Një skemë mashtruese që po qarkullon së fundmi për të zhvatur qytetarët përmes disa linqeve që dërgohen me anë të SMS-ve, ka vënë në alarm Policinë e Shtetit.
Kjo e fundit, përmes një njoftimi, informon qytetarët mbi këtë skemë që të mos bien viktima të abuzimit.
Përmes mesazheve nga numra të panjohur, dërgohen në celular linqe të dyshimta ku kërkohet që të klikohen e të vendosen të dhënat bankare dhe të tjera informacione personale.
Kujdes, policia bën thirrje mos t’i klikoni këto linqe dhe të mos vendosni asnjë të dhënë personale.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit informon opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik.
Shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare.
Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë.
Për këtë arsye, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve:
Të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga burime të panjohura;
Të mos japin të dhënat e tyre personale apo bankare në forma të dyshimta online;
Të verifikojnë çdo informacion të tillë drejtpërdrejt me institucionin përkatës (bankë apo agjenci shtetërore);
Të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë strukturave të hetimit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.
Policia e Shtetit vijon të ndjekë me prioritet këto raste dhe po bashkëpunon ngushtë me institucionet financiare dhe partnerët, për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.
Respektoni sigurinë tuaj digjitale!
Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

Dy ditë më parë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar se ka neutralizuar me sukses një sulm të tipit “smishing”, që synonte qytetarët shqiptarë përmes SMS-ve të rreme në emër të Raiffeisen Bank.
“Për të shmangur pezullimin e shërbimeve tuaja, ju lutemi përditësoni kartën tuaj para 22 korrikut”-ky ishte SMS që iu dërgua klientëve të bankës, së bashku me linkun ku duhet të klikonin.
Faqja e mashtrimit u bllokua në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e sulmit dhe shmangur dëmet për përdoruesit.
NJOFTIMI:
Rast i bllokuar me sukses: sulm keqdashës nëpërmjet SMS (smishing).
Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank, u parandalua dhe u neutralizua në kohë rekord.
Falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me Raiffeisen Bank dhe AKEP, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ndërmori menjëherë masat për të bllokuar aktivitetin keqdashës dhe aksesin në faqen mashtruese, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij sulmi të tipit smishing.