Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meta porositi vrasjen e vëllait të Arben Ndokës?! Akuza e rëndë e deputetit që e kallzoi në SPAK: “Del në përgjimet e SkyECC”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Meta porositi vrasjen e vëllait të Arben Ndokës?! Akuza e rëndë e deputetit që e kallzoi në SPAK: “Del në përgjimet e SkyECC”
KronikeLajmi i fundit

Meta porositi vrasjen e vëllait të Arben Ndokës?! Akuza e rëndë e deputetit që e kallzoi në SPAK: “Del në përgjimet e SkyECC”

Published: October 24, 2024
Shpërndaje

Ish deputeti Halit Valteri, personi që bëri kallëzimin në SPAK ndaj Ilir Metës për çështjen e lobingjeve, ka deklaruar diçka shumë të rëndë për ish-presidentin e Republikës.

Ai pretendon se Meta ka dalë në përgjimet e Sky ECC si i përfshirë në një vrasje të bujshme në Lezhë.

“Ka dalë në biseda Sky ECC. Dalin përgjime për shuma të mëdha parash që janë marrë për të kryer një vrasje në Lezhë. Dhe gjurmimi i tyre lidhet me një vrasje të bujshme. Meta, i përfshirë drejtpërdrejtë”, u shpreh Valteri në A2.

- Publicitet -

Po për çfarë bëhet fjalë?

Në qershor 2022. Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Hoxha thotë se në dëshminë e tij, thuhet se Dumanit i kishte thënë një person i përfshirë në vrasje se Meta ka porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës në vitin 2017.

Ai tha se me këtë ngjarje lidhen edhe disa ngjarje të mëvonshme, duke treguar se për të pajtuar palët janë futur mes palëve tre negociatorë, një prej të cilëve sot është i vdekur.

Sipas gazetarit, negociatori i parë u ekzekutua në Shkodër.

“Menjëherë pas atentatit ndaj Sandër Ndokës ka ndërhyrë një negociator. Ai i tha familjes se vrasjen nuk e kanë bërë këta që dyshoni ju. Negociatori është Bardhok Pllanaj. më pas është vrarë.

Negociatori i dytë ishte kryeplaku që shkoi në burg. Negociatori i tretë është Aleks Deda. I kanë bërë tre herë atentate, nuk e kanë vrarë dot. Dëshmoi në datë 8 mars në SPAK dhe e ka marrë SPAK në mbrojtje. Ka ardh nga Spanja. I kanë çuar dronin dhe nuk e kanë vrarë dot. Di shumë gjëra dhe duan ta vrasin.

Pra tre negociatorë kanë hyrë në mes për ngjarjen e 2017. Dhe ka shkuar puna që janë vrarë ata që dyshoheshin si autorë, tani po vriten negociatorët.

Dumani thotë që unë i njoh këta, që kanë marrë porosinë për të bërë vrasjen në Lezhë. Një politikan i rëndësishëm thotë ai, e ka porositur. Ai thotë se unë këto gjëra i kam mësuar se kam qëndruar me këta persona, me këta kam bërë ngjarje të tjera”, u shpreh Artan Hoxha.

Sipas atyre që pretendojnë se kanë dijeni për rastin vëllai i viktimës, Arben Ndoka, e ka dyshuar vazhdimisht që vrasja ka patur të bënte me Metën pasi i vrari u përfshi në një konflikt fushate me Monika Kryemadhin, në prezencë të vajzës së saj dhe Metës. Madje ai përdori dhunë fizike dhe qëlloi rm armë.

Ngjarja

48-vjeçari në atë kohë, Aleksandër Ndoka ka qenë duke u kthyer në banesë në lagjen “Nënë Tereza” ose e njohur ndryshe “Kodër Marlekaj” në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 kur 2 ose më shumë persona ende të paidentifikuar të cilët i kishin zënë pritë e kanë qëlluar me breshëri automatiku jo nga një distancë e largët.

Më pas autorët kanë pasur mundësi të largohen, duke qenë se rruga kryesore Lezhë-Tiranë është vetëm 100 metër larg nga banesa. Duket se kjo gjë i ka ndihmuar autorët të largohen shumë shpejt dhe pa rënë në sy të forcave të policisë.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rregullorja e re e GJKKO-së, ndalon celularët edhe për avokatët
  • Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

Komentet e Fundit

  1. xxx on Nëna shtatzënë humbi jetën tragjikisht bashkë me foshnjën, Ministria e Shëndetësisë zotohet “për hetim të thelluar”
  2. xxx on Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
  3. xxx on Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  4. demo on Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
  5. Shenanigans me brire on Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?