Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Giorgia Meloni nën hetim, akuzohet se riatdhesoi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Giorgia Meloni nën hetim, akuzohet se riatdhesoi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës
BoteLajmi i fundit

Giorgia Meloni nën hetim, akuzohet se riatdhesoi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës

Published: January 29, 2025
Shpërndaje

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është nën hetim për favorizim dhe shpërdorim detyre lidhur me rikthimin e komandantit libian Ossama al-Masri në vendin e tij, ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest ndaj tij. Po ashtu, nën hetim janë edhe nënsekretari i Brendshëm Alfredo Mantovano dhe ministrat e Drejtësisë, Carlo Nordio, dhe të Brendshëm, Matteo Piantedosi.

Kryeministrja Meloni e ka bërë të ditur këtë informacion përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se prokurori i Republikës, Francesco Lovoi, i njëjti që u mor me procesin e dështuar ndaj Matteo Salvinit për akuzën e arrestimit të paligjshëm, i ka dërguar njoftimin që ajo ndodhej nën hetim lidhur me akuzat e favorizimit dhe shpërdorimit të detyrës për ngjarjen që ka të bëjë me rikthimin e Almasrit në Libi.

Sipas Melonit, ky njoftim i ka shkuar gjithashtu ministrit Carlo Nordio, Matteo Piantedosi dhe Alfredo Mantovano. Hetimet nsën pas një denoncimi të bërë nga avokati Luigi Li Gotti, ish-politikan i majtë dhe mbështetës i personazheve të njohur si Buscetta dhe Brusca.

- Publicitet -

Në videon e saj, kryeministrja theksoi se ajo nuk është e shantazhueshme dhe se nuk do të friksohet. Sipas saj, kjo mund të jetë një sulm nga ata që nuk duan që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë. Ajo shprehu se është e gatshme të vazhdojë rrugën e saj për të mbrojtur sigurinë e shtetit dhe interesat e italianëve.

Meloni dha edhe një version të ngjarjes

Ajo tha se Gjykata Ndërkombëtare Penale, pas disa “muajsh reflektimi”, ka nxjerrë një urdhër arresti për shefin e policisë gjyqësore të Tripolit, pikërisht në momentin kur ky person po përgatitej të hynte në territorin italian, pas 12 ditësh qëndrimi në shtete të tjera evropiane.

Ajo gjithashtu theksoi se kërkesa për arrestimin nga Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk ishte dërguar në Ministrinë italiane të Drejtësisë, dhe si pasojë, Gjykata e Apelit në Romë vendosi të mos e konfirmonte urdhrin për arrestim.

Në vend që ta linin të lirë këtë person në territorin italian, qeveria vendosi ta dëbonte dhe ta rikthente menjëherë për arsye sigurie me një fluturim të posaçëm, ashtu siç ndodh dhe në raste të tjera të ngjashme.

Ky vendim dhe veprim nga ana e qeverisë ka nxitur një reagim të fortë nga aleatët e saj politikë. Zv/kryeministri Matteo Salvini reagoi menjëherë duke thënë “Turp, turp, turp”, dhe duke krahasuar këtë rast me akuzat që ai kishte pasur në Palermo, ku po të njëjtin prokuror e akuzoi për veprime të paligjshme. Salvini kërkoi gjithashtu një reformë të menjëhershme të sistemit të drejtësisë.

Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, gjithashtu shprehu mbështetje për Melonin dhe kolegët e saj, duke theksuar se do të qëndronte në anën e tyre dhe duke kritikuar këto veprime që ai i cilësoi si një hakmarrje ndaj reformës së drejtësisë që po zhvillohet në Itali.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Edi says:
    January 29, 2025 at 8:36 am

    Kjo Giorgia bretkose e qelbur kanalesh po kuterbon era mut gjithandej.

    Reply
  • Detari says:
    January 29, 2025 at 8:39 am

    Krahasoheni me SPAKun lol fatale…ne itali ramazoni do ishte ne burg me kohe.

    Reply
  • demo says:
    January 29, 2025 at 9:26 am

    KA ZENE SHOQERI TE KEQE.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 29, 2025 at 6:31 pm

    Do duhet nje periudhe kohore
    qe te gjendjen e verteta dhe ne
    se vendimet ka qene I drejte apo
    I gabuar.

    Tani Po shohim vetem majen
    e Asbergut, dhe shpresoj se
    nje dite do dale e verteta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?