Një valë komentesh të ashpra dhe akuzash ka shoqëruar postimin e kryeministrit Edi Rama në platformën X, ku ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë për kandidaturën e Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Shko jep dorëheqjen, ke shkatërruar vendin tënd!”, “Mezi arrin të qeverisësh vendin tënd, por merr përsipër t’i japësh leksione botës” dhe “Fillo nga gjërat elementare: mbrojtja e të miturve dhe studentëve nga policia jote!”, janë disa prej reagimeve të forta që i janë drejtuar kryeministrit shqiptar.
Ndërsa Rama vlerësonte kandidaturen e Nusseibeh si një “dritë shprese” për Kombet e Bashkuara, disa komentues e kanë akuzuar për gjendjen politike në Shqipëri, dhunën ndaj protestuesve dhe mënyrën e qeverisjes së vendit.
“Nuk ke kurrfarë autoriteti legjitim për të folur në emër të shqiptarëve”, shkruan një tjetër përdorues, ndërsa një komentues tjetër ironizon: “Dikush po përpiqet me të gjitha forcat t’u bëjë përshtypje padronëve të tij! Çfarë turpi!”
Reagimet, disa prej të cilave përmbajnë edhe fyerje personale e akuza të rënda të paverifikuara, tregojnë se postimi diplomatik i kryeministrit është kthyer, për një pjesë të komentuesve, në një mundësi për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes së tij dhe për të kërkuar largimin nga pushteti.
Postimi i Ramës:
Nominimi i Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ofron një fillim të ri, një mundësi që komuniteti i OKB-së nuk mund t’ia lejojë vetes ta humbasë. Shqipëria ndihet e nderuar t’i japë mbështetjen e saj të plotë dhe të pakushtëzuar kandidaturës së saj.
E njoha Lanën personalisht dhe pata mundësinë ta shihja në veprim gjatë mandatit të Shqipërisë si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë asaj periudhe pata rastin të vlerësoja njohuritë e saj të jashtëzakonshme në politikën ndërkombëtare, përulësinë e saj të veçantë intelektuale dhe aftësinë e natyrshme për të kapërcyer dallimet mes kulturave dhe këndvështrimeve.
Mes atmosferës së zymtë që rrethon sot Kombet e Bashkuara, kandidatura e Lanës është një dritë shprese dhe një burim energjie pozitive. Në një kohë kur aftësia e organizatës për të përmbushur misionin e saj po vihet kaq thellësisht në pikëpyetje, ajo sjell përvojë, inteligjencë dhe një përkushtim të palëkundur për t’i shërbyer njerëzimit pa paragjykime.
Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, pas kaq shumë burrash në krye të organizatës, nuk mund të mendoj një shpresë më të mirë për Kombet e Bashkuara sesa një grua e këtij niveli.
Komentet kritike ndaj Edi Ramës
Komenti 1 – Mandi Gjana (@loku992)
Shko jep dorëheqjen, b*shtër! Mos u sill sikur je ndonjë ekspert i madh i gjeopolitikës, kur ke shkatërruar vendin tënd!
Komenti 2 – PanAfricanist (@africa1896)
Dikush po përpiqet me të gjitha forcat t’u bëjë përshtypje padronëve të tij! 🤣🤣 Çfarë turpi!
Komenti 4 – timpati (@timpati)
Ah, qeveria e korruptuar shqiptare mbështet ata që mundësojnë dhe financojnë gjenocidin. Shkëlqyeshëm!
Komenti 5 – Arbër Uka (@ArberiUka)
Ti nuk ke më asnjë rëndësi, abuzues i fëmijëve!
Nuk ke kurrfarë autoriteti legjitim për të folur në emër të shqiptarëve. E vetmja gjë për të cilën mund të flasësh është rrjeti yt mafioz nëntokësor.
Prandaj, bëji një nder vetes: mbylle gojën dhe largohu!
Komenti 6 – E. D. (@En_Doce)
Ti mezi arrin të qeverisësh vendin tënd, e megjithatë merr përsipër t’i japësh leksione botës se kush duhet të jetë Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Fillo nga gjërat elementare: qeverisja e aftë dhe mbrojtja e të miturve dhe studentëve nga policia jote!



