tregjet ndërkombëtare duhet të marrin sinjal të qartë se këtu mund të investohet”.
Ashpërsohet politika e migracionit
Në marrëveshjen e koalicionit vihet re edhe një kthesë e dukshme në politikën e migracionit. Kryetari konservator Merz njoftoi masa të reja si kontrollet dhe kthimet në kufi, përfundimin e programeve të pranimit vullnetar, si për shembull për refugjatë nga Afganistani, dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës. Ukrainasit që do të vijnë tani e tutje në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale. Qeveria e re dëshiron gjithashtu të ndryshojë ligjin e shtetësisë:
“Nuk do të ketë më shtetësi të përshpejtuar pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani,” theksoi Merz.
Përgjysmohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor
Koalicioni synon gjithashtu të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit. Numri do të përgjysmohet në 25 mijë. Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU).
Procesi i Berlinit mbetet i rëndësishëm
Sipas marrëveshjes, integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Ukrainës dhe Moldavisë, në Bashkimin Evropian (BE) konsiderohet interes strategjik i ndërsjellë. Prandaj, Procesi i Berlinit – një nismë e ish-kancelares Angela Merkel – do të mbetet aktive si platformë për t’u ofruar vendeve të rajonit perspektiva të qarta dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.
CDU merr Ministrinë e Jashtme
Për herë të parë pas dekadash, Ministria e Jashtme do t’i kalojë Unionit Kristian-Demokrat. Nuk është bërë ende e ditur se kush do ta drejtojë atë, por në media përfliten disa emra. Ndër më të përfolurit është Johann David Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një njohës i vjetër i rajonit të Ballkanit Perëndimor.
62-vjeçari është themelues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor brenda CDU/CSU-së në Bundestag, një grupim ky që ka luajtuar një rol të fuqishëm në formulimin e politikave evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së qeverisjes së ish-kancelares Angela Merkel. Qeveria e re gjermane pritet të formohet në fillim të muajit maj, pasi marrëveshja të miratohet edhe nga baza e tri partive.
DW
Ç’perfaqson Ballkani Perndimor? Si eshte e mundur qe shtete te ndryshme me politika te ndryshme te brendeshme dhe te jashtme, me te kaluar te ndryshme, me aleanca te ndryshme nderkombetare, “futen ne nje thes” me emrin Ballkan Perndimor? Per me teper ky term I krijuar jo me shume se 10 apo 15 vjet me pare po fiton qytetarine ne zhargonin e perditshem te institucioneve te BE, posaçrisht sot ne institucionet Gjermane qe eshte shteti lider dhe krijues i BE? Po mire ata te huajt kane mendimin e tyre, po si eshte e mundur qe per kete “emertim” Ballkan Perndimor nuk reagohet nga shtetet qe e perbejne, konkretisht Shqiperia? Çfare e lidh Shqiperine me Bosnjen? Po me Serbine? Si mund te bashkohen ne nje emer keto tre shtete? Po Maqedonine cfare e lidh me Malin e Zi? Po ka nje lidhje: pese nga gjashte shtetet e ketij percaktimi, kane qene pjese e Federates Jugosllave tashme te shperbere, po Shqiperia nuk ka qene pjese e kesaj federate, perse te bashkohet ne kete emertim?
Kur themi termin GJEOGRAFIK Ballkan Perndimor, menjehere te shkon mendja tek BallkaniJugor, Ballkani Verior, Ballkani Lindor dhe Ballkani Qendror. A mund te thote dikush se cili shtet ben pjese ne Ballkanin Qendror dhe ne Ballkanin Verior?
active! nje vrejtje gjuhesore per gazeten e nderuar “Dita”: Procesi i Berlinit- nje nisme …- do te mbetet aktive! Kryefjala eshte PROCESI( gjini mashkullore), dhe percaktori do te ishte i kesaj gjinie, pra aktiv dhe jo aktive!
Neqoftese ndodhe kjo dhe bash tani kur Trumpi dote dergoj ne Shqiperi dhe Kosove Palestineze te Gazes dhe emigrantet e debuar nga SHBA ku dota marin ushqimin per gjith keta kur populli i vet ike jashte per buken ?