Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mes tensioneve me NATO dhe BE, Kina i ofron Hungarisë të thellojnë bashkëpunimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mes tensioneve me NATO dhe BE, Kina i ofron Hungarisë të thellojnë bashkëpunimet
AktualitetBote

Mes tensioneve me NATO dhe BE, Kina i ofron Hungarisë të thellojnë bashkëpunimet

Published: February 19, 2024
Shpërndaje

Kina ka ofruar të thellojë bashkëpunimin e sigurisë me Hungarinë, duke nënvizuar lidhjet e ngrohta të Budapestit me Pekinin. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u takua të premten me ministrin e sigurisë publike të Kinës, Wang Xiaohong.

Në komentet e publikuara nga agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës gjatë fundjavës, Wang tha se ai shpresonte të thellonte bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke përfshirë kundër-terrorizmin, luftimin e krimeve transnacionale, sigurinë dhe ndërtimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit. Synimi, sipas ministrit kinez, do të ishte ta bënte zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin e sigurisë një pikë të re të marrëdhënieve dypalëshe, shkruan The Guardian.

Hungaria është anëtare e BE-së dhe NATO-s, duke e bërë ofertën e Kinës shumë të pazakontë. Budapesti, i cili gjithashtu mban lidhje më të ngushta me Moskën se çdo anëtar tjetër i BE-së, ka ushqyer një marrëdhënie me Pekinin. Vitin e kaluar, Orbán ishte i vetmi lider i BE-së që mori pjesë në një forum të nismës së brezit dhe rrugës në Pekin. Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD ka thënë se do të hapë fabrikën e parë evropiane të prodhimit në Hungari.

- Publicitet -

Në një deklaratë për takimin e së premtes me Wang, një zëdhënës i Orban tha se kryeministri kishte deklaruar se respekti po i mungon gjithnjë e më shumë diplomacisë ndërkombëtare, por që nuk ka munguar asnjëherë mes Hungarisë dhe Kinës.

Perspektiva e një bashkëpunimi më të madh të sigurisë midis Budapestit dhe Pekinit vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Hungarisë me aleatët e saj të BE-së dhe NATO-s janë në një pikë të ulët.

Ndërsa pozita e Hungarisë në kryeqytetet perëndimore është përkeqësuar prej vitesh, vendimi i Budapestit për ratifikimin e kërkesës së Suedisë për NATO-n, ka minuar më tej besimin. Izolimi i Budapestit u demonstrua gjatë fundjavës në konferencën e sigurisë në Mynih, ku mungonin zyrtarë të lartë hungarezë.

Megjithatë, në një fjalim në Hungari të shtunën, Orban sinjalizoi një ndryshim, duke njoftuar se janë në rrugën e duhur për të ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO në fillim të sesionit pranveror të parlamentit. Tendosja e marrëdhënieve u thellua më shumë gjatë fundjavës, pasi zyrtarët hungarezë refuzuan të takonin vizitorë nga Uashingtoni.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  • Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti ‘përfundon’ me 23 kg drogë
  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?