Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Metamorfoza” e prangosi në një lokal të Parisit, Bajri: Nuk kam folur unë në SKY…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Metamorfoza” e prangosi në një lokal të Parisit, Bajri: Nuk kam folur unë në SKY…
AktualitetEnciklopediKronike

“Metamorfoza” e prangosi në një lokal të Parisit, Bajri: Nuk kam folur unë në SKY…

Published: September 5, 2023
Shpërndaje

Për më shumë se 1 muaj nga nisja e operacionit “Metamorfoza”, agjentë të operacionales dhe grupit të kërkimit “FAST” në policinë e Shtetit, kanë mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës, Xhevahir Lita dhe personave të tjerë, të implikuar në veprimet kriminale në dosjen “Metamorfoza”.

Bajri është monitoruar se ka dalë nga kufiri Shqiptar para muajit Korrik 2023, por nuk është vepruar pasi ende gjykata nuk kishte lëshuar masën e “arrestit në burg” ndaj tij. Bajri mësohet se ka udhëtuar në Belgjikë dhe më pas në Francë, duke qëndruar tek disa persona të afërm të tij në qytetin e Strasburgut.

Strasburgu, është qyteti i Drejtësisë Europiane, pasi në këtë vend ndodhet dhe Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Lëvizjet e tij, kanë qënë të kontrolluara nga agjentët e “FAST”, të cilët një ditë më parë mundësuan arrestimin e të “fortit” të Shkodrës. Gjatë momentit të arrestimit, Bajri nuk ka shfaqur rezistencë ndërsa ndodhej në ambientet e një kafeneje në Paris.

- Publicitet -

Ai ka pretenduar se akuzat janë të pabaza dhe nuk është ai personi që ka biseduar me kodin e “SKY” në vrasjen e Gjin Boriçit dhe tek planifikimi i vrasjeve të tjera. Por tashmë dy prokurorët e çështjes “Metamorfoza”, Altin Dumani dhe Arben Kraja, pritet të dërgojnë në drejtim të drejtësisë Franceze, kërkesën për ekstradimin e Bajrit në drejtim të Shqipërisë, ku do përballet me akuzat penale.

Brenda kësaj jave Behar Bajri, pritet të dalë para gjykatës së rajonit të “Grand Est” në Francë, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që ka vendosur gjykata e Posaçme në Tiranë. Pas kësaj procedure, Bajri do i nënshtrohet procesit gjyqësor të ekstradimit. Ndaj Behar Bajrit, rëndojnë disa akuza të rënda siç është ajo e vrasjes së Gjin Boriçit, dhe sigurimit të kushteve për të vrarë, Ibrahim Licin, Genc Tafilin dhe ish-punonjësin e policisë së burgjeve, Kleant Musabelliu.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kinemaja shqiptare, kjo kufomë pa varr
  • Raportuesi i Shqipërisë mesazh qeverisë në konferencën e BE: Hapja nuk është çështje, kapitujt duhen mbyllur
  • Avokatët zgjerojnë bojkotin, nuk marrin pjesë në seancat për masat e sigurisë në GJKKO
  • BE harton plan veprimi për kandidatët premtues, mes tyre dhe Shqipëria
  • Tjetër ngjarje në SHISH, eksperti: Hakerat e “Homeland Justice” publikojnë numrat e agjentëve

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. AUTORI on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  3. Vlora 97 on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  4. Xha Teme Analisti on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  5. Ethem Lalaj on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?