Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri i Drejtësisë në Francë del para gjykatës, akuzohet për abuzime me detyrën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministri i Drejtësisë në Francë del para gjykatës, akuzohet për abuzime me detyrën
AktualitetBote

Ministri i Drejtësisë në Francë del para gjykatës, akuzohet për abuzime me detyrën

Published: November 30, 2023
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë i Francës, Eric Dupond-Moretti, pritet të përgjigjet përpara gjyqit për konflikte interesi. Gjykata e Kasacionit, e cila ka juridiksion për çështjet procedurale, i hodhi poshtë disa ankesa procedurale të ministrit të Drejtësisë.

Kjo i hap rrugën nisjes së procesit në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, e cila merret ekskluzivisht me shkelje apo vepra  të mundshme penale nga anëtarët e qeverisë. Hetimi u zvarrit për dy vjet. Dhe deri sa të fillojë procesi gjyqësor mund të kalojnë edhe disa muaj.

Është hera e parë që në Francë hapet një proces gjyqësor kundër një ministri të Drejtësisë, i cili është në detyrë. Mund të kalojnë edhe disa muaj procedura ligjore . Dupond-Moretti hedh poshtë akuzat për shpërdorim detyre dhe nuk po mendon të japë dorëheqjen. Nëse shpallet fajtor ministri mund të dënohet me 5 vjet heqje lirie dhe 500 mijë euro gjobë, përcjell DW.

- Publicitet -

Prezumimi i pafajësisë përballë premtimeve elektorale​

Dupond-Moretti thuhet se ka përdorur postin e tij ministror për të ndërmarrë veprime kundër njerëzve me të cilët ishte përplasur më parë kur punonte si avokat. Kështu ai kishte nisur hetimet ndaj tre anëtarëve të Prokurorisë për Krime Financiare, të cilët kishin kërkuar të shihnin faturat e tij të telefonit gjatë kohës që punonte si avokat.

Në një rast tjetër ai kishte nisur një hetim të brendshëm për një ish-prokuror, i cili kishte paditur një nga ish-klientët e tij. Në asnjë nga katër rastet nuk u mor ndonjë masë. Duke iu referuar prezumimit të pafajësisë kryeministrja, Elisabeth Borne, shprehu gjatë riorganizimit të fundit të qeverisë “besimin e saj të plotë” për ministrin Dupond-Moretti, i cili u konfirmua në detyrë.

Dy sindikata gjyqtarësh shprehën me këtë rast shqetësimin se proceset hetimore që priten mund të dëmtojnë reputacionin e ministrit të Drejtësisë dhe rrjedhimisht të gjithë gjyqësorit të vendit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, premtoi gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2017 një “republike shembullore”. Asokohe ai deklaroi se ministrat ndaj të cilëve hapen procese gjyqësore duhet të japin dorëheqjen.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shifra dhe analizë: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  • Moti i kthjellët në të gjithë vendin, parashikimi për sot
  • VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard
  • “Serumi” i lashtësisë!
  • Kush fiton nga pasiguria?

Komentet e Fundit

  1. ANA on “Serumi” i lashtësisë!
  2. Detari on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Leo on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Qytetari on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Trapajane hesapi on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?