Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mira Murati krijon kompaninë e Inteligjencës Artificiale, rekruton emra të njohur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mira Murati krijon kompaninë e Inteligjencës Artificiale, rekruton emra të njohur
BoteLajmi i fundit

Mira Murati krijon kompaninë e Inteligjencës Artificiale, rekruton emra të njohur

Published: January 17, 2025
Shpërndaje

Jonathan Lachman, ish-kreu i projekteve speciale në OpenAI, ka vendosur të largohet nga kompania dhe t’i bashkohet një laboratori kërkimor të inteligjencës artificiale të themeluar nga ish-shefja e OpenAI, shqiptarja Mira Murati. Ky është punësimi më i lartë që Murati ka bërë që nga largimi i saj nga OpenAI në shtator të vitit të kaluar, kur ajo filloi një sipërmarrje të re, e fokusuar në eksplorimin e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI).

Murati ka rekrutuar deri tani rreth 10 studiues dhe inxhinierë nga kompani të njohura si OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind. Megjithatë, startupi i saj është ende në fazat e hershme dhe ende nuk ka një emër ose një drejtim të qartë të produktit, sipas burimeve të njohura me këtë kompani.

Përveç kësaj, një zëdhënës i OpenAI konfirmoi largimin e Lachman, por as Murati dhe as Lachman nuk kanë bërë komentet publike në lidhje me këtë hap.

- Publicitet -

Kjo lëvizje vjen pas një periudhe të trazuar për OpenAI, që kulmoi me shkarkimin e papritur të CEO-s Sam Altman nga bordi i drejtorëve në fund të vitit 2023. Në atë periudhë, Murati ishte emëruar përkohësisht si CEO dhe më pas, pas një periudhe të pasigurisë, Altman u rikthye në krye të kompanisë.

Kur Murati vendosi të largohej nga OpenAI, ajo e shoqëroi vendimin me një letër lamtumire, duke falenderuar Altman për mbështetjen dhe duke shpjeguar se po largohej për të nisur eksperiencën e saj personale.

Pas largimit nga OpenAI, Murati filloi të punojë për një startup të ri që ka mbledhur deri tani mbi 100 milionë dollarë financime.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • mali says:
    January 17, 2025 at 2:05 pm

    Kjo eshte ” Dream Amerika “.
    Rruget jane te hapura dhe ndihmat nuk te mungojne per kedo te huaj ,pa dallim,ne te gjitha fushat.
    Trurin Indian dhe kinez I ke kudo ne laboratoret me peshe ne masen 70%.

    Reply
    • pilo Lala says:
      January 17, 2025 at 4:26 pm

      Te lumte per vleresimin, tregohesh realist.

      Reply
  • Remo says:
    January 17, 2025 at 2:25 pm

    mali, po sikur thuhet “American Dream”
    apo jo??……..

    Reply
  • mali says:
    January 17, 2025 at 3:25 pm

    O Remo ,nuk jam mesues anglishte por nga e keqja e flasim kete gjuhe.
    Mos haro qe me moshe 60 vjecare dhe me zero anglishte hyra ne Amerike.
    Prandaj ka lajthitje, qe mbiemri vendoset para emerit si rusishtja.

    Reply
  • Na myten says:
    January 17, 2025 at 6:50 pm

    @mali nje pyetje kisha:
    Hyre ne USA 60 vjec e pa ditur anglisht po si e kuptove kaq shpejt Ameriken o mavri?!

    Reply
  • Phoenix says:
    January 17, 2025 at 9:38 pm

    C’na kane care trapin me kete inteligjencen artificiale. Inteligjencen Artificiale e krijoji inteligjenca natyrale e njeriut. Inteligjenca Natyrale nuk zvendesohet dot kurre me nje makineri apo nje cip apo me triliona kompjutera te integruar ne rrjet, sa do e avancuar qe te jete, sepse nuk ka as shpirt dhe as shkendijen e krijimit. Inteligjenca Artificiale eshte mire qe ti sherbej njerezimit si nje makineri gjigande, por kam frike se ky nuk eshte ky qellimi i atyre qe e kontrollojne gjithe kete infrastrukture teknologjike. Qellimi i tyre eshte militarizimi i saj, qe ne te ardhmen te perdoret kunder vete njerezimit. Me keta Sataniste okultiste psikopate qe kontrollojne Planetin jemi mpleksur keq. Me ne fund do jete o ne o ata. Shpresoj te jemi te gjithe ne dhe do zoti ata te shkojne aty ku dielli nuk ndricon kurre, ku e kane dhe vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?