Presidenti Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar në samitin e G7 në Bavari se lufta e Rusisë ka vendosur në rrezik botën, duke shtuar se ka ndikuar në furnizimet me ushqime dhe karburant, rritjen e çmimeve dhe ka shtuar pasigurinë.
Ai u shpreh se G7 dhe BE kanë “unitet të palëkundur” në mbështetjen e tyre për Ukrainën.
“Bashkimi Europian do vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare, humanitare dhe politike për Ukrainën, si edhe në rindërtimin e saj”, tha Michel.
Ai shtoi se lufta po i jep formë edhe Bashkimit Evropian, me statusin e vendit kandidat që iu dha Ukrainës dhe Moldavisë.
“Lufta do të thotë se bota ka ndryshuar që nga samiti i G7 i vitit të kaluar në Cornwall”, tha Michel, duke shtuar “bota po na shikon, le të marrim vendimet e duhura dhe të mbrojmë ligjin ndërkombëtar”.
j.l./ dita