Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK regjistron zyrtarisht dosjen e mikrokredive, do hetohen si organizatë kriminale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK regjistron zyrtarisht dosjen e mikrokredive, do hetohen si organizatë kriminale
KronikeLajmi i fundit

SPAK regjistron zyrtarisht dosjen e mikrokredive, do hetohen si organizatë kriminale

Published: December 10, 2024
Shpërndaje

SPAK regjistron dosjen e mikrokredive. Brenda 10 ditëve do të rivlerësohen masat e sigurisë caktuar më parë nga Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë së kryeqytetit.

Akuza e re është për veprat penale “organizatë kriminale”, “vjedhje me pasoja të rënda” dhe “falsifikim dokumentash”.

Nëpërmjet shortit është përzgjedhur prokuror i çështjes që do vijojë hetimet në SPAK, Edvin Kondili.

- Publicitet -

Të martën, Prokuroria e Tiranës ka kaluar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen penale në ngarkim të të hetuarve për krijimin dhe bashkëpunimin në skemat mashtruese të mikrokredive.

Prokuroria ka konkluduar se personat e hetuar kanë zhvatur të paktën 36.8 milionë euro dhe 1700 prona të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit.

Më herët, në muajin prill, prokuroria e kryeqytetit kishte dërguar për hetim në SPAK edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në lidhje me këtë çështje.

Procedimet e shumta të hetuara për këto zhvatje, të kallëzuara në prokurori që prej vitit 2018, janë bashkuar në një çështje të vetme. Hetimet kanë konkluduar se shoqëritë e përfshira në këtë skemë kanë vepruar si një entitet i vetëm, duke pasur karakteristika të qarta të një grupi kriminal të strukturuar.

Prokuroria ka identifikuar si drejtues të këtij grupi Olsi Ibron, i cili humbi jetën pasi u hodh nga një pallat në muajin korrik, bashkëshorten e tij Elda Ibro dhe Arben Meskutin.

Hetimi paraprak u krye nga prokurorët Antoneta Sevdari, Ndini Tavani dhe Arben Agovi.

Më 19 korrik, Prokuroria e Tiranës njoftoi sekuestrimin e kuotave dhe aseteve të shoqërive MCA dhe Final. Ndërkohë, në muajin maj, u vendos masa e sigurimit “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” për nëntë persona që dyshohet se kanë abuzuar me licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Dursakja says:
    December 10, 2024 at 9:59 pm

    Po licencën kush ja aprovoi këtij grupi të strukturuar kriminal? Shikoni se mos është i përzier dhe Governatori i famshëm Gent Sejko? Se pa lejen eSejkos nuk jepen liçensat e mikrokredive (strukturë kriminale).

    Reply
  • Mirësia says:
    December 10, 2024 at 10:04 pm

    Edhe grup i strukturuar kriminal edhe arrest shtëpie, unë jam e mendimit t’i shpërblejnë me rastin e festave.
    Pika që nuk ju bie, çfare janë këto tallje me qytetarët?

    Reply
  • bledi says:
    December 12, 2024 at 12:29 pm

    pershendetj. me falni po me personat qe ala vazhdojn te mbajn te bllokuara llogarit bankare dhe pse sipas uli manjas eshte ren dakort te zhbllokohen… asetet e bllokuara dhe llogarut bankare banka bkt vijon te mbaj ne menyr abuzive llogarit bankare te shtetasve shqiptar… pasi kan urdha egzekutimi te ven dy her njeri thot vet banka eshte gabim… por duhet urdheri i permbarusit… permbarusi altin vako mir qe shpetoji nga dara dhe sesht ne burg thot qe ska te drejta firme dhe vule… ku mund te gjehet kjo tani??!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?