Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
Politike

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Published: July 10, 2026
Shpërndaje

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një intervistë për Euronews Albania.

Nufi tha se pas përfundimit të misionit të rikonjicionit dhe analizës së raportit të hartuar nga oficerët shqiptarë, Shtabi i Përgjithshëm ka vendosur nivelin fillestar të angazhimit të Forcave të Armatosura shqiptare në këtë mision.

Sipas ministrit, faza e parë do të konsistojë në dërgimin e oficerëve të shtabit, të cilët do të integrohen në strukturën komanduese të forcës ndërkombëtare në Gaza. Më pas, në varësi të zhvillimeve në terren dhe vlerësimeve operative, do të vendoset edhe për dërgimin e trupave të tjera.

- Publicitet -

“Do të dërgojmë oficerë shtabi që të bëhen pjesë e forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gaza. Pas vlerësimit të situatës dhe nevojave në terren, do të vijojmë me fazën e dytë për të përcaktuar konkretisht trupat që mund të angazhohen në mision”, u shpreh Nufi.

Ministri bëri të ditur se vendimi do t’i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave përmes akteve nënligjore përkatëse.

Ai theksoi se angazhimi i Shqipërisë është në përputhje me qëndrimin e deklaruar më herët nga kryeministri për pjesëmarrjen në nismat ndërkombëtare të paqes dhe stabilitetit.

Nufi shtoi se numri i oficerëve që do të dërgohen dhe hapat e mëtejshëm të misionit do të bëhen publikë pas miratimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave.

“Gjithçka do të koordinohet me strukturat komanduese të forcës ndërkombëtare. Pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave do të bëjmë publike edhe numrin e oficerëve të shtabit që do të nisen fillimisht, si dhe fazat e tjera të angazhimit”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  • Evolucioni taktik i protestës në ditën e 101-të
  • Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  • Pse drejtuesit e Silicon Valley i mbajnë fëmijët e tyre larg teknologjisë që kanë krijuar vetë?
  • 09 shtator 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Shteti alla-Roni
  2. demo on ‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
  3. K O R C A on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  4. ANA on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  5. K O R C A on Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?