Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Menaxhimi i zonave arkeologjike të Durrësit me fondacion institucionesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Menaxhimi i zonave arkeologjike të Durrësit me fondacion institucionesh
Kulture

Menaxhimi i zonave arkeologjike të Durrësit me fondacion institucionesh

Published: January 12, 2024
Shpërndaje

Qeveria ka miratuar planin e menaxhimit të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit 2023-2030, duke synuar rritjen e të ardhurave që gjenerohen nga këto site, si dhe një ruajtje dhe investime më të fokusuara.

Në plan ku parashtroheshin tre modele menaxhimi, duket se është përzgjedhur krijimi i një fondacioni me institucione të specializuara, por që nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së donatorëve apo sektorit privat.

“Duke pasur parasysh urgjencën për të menaxhuar në mënyrë aktive, trashëgiminë kulturore të Durrësit në procesin e projekteve të shumta në vazhdim të ruajtjes pas tërmeteve, projekti TID, projektin e shpronësimit dhe heqjen e të gjithë ndërtimeve pa leje duke iu përgjigjur sfidave në rritje.

- Publicitet -

Një fondacion i krijuar nga institucione të specializuara është modeli i qeverisjes që rekomandohet në këtë fazë. Është e rëndësishme të theksohet se ky model nuk përjashton pjesëmarrjen e një donatori apo përfshirjen e sektorit privat.

Ministria e Kulturës do të mbetet përgjegjëse për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Fondacioni i ri do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e përditshme, organizimi i eventeve, ekspozita, promovime” thuhet në dokument.

Dy opsionet e tjera që parashtronte plani ishin ai i një fondacioni të posaçëm që parasheh krijimin e një personi juridik jofitimprurës në formën e një fondacioni të bashkëthemeluar nga institucionet shtetërore të përfaqësuar nga ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe një partner strategjik ose persona fizikë dhe juridikë të cilëve u transferohej menaxhimi.

Sipas dokumentit misioni i fondacionit do të jetë nxjerrja në pah dhe promovimi i trashëgimisë në aspektin kulturor dhe edukativ, organizmi i shërbimeve të vizitorëve dhe zhvillimi i turizmit dhe produkteve të tij si dhe krijimi i të ardhurave të mjaftueshme për të shlyer kostot e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Ndërkohë ministria është ende përgjegjëse për ruajtjen dhe mbikëqyrjen. Së treti parashikohet që një fondacion të ketë staf të përshtatshëm me eksperiencë menaxheriale dhe organizative, menaxhim biznesi, komunikim, edukim, promovim dhe kapacitet inovativ.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?