Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mësimi gjatë gjithë jetës, jemi më dobëtit në Rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Mësimi gjatë gjithë jetës, jemi më dobëtit në Rajon
ShoqëriTeknologji

Mësimi gjatë gjithë jetës, jemi më dobëtit në Rajon

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Tani, kur teknologjia është duke ndryshuar qasjen ndaj profesioneve, nevojitet përditësim i njohurive në të gjitha fushat për t’u përshtatur me risitë.

Epoka digjitale në të cilën po jetojmë kërkon trajnim të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës, por Shqipëria paraqitet dobët edhe në këtë tregues në krahasim me rajonin dhe vendet në tranzicion të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Të dhënat krahasuese nga Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) tregojnë se, në vitin 2022 vetëm 0.7% e popullsisë 25-64 vjeç kishte marrë pjesë në një trajtim që ka bëjë me përditësimin e njohurive.

- Publicitet -

Ky ishte niveli më i ulët rajonal, pasi në Serbi gati 6% e kësaj grupmoshe ndjek trajnime, në Malin e Zi 3,2%, në Maqedoninë e Veriut 2.5% dhe në Bosnjë 1.8%. Në Bashkimin Europian, më shumë se 11% e popullsisë 25-64 vjeç morën pjesë në trajnime në vitin 2022.

ETF, hallka e Komisionit Europian për të zhvilluar aftësitë e kapitalit human edhe në vendet kandidate, vlerëson të rëndësishëm mësimin gjatë gjithë jetës në kontekstin e zhvillimeve teknologjike dhe demografike.

Grupmosha 25-64 vjeç në vendin tonë vuan nga deficite të mëdha në arsim. Të dhënat nga ETF tregojnë se në vitin 2020 gati 53 % e popullsisë mbi 15 vjeç kishte vetëm arsim fillor. Niveli i ulët i arsimit në popullsinë në moshë pune nuk po bëhet shtysë për përmirësimin e aftësive në vijim.

Të dhënat të brendshme tregojnë se, shpenzimet që bizneset shqiptare paguajnë për rritjen profesionale të punonjësve janë të ulëta dhe për tepër po vijnë në ulje, në një moment që emigracioni i lartë dhe rënia e lindshmërisë po shterojnë më shpejtësi forcën e punës.

Një anketë e INSTAT referoi se, kostot për trajnimin profesional u ulën në vitin 2020 në raport me vitin 2016 nga 19-90% në varësi të aktiviteteve ekonomike.

Në vitin 2020, kostot vjetore më të larta për trajnimin e punonjësve i kishin biznesit në fushën e tregtisë, transportit dhe akomodimit me 1801 lekë në vit, nga 4048 lekë që ishin në vitin 2016 me ulje 55%.

Por rënia më e madhe e shpenzimeve për trajnim ishte për punonjësit në aktivitetet financiare dhe të sigurimit. Në vitin 2020, kosto vjetore e trajnimit të një punonjësi në këto biznese ishte vetëm 734 lekë nga 7290 lekë që ishin në vitin 2016, me rënie 90%.

Ekonomia shqiptare funksionon ende në bazë të një modeli që shfrytëzon krahun e lirë të punës, por teksa lënda e parë (njerëzit) po shterojnë, bizneset shqiptare i llogarisin punonjësit si kosto, në vend që të forcojnë menaxhimin e burimeve njerëzore dhe të rrisin produktivitetin nëpërmjet tyre.

Bizneset pothuajse investojnë shumë pak fare te burimet njerëzore, nuk përdorin instrumente stimuluese si bonuse, shpërblime dhe trajnime për të rritur profesionalizimin. \Monitor\

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhurata e pazakontë e samit-pritësit Erdogan për liderët e NATO-s
  • 09 korrik 2026
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar

Komentet e Fundit

  1. K R on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  2. Anonymous on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  3. demo on INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  4. ¿? on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  5. NGA KOMUNIZMI TE MAFIJA on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?