Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me sytë nga Gjermania, juristi tregon datën kur shqiptarët përfitojnë nga ligji i ri i emigracionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Me sytë nga Gjermania, juristi tregon datën kur shqiptarët përfitojnë nga ligji i ri i emigracionit
Aktualitet

Me sytë nga Gjermania, juristi tregon datën kur shqiptarët përfitojnë nga ligji i ri i emigracionit

Published: November 26, 2023
Shpërndaje

Një qershori 2024 do të jetë data e shumëpritur për shqiptarët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, pasi në këtë datë do të hyjë në fuqi faza e tretë e ndryshimeve në ligjin për emigracionin. Juristi Rafael Todhe, shpjegoi në Ditarin e A2 CNN se kjo është faza më e rëndësishme për emigrantët, teksa shpjegoi edhe disa nga fazat e ligjit, i cili hyri në fuqi në 18 nëntor të këtij viti.

“Faza e parë ka filluar në 18 nëntor, në mars 2024 është faza e dytë, faza e tretë dhe më e rëndësishme për shqiptarët është në 1 qershor 2024, ndërsa faza finale në 1 janar 2026. Ligji është i shkallëzuar ka hyrë në fuqi në 18 nëntor si ligj i plotë”.

Sipas tij nga ky ligj nuk përfitojnë personat që nuk kanë një zanat, por Todhe sqaron se nga 1 qershori 2024 dyfishohet numri i personave nga Ballkani që aplikojnë për punë në Gjermani.

- Publicitet -

“Nuk përfitojnë, por ligji nga 1 qershori 2024 jep dyfishimin e personave që aplikonin me ligjin e vjetër të Ballkanit Perëndimor, pra nga 25 mijë në 50 mijë. Gjermania e interesuar për të marrë forcë punëtore”.

I pyetur nëse është më e lehtë për të shkuar në Gjermani, vetëm apo familjarisht juristi thotë se ligji e lejon por ka vështirësi.

“Për herë të parë personave të kualifikuar u jepet e drejta për të marrë prindin, por ende nuk është përcaktuar se në cilën fazë të ligjit. Po nuk është e thjeshtë sepse duet të gjejë banesë. Bashkimi familjar kërkon kushte dhe nuk është e thjeshtë që të vijë brenda 1 apo 2-3 muajve. Por ka edhe nga ata që e kanë arritur. Vështirësia më e madhe është banesa, se në Gjermani duhen 3 rrogat e para dhe vërteton që ka të ardhura për të marrë shtëpi”.

 

Për juristin Todhe nuk është ndihma për fëmijët që i shtyn shqiptarët të marrin rrugën drejt Gjermanisë, por është mundësia e tregut të punës dhe e ardhmja e fëmijëve.

 

“Nuk është kjo pikënisja e shqiptarëve, por është shtet i konsoliduar, të jep të drejtën e punës dhe një njeri i aftë mund të gjejë vetveten”.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?