Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri kinez kërcënon: Nëse SHBA nuk ndryshon kurs, do të konfrontohemi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministri kinez kërcënon: Nëse SHBA nuk ndryshon kurs, do të konfrontohemi
AktualitetBote

Ministri kinez kërcënon: Nëse SHBA nuk ndryshon kurs, do të konfrontohemi

Published: March 7, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang paralajmëroi të martën se Pekini dhe Uashingtoni po shkojnë drejt “konfliktit dhe konfrontimit” nëse SHBA nuk ndryshon kursin, duke folur me një ton më luftarak në një moment kur marrëdhëniet midis rivalëve janë historikisht në nivelin më të ulët.

Në konferencën e tij të parë për shtyp që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar, gjuha e ashpër e zotit Qin u duk se sfidonte parashikimet se Kina mund të braktiste diplomacinë e saj agresive në favor të një retorike më të moderuar ndërsa të dy vendet përballen me mosmarrëveshje mbi tregtinë, teknologjinë, Tajvanin, të drejtat e njeriut dhe agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Politika e Uashingtonit ndaj Kinës “ka devijuar tërësisht nga rruga racionale dhe e shëndoshë”, u tha zoti Qin gazetarëve në prapaskenat e takimit vjetor të legjislaturës së Kinës, ku udhëheqësit përcaktuan prioritetet e tyre ekonomike dhe politike për vitin e ardhshëm.

- Publicitet -

“Nëse Shtetet e Bashkuara nuk mbajnë frenat, por vazhdojnë të shpejtojnë në rrugën e gabuar, asnjë masë mbrojtëse nuk mund të parandalojë daljen nga shinat dhe me siguri do të ketë konflikt dhe konfrontim,” tha Gang.

Komentet e tij i bënë jehonë vërejtjeve të bëra nga udhëheqësi Xi Jinping në një fjalim të hënën para ligjvënësve.

“Vendet perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë zbatuar politikën e frenimit, bllokimit dhe shtypjes së gjithanshme të Kinës, duke sjellë sfida të rënda e të pashembullta për zhvillimin e kombit tonë”, citohet të ketë thënë zoti Xi nga agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Përballë kësaj, Kina duhet “të qëndrojë e qetë, të ruajë fokusin, të përpiqet për përparim duke ruajtur stabilitetin, të ndërmarrë veprime aktive, të bashkohet dhe të guxojë të luftojë”, tha ai.

Zyrtarët amerikanë janë bërë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për qëllimet e gjera politike dhe ekonomike të Kinës dhe mundësinë e luftës mbi Tajvanin – dhe shumë zyrtarë në Uashington kanë bërë thirrje që SHBA të bëjë një përpjekje më të madhe për të kundërshtuar ndikimin kinez jashtë vendit.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Alarm për bombë në disa institucione të vendit, reagon Policia e Shtetit
  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike
  • E rëndë në Vlorë: Gruaja goditet me sqepar nga bashkëshorti, detajet e para
  • Flamingot dhe media
  • Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort

Komentet e Fundit

  1. Mentori on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  2. Mentori on Flamingot dhe media
  3. Mentori on Flamingot dhe media
  4. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Mentori on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?