Bedri Islami
Botuar në DITA
Është ditur nga të gjitha, edhe në vetë kampin blu, se, e nesërmja e 11 majit do të ishte dita e humbjes së radhës në betejën e tyre politike për të ardhur në pushtet. Edhe më optimisti prej tyre e ka ditur se, në në rastin më entuziast, e majta në pushtet do të kishte së paku 71 mandate, ashtu si ka shpresuar deri në momentin e fundit se, ku ta dish!, mund të ndodhë një mrekulli.
1 maji shembi shumë shpresa dhe ngriti shumë të tjera. Fitorja e së majtës , të cilën në kaq thellësi e besonte vetëm kreu i tyre, shkundi puplat e atyre që deshën të paraqiten si fajkonj. Kur perdja ra, gjithçka ishte e ditur. Ishte shembur çdo iluzion në kampin e së djathtës dhe, në të njëjtën kohë , ishte ngritur virtyti i së majtës, që në shumë raste ishte virtyt padronësh.
Harta e re e parlamentit shqiptar do të jetë njëra ndër më të çuditshmet dhe vështirë se mund të ripërsëritet më. E vjetra në politikë dështoi thellësisht dhe përsëritja e të njëjtës temë, si vjedhja e votave, bandat, roli i pushtetit, frika, blerja e votës, tashmë janë bërë aq bajate, sa që, edhe kur ndodhin, bëhen të pabesueshme nga inflacioni i dëshmisë. Fryrja e së keqes është kthyer në një fatalitet të përjetshëm brenda kampit blu, frymëzuar nga drejtuesi i tyre, në një përsëritje të vazhdueshme, që përbën karakterin e frikshëm njerëzor të Berishës. Duhet të jesh naiv të mos besosh se , thuaj në të gjitha zonat, ka pasur dukuri të dëmtimit të votës, por humbja e rreth 250 mijë votave dhe morali i i pa moral në gojën e të shfrenuarve sjell vetëm pusetat e zeza të shpirtit.
Në 11 maj , thuajse i gjithë sistemi i drejtësisë, sidomos SPAK, u përhap në të gjithë Shqipërinë. Si asnjëherë më parë. Rastet që janë në hetim dëshmojnë se, nëse ka ndodhur, e keqja ka qenë sporadike, e mënjanuar, dhe, mbi të gjitha e papërfillshme në ditën e 11 majit.
11 maji solli, në kampin e opozitës, shembjen e disa miteve, që, edhe pse ka ndodhur kështu, i bindur jam se nuk do të jenë asnjëherë tema e trajtuar në një qasje serioze brenda tyre. Si gjithnjë, për të shpëtuar “ të brendshmit” , faji do të gjendet “ jashtë”. Nëse shumë nga ata që rrinë afër Berishës kanë aftësinë për të shërbyer, nuk kanë aftësinë e të menduarit. E aq më pak të jenë të lirë në të gjykuarit. Për fat të keq, çdo gjë po shkon më çmendurisht dhe më egërsisht se pas humbjeve të tjera. 12 vitet e kaluara në opozitë, e pas tyre, edhe katër të tjera, kanë qenë të lodhshme për to, megjithëse jo të gjithë kanë qenë të dëmtuar materialisht, pikërisht nga qokat e pushtetit që mallkojnë.
Miti i parë që u shemb është ai që kishin shumë prej tyre, sipas të cilit, vetëm Sali Berisha është njeriu që do e largojë nga pushteti Edi Ramën. Për fat të keq, këtë ide e kanë pasur edhe burra të mënçur brenda kampit blu. Është një ide e futur me pasion nga vetë Berisha, i cili, megjithëse nga viti 1992 nuk ka fituar asnjëherë në një betejë të plotë politike, përsëri, përmes forcës së tij, që nuk duhet nënvlerësuar, ariti të krijojë bindjen, ose të imponojë këtë, se vetëm ai është i aftë të bëjë ndryshimin, që prisnin me ankth demokratikasit. Në vite të ndryshme, kush mendoi ndryshe, nuk është më pjesë e asaj force politike, dhe , kush hezitoi ta pranonte , nuk ishte më i afërt në rrethin berishist.
Tani, opozita, megjithëse me një sllogan të importuar si njësi, por jo idetë që barte mbi vete, në drejtimin e Berishës, humbi shumë më keq se katër vite më parë, kur ishte në drejtimin e “ të mallkuarit” , Basha. Rreth 250 mijë vota më pak është një gjë alarmante, që duhet të kishte shkundur që asaj nate gjithë kupolën drejtuese të asaj partie.
Opozita, në drejtimin e Berishës, ka kërkuar gjithnjë rrugën më të shkurtër, riardhjen e tij në krye të opozitës , më pas, grumbullimin pas krahëve të një grupi njerëzor që nuk ka të drejtën të mendojë në kokën e tij, e më pas, turmën laramane, të ushqyer me idenë se vetëm ai, drejtuesi i 35 viteve, mund të shembë një qeveri, si ajo e edi Ramës. Rruga më e shkurtër, thonë detarët, – është ajo në të cilën erërat e favorshme fryjnë velën tënde – por, drejtuesi i tyre, asnjëherë nuk e ndoqi rrugët e mençura, por të zhurmshme, të vrullshme, të gabuara , e shpesh herë të përgjakura. Njeriu që është mburrur se nuk do të gabojë kurrë në jetën e tij të synojë pushtetin e përjetshëm, i duket se qëndrimi në atë post është shenjë e karakterit. Në fakt, është e kundërta:
Është në ato raste ku fortësia e dukshme e karakterit është turbulluar nga kapadaillëku.
Opozita nuk fiton kurrë, asnjëherë, sa kohë do të ketë në krye të saj një figurë që ndan njerëzit, ndan krahinat, ndan Shqipërinë. Nuk do të fitojë kurrë për sa kohë do të jetë nën hyqmin e një njeriu , që vetë ai është nën hyqmin e të tjerëve. Një opozitë që mban pas vetes, për konjukturat e ditës, pas shpatullave, flamurin grek dhe thërret në ndihmë këdo që mund të dëmtojë Shqipërinë, ajo nuk është e denjë për të qeverisur. Një opozitë që rikthehet në pushtet në flamurin e Fazlliqit dhe synon ta përsërisë në flamurin e Belerit, nuk është e hajrit as për vete, jo më për Shqipërinë.
Berisha bëri fushatën më të shtrenjtë në jetën e tij, dhe, në të njëjtën kohë, më të dështuarën. Që nga viti 1997, shkaktar i së cilës ishte vetëm egoja e tij çmendurake dhe përdhunimi i vlerave, asnjëherë tjetër, një forcë opozitare, nuk është përkulur kaq shumë nga forca e një njeriu të vetëm dhe nuk ka humbur kaq thellë. Në fakt, ai e ka merituar këtë, megjithëse shpenzoi miliona euro për të pastruar emrin e tij , thirri në ndihmë që nga lobuesit e njohur amerikanë, deri në figura të përbuzura si Beleri, bëri aleanca të çmendura, duke e imagjinuar veten si një misionar.
Listat e ndërtuara nga ai, në të shumtën e rasteve, ishin produkt i familjes dhe i krijimit rreth vetes të një muri mbrojtës, akoma mbizotërues në mentalitetin e tij. Mbi këto aleanca ai përçoi te njerëzit se në atë forcë politike asgjë nuk ndryshon, bajraktarizmi mbetet dominues, e keqja është joshëse, dhe mbi të gjitha nuk duket asnjë shenjë reformimi. Opozita vazhdon të mbetet e deformuar, se i tillë është drejtuesi i saj. Është e papritur, por e vërtetë. Një debutues në listën e hapur të Shkodrës, djalë i ri, modern në gjykim dhe i hapur ndaj ideve progresive, merr më shumë vota se sa një ish president, ish kryeministër, etj, si Ilir Meta, pasi e reja, që duhej të ishte primare, as u përfill, as u trajtua si risi, as nuk e deshi kush. U shpallën të padëshirueshëm, pasi e reja e trondit një forcë politike që mbahet pas zhargonit helmues të një njeriu. Nëse ndonjëherë , rastësisht Berisha kafshon gjuhën e tij, duhet të ketë një rast helmimi. Njeriu, sado i pasionuar qoftë, kur shikoi listën e mbyllur të Tiranës, në të cilën frymët e vdekura ua kishin zënë vendet të gjallëve, duhet të bëjë zemrën gur , të mbyllë sytë he të votojë për hir të besnikërisë fatale.
Mjaft është mjaft. Njeri që beson lehtë dhe hakmarrës, më e keqja është se beson lehtësisht në drekë atë që ka shpikur vetë në mëngjes, ai po e tërheq opozitën drejt greminës, dhe, mjerisht, askush nuk i thotë ndal.
Deviza e tij, sipas së cilës, “ ai që i nisi, ai e bitis”, sikur do të dëshmojë se ai që ishte në nisjen e ngritjes së opozitës, ai edhe do e gremisë atë. Nuk e bren ndërgjegjja dhe as që është i shqetësuar.
Miti i ngritur nga vetë ai, sipas së cilit Rama përmbyset vetëm kur ai është në drejtimin e opozitës i la shtegun e hapur për këtë që ndodhi në 11 maj, përmes së cilës qeverisja e tanishme, edhe pse e raskapitur dhe e trembur nga sistemi i drejtësisë, përsëri arrin të ketë një shumicë të cilësuar, përmes së cilës mund të ndryshojë shumëçka në rregullat, edhe ashtu të prapshta, të lojës. Pluralizmi që zhduku despotizmin e partisë shtet, nuk e përligj despotizmin në pluralizëm. Rreziku i tanishëm do të jetë më i thjeshtë të përceptohet, qeverisja e tanishme, përmes fitores së pa zakontë, shumë shpejt do të humbë edhe më tej cilësinë pa të cilën nuk mund të qeveriset, ndjenjën e së mundshmes.
Miti i rremë i Berishës, si i vetmi që mund të rikthejë opozitën në pushtet, do të bëjë që nga luajalizmi, shumë vetë, brenda oborit të tij, të mbrojnë një çështje për të cilën e dinë fare mirë se nuk është e drejtë.
Sa më shumë të mbahen pas këtij gardhi, aq më e hidhur do të jetë goditja qëkanë marrë. Sa më shumë të varin shpresat te një njeri, koha e të cilit, politike dhe fizike , ka shkuar , mjerisht jo e denjë, aq më tepër do të vazhdojnë të kenë brenda vetes ndjenjën e të mundurit.
Figura të njohura të opozitës mund ta bëjnë këtë. Ata që e mbrojtën, dhe mendoj se me të drejtë, në natën kur Basha, pa asnjë konsultë apo vendim institucional e përjashtoi nga grupi parlamentar, ata mund të bëjnë më shumë, përmes guximit dhe dinjitetit që kanë, jo për vete, por për të ardhmen e një opozite, e cila duhet të ketë kohën e saj të qeverisjes, përmes mendimit, idealizmit dhe vizionit të ri për shtetin dhe shtetdrejtimin.
Miti i dytë që u shemb ishte ai i mbështetjes nga diaspora. Kur opozita e ngriti si domosdoshmëri votimin e tyre, një mendim i drejtë dhe të cilit koha i kishte shkuar, duke parë këmbënguljen, pa vendosur asnjë rregull loje, i pata thënë një mikut tim në strukturat e opozitës se, “ po kërkoni të vini vetllat, por do të nxirrni sytë”.
Opozita kishte mendimin naiv, të shfaqur edhe nga një figurë e lodhur politikisht dhe pa kredencialet e duhura tashmë në politikë, që më pas u caktua si drejtuese politike në diasporë, se, njerëzit ishin dëbuar nga qeverisja Rama dhe nuk do e votonin atë.
Ishte një mendim naiv, i cili dëshmonte se opozita nuk e njihte se çfarë ndodhte në perëndim. Nuk e dinin se, të gjithë ata që ishin larguar vitet e fundit nga Shqipëria, nuk ishin të dëbuar, as të ndjekur politikisht dhe as nuk e kishin ndër mend, shumica e tyre, të ktheheshin. Në vitet e fundit nuk ishte më turp të ishe nga Shqipëria dhe nuk e ulje kokën nëse të pyesnin për vendin e origjinës. Përkundrazi, Shqipëria, pas shumë dekadave, po bëhej e njohur për të mirë, si një vend interesant, joshës, jo vetëm për turizmin, por edhe nga vlera që po bëheshin të njohura. Përgjithsisht ata që u larguan në vitet e fundit nuk ishin kërkues të strehimit politik, por njerëz të formuar, në të shumtën të shkolluar, që kanë zënë vendet e tyre të punës në shumë institucione. Vetëm në spitalin e një qyteti të vogël pranë Shtutgartit, me rreth 70 mijë banorë, punojnë 6 mjekë nga Shqipëria, kryemjeku është nga Berati, dhe disa infermierë.
Diaspora , e cila votoi në të njëjtën përqindje krahasuese si u votua në vendlindjen e tyre, solli dëshminë se gjërat kanë ndërruar, por edhe se vota në Shqipëri nuk u ndryshua.
Të tjera mite do të shemben. Gjithnjë nëse zaptuesi i opozitës do të jetë në gjendje të bëjë rrugë. Në mos ndodhtë, atëherë fajin nuk ua ka Edi Rama.
Miti qe u ngrit ne kete 11 maj – Zgjedhjet e tjera Rama sjell ne parlament mbi 120 deputete per te arritur menjehere ne objektivin madhor te 99.99% te votave e deputeteve. Ne fund te fundit prandaj dhe e ka quajtur Rilindje te epokes 99.99% te drejtuar po nga partia qe drejton sot ndonese me emer tjeter.
7×7 qe nuk i doli asnjehere nr 49,jashte parlamentit!?
Treni bullgar e dha siç pritej efektin. Votat e fituara “me aq mund e sakrifica” (rasti ke gjimnazi PNL supozohet të jetë maja e ajsbergut) u shpërndanë me marifet ala ballkanas. Prej trenit përfituan të dyja krahët e pasardhësve të PPSH-së. Mes tyre dhe bedrinjtë e zhurmshëm të partisë.
Po si nuk gjete nje here ne gabim dhe faj qeverin por gjithmone opoziten? Apo eshte qeveria qe te lezetos me ca pare.
Keto mite jane vetem ne mendjen e Bedriut, se populli ka qe ne 2013en qe ja ka treguar vendin Berishes.
Se cfare imagjinon dhe fantazon PiSi Bedri, kete e shpalos me nje shkrim fantazmagorik me daullet qe kemi vite qe i degjojme.
Sipas tij, Berisha eshte e vjetra, Rama, e reja,
Po eshte mandati i katert me radhe o Bedri! Duke folur per nje armik te perjetshem si Sali Berisha,, Ku eshte e reja ketu?
Lexon Bedri Islamin e kujton se shkruan per zgjedhje ne Suedi ose se paku ne Slloveni. Krejt normale.
As administrata si njesi paramilitare neper dyer qendra votimi, as deputete te panjohur me madate te fituara nga perfshirja direkt e krimit organizuar per ta as edhe anmistia e gjobave 10 vjecare vetem 2 dite para zgjedhjeve nuk i duken gje shkelje Bedriut sa kohe ato i ben Rama. Duhet ato ti beje dikush tjeter qe Bedriu te vere kujen per zgjedhje te shkaterruara.
Eshte pra ky soji i Bedrinjve “te pavarurve” me vendim keshilli ministrave qe me “pa varesi” te tyre kuptojne deshiren te vdesin duke pare Ramen ne pushtet.
Berisha e ka humbur te drejten per te qeverrisur kete vend,jo sot,por qekur rrezoi Qeverrine e Stabilitetit ne fund Nentori 1991.Vjen verdalle qe te shenoje rekord Gines si humbesi me i madh i zgjedhjeve ne Bote.
Shumë korrekt e shum patriot gjykimi i juaj,ju përgëzoj për optimizmin e besueshmërinë se Edi Rama u rreshtua te ata që e vlerësuan e përkushtuan detyrën stafet për ecjen para të vendit e jo kthim mbas me thagmat e tij ku nuk u largohen nga kujtesa zhurma e armëve e fikja e dritave kur do studionin fëmijët e gjithçka e poshtër si krimineli Berish
E kam përshëndetur gjithmon Z.B.Islami për ANALIZAT KORREKTE,Ndonse si gjithmon disa ANONIM,B..LËPIRS,I DALIN KUNDËR EDHE KUR BUFI KËNETËS TASHMË KA MARR FUND,PAS HUMBJES SË 5 RADHAZI,POR KËTË HERË KATASTROF VETËM PËR FAIN E TIJ SI GJITHMON QË NGA 1992.
-Teza e tij e parë fituese ishte se: LULI BASHA HUMBI SE NUK E MBROJTI VOTËN,duke harruar se në 21 prill 2021 NË ELBASAN GAZI ZI KRIJOI BANDËN E ARMATOSUR-SHTET BRËNDA SHTETIT,DUKE VRAR DR.E PS-XHUVANIN E PA ARMATOSUR,Kjo ishte një nga më arsyet që PD humbi.
-Teza e dyt ishte: “ËSHTË RADHA JONË.”.Sikur të ishte RADHA E QUMËSHTIT E PARA 1990.!
-Teza e 3 ishte: Rama nuk e merr dot mandatin e 4,pasi ka 50 % të qeverisë në burg,kur vetë Ai duhej në burg 100 % që në 1991,96,97,98,08,011..sidomos me vrasjet në Gërdec e 21 janar mbi 32 të vrarë me VKM E URDHËR VRSJE PO PREJ TIJ 100 %.
-Teza e 4 e tij: “..SHKRIRJA E SPAK.” kur kjo skuadër( krahas mangësive),gëzon mbështetjen e 75 % të popullit.
• ËSHTË E PA PRECEDENT NË BOTË QË OPOZITA NË VËND QË SPAK TA KISHTE ALEAT kundër maxhorancës 12 vjeçare me brekë nëpër këmbë-Del kundër qëllimisht për të humbur,Pasi e di mirë se mos SOT-NËSË DO ARRESTOHET(nëse SPAK nuk qëndron në KOMA) DHE DO I SEKUESTROET PASURIA E MBI 60 NDËRTIMEVE NË SHQIPËRI & EUROPË.!
-Faktori 5 i fitores së Sb ishte: Ndihma e faktorit të jashtëm,sidomos e Avokatit Amerikan-LaCIVITA,duke kën edhe Komunist i Enverit,ku kishte dhën provim se faktor kryesor në fitore është AI I BRËNDHËM & jo i jashtmi.
• Në këto kushte duhet thën troç se ..POPULLI ME MESATAREN E NOTËS MIRË NË VITE-NË 11 MAJI MORI NOTËN 10 NDËRSA NON GRATA MORI NOTËN – 4..!
• PËR FAKTIN SE NUK LEJOI TË KTHEHET NË PUSHTET NJË PËRBINDËSH 35 VJEÇAR,KAPADAI,HAJDUT,VRASËS,FATKEQSI KOMBËTARE SHQIPËRI-KOSOVË.!
• Dhe nëse Sb vazhdon të mos dorhiqet,E.Rama do të jetë KM deri në 2033.!