Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit Jeton Lami ka ‘dërguar’ krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Mësohet se një takim i fshehtë është mbajtur gjatë ditëve të fundit në SPAK, por nuk ka ende detaje lidhur me çfarë është diskutuar nga palët lidhur me zhdukjen më të bujshme të viteve të fundit në Shqipëri.
Mendohet që të jetë kërkuar marrja e dosjes për hetim nga SPAK, pasi tani është në duart e hetuesve të Kurbinit.
Ndërsa Jeton Lami, personi që pa i fundit Martinajn, nga burgu i Shën Kollit, ku po vuante masën e sigurisë “arrest me burg”, është sjellë tek “302” në Tiranë.
Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.
Por, në 8 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi.
Lidhur me këtë çështje ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa dje paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka që sot një përgjigje, shumë shpejt do kemi prova.
j.l./ dita

SPAK po te mos kete presion nga lart, e zgjidh kete ceshtje brenda dites. Mjafton te merret ne arrest ai person te cilit ju referuan mediat ditet e para kur thane se “kishte pare trupin e Ervis Martinajt ne 6 copa”! Ai njeri di se kush e pagoi per te hedhur ate rrene ne eter, prej tij pastaj zgjidhet dhe ky lemsh i stisur keq qe ne nisje.
Po ne arrest eshte efektivi qe e shoqeronte kudo por ka shpall greven e heshtjes .Nuk flet se do te duhet te thote te verteten kushdo qofte ajo. Por me deklarimin e djeshem se ne dime gjithcka por presin provat perfundimtare mendoj se efektivi i arrestuar ka treguar gjithcka dhe pune oresh apo ditesh qe do mesojme te verteten.
E moret vesht o milet jane mbledhur CEO-t e Policise se krimit qe u dergojne per badiguard trupa te Policise se shtetit krimineleve ne kerkim nderkombetar, si Martinaj e me rradhe.
Na sqaroni ne SPAK ka shkuar edhe Agron Kelysh Kuliqi kryetar i grupit “Ciftelia” (Shjef i Met Katrorit) qe paguhet edhe so nga Kuvendi i Shqiperise si ekspert i larte i mender policise ku instruton grupin e Ali-Bardhit dhe te ata te Sali Serbit.
KA VDEKUR! SE SHPEJTI DO BEHET PUBLIKE!
ska nevoj që të bëhet e fsheht mbledhja, ësht thjesht propagandë
mbledhja e vërtetë është bërë te Kryeministria
@?, po mire or burre i dheut, pak shenja pikesimi ka qe ti merr e perdor kete qe kisha une nje vit qe e perdorja, perse e ben? Qe te dukesh si une? Per diversion? Apo ashtu te tha truni dhe nuk ke ndonje qellim te veçante. Qe te merremi vesh or taj, nuk po them qe une jam pronar i ? dhe nuk mund ta marre njeri tjeter. Po deshe piji lengun, po sa per sqarim ti nuk je ai qe isha une. Une po e nderroj shenjen time dhe ti po deshe vazhdo me kete. Puna eshte qe te mos na ngaterrohen surratet. Shume falemnderit per mirekuptimin.